Transformatorët
From Wikipedia, the free encyclopedia
Transformatorët[1] janë pajisje elektrike - statike, të cilat bëjnë zmadhimin apo zvogëlimin e tensionit elektrik, rrymës elektrike dhe fuqisë elektrike. Parimi themelor i punës së tyre rrjedh nga ligji i Faradeit, i cili shpreh lidhshmërinë ndërmjet fushës elektrike dhe asaj magnetike. Transformatorët kanë gjetur përdorim të gjerë në centrale elektrike, për bartjen dhe transmetimin e energjisë elektrike, nga centralet deri tek përdoruesi. Në bazë të numrit te pështjellave apo dredhave në parësor(hyrje) dhe në atë dytësor(dalje) dallojmë :
- Transformator Ngritës (tensionin me një vlerë të caktuar në hyrje, në dalje e jep një tension me vlerë më të madhe) dhe
- Transformator Zbritës (e kundërta e atij rritës).
Transformatorët ndërtohen nga materialet ferromagnetike, të cilët zotërojnë përçueshmëri të madhe magnetike, gjithashtu edhe materialet me përçueshmëri elektrike. Qarku magnetik i tij ndërtohet nga fletëzat apo llamarinat e holla, të izoluara ndërmjet veti me një material izolues, për shkak të eliminimit të rrymave foku. Ato fletëza kryesisht janë të ndërtuara nga hekuri.
Në transformator paraqiten rezistenca omike si pasojë e rezistencave të materialit, dhe rezistenca induktive si pasojë e fluksit magnetik të shkapërderdhur. Qarku magnetik ka formën e katërkëndëshit ku dallohen dy zgjellat dhe dy shtyllat. Në parësor apo në hyrje vendosen apo lidhen dredhat dhe në dytësor dredha tjera. Me anë të këtyre dredhave fitohet fusha magnetike e cila lëviz nëpër qarkun magnetik dhe përcillet deri në dytësor,duke fituar kështu tensionin e dëshiruar.