UEFA Euro 2004
From Wikipedia, the free encyclopedia
Kampionati Evropian i Futbollit i vitit 2004 i njohur si UEFA Euro 2004 ose vetëm Euro 2004, ishte kampionati UEFA Kampionati Evropian i Futbollit i dymbëdhjetë i organizuar nga UEFA dhe i mbajtur në Portugali nga 12 qershor gjer më 4 korrik. Sikur në dy kampionatet garimet e mëparshme në Angli dhe Holandë/Belgjikë edhe në këtë kampionat në garimin final morë pjesë 16 ekipe të cilat kaluan pëmes ciklit të kualifikimeve i cili filloi në vitin 2002. Ndeshjet u xhvillua në stadiumet e tetë qyteteve: Aveiro, Braga, Coimbra, Guimarães, Faro/Loulé, Leiria, Porto dhe Lisbon.
UEFA Euro 2004 Campeonato da Europa de Futebol 2004 | ||
Logo zyrtare e Euro 2004 | ||
Oganizues | Portugalia | |
Stadiume | 8 (në 8 qytet) | |
Data e mbajtjes | 12 qershor - 4 korrik | |
Garues | 16 | |
Kampion | Greqia | 1 0 |
I dyti | Portugalia | |
Ndeshje | 31 | |
Gola | 77 | |
Shikues | 1 156 473 | |
Golashenuesi më i mirë | Milan Baroš (5 gola) | |
Futbollisti më i mirë | Theodoros Zagorakis |
Gjatë garimit kishte disa surpriza: kombëtarja e gjermane, Iialiane dhe spanjolle u eliminuan gjatë garimit në grupe; mbrojtësja e titullit, kombëtarja frënge e futbollit, u eliminua në çerekfinale nga kombëtarja greke dhe Portugalia arriti gjer në finale duke mundur gjatë garimit kombëtaret eminente si: kombëtarja spanjolle, angleze dhe holandeze. Për herë të parë u paraqitën ekipet e njejta të cilët dhe filluan garimin final (Portugalia : Greqia ) ku nikoqiri (Portugalia) ka humbur që të dy ndeshjet. Fitorja greke ishte akoma më befasuese duke konsideruar që pjesmjarrja e tyre e vetme në garimet finale ishte ajo e vitit 1980, ku ata nuk arritën të fitonin asnjë ndeshje.
Gjatë ceremonisë portugjezët portretizuan një anije duke simbolizuar zbuluesit portugjez të tokave, duke lundruar në det ku u paraqitën flamujt e tëgjitha shteteve pjesmarrëse në garimin final.[1] Aq i madh ishte entuziazmi i grekëve saqë anija u bë simbol i fitores greke duke u emëruar "Anija e Piratëve" (πειρατικό), siç edhe u emërua kombëtarja greke në atë kampionat.