From Wikipedia, the free encyclopedia
UEFA Liga e Evropës (anglisht: UEFA Europa League) është një kompedicion i përvitshëm futbollistik i organizuar nga UEFA që nga viti 1971 ku konkurojnë klubet evropiane[2]. Klubet kualifikohen në këtë kompedicion bazuar në performancat e tyre në ligat dhe kupat kombëtare përkatëse. Është kompedicioni i dytë për nga rëndësia nga UEFA, duke u renditur mbrapa UEFA Ligës së Kampioneve.[3]
Themeluar | 1971 (ri emëruar më 2009) |
---|---|
Rajoni | Evropë (UEFA) |
Numri i skuadrave | 48 (faza e grupeve) 8 klube bashkohen pas fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve[1] 160 (gjithsej) |
Kampioni aktual | Atalanta (titulli i 1-rë) |
Skuadra më e suksesshme | Sevilla (7 tituj) |
Transmetuesit televizivë | Lista e transmetuesve |
Uebfaqja | Uebfaqja zyrtare |
UEFA Liga e Evropës 2024–25 |
Kupa UEFA u parapri nga Kupa e Panaireve, e cila ishte një kompeticion evropian i luajtur midis viteve 1955 dhe 1971. Kompeticioni u zgjerua nga 11 ekipe gjatë edicionit të parë (1955–58) në 64 ekipe në edicioni i fundit që u luajt në sezonin 1970–71. Ky kompedicion u zëvendësua nga Kupa UEFA, një kompeticion i ri sezonal i konfederatës me një rregullore, format dhe komitet disiplinor të ndryshëm.[4]
Kupa UEFA u luajt për herë të parë në sezonin 1971–72 dhe përfundoi me një finale të gjithën angleze midis Wolverhampton Wanderers dhe Tottenham Hotspur; Spurs ishte fitues i parë i kompeticionit.[5] Pas kësaj, kompeticioni fitoi prestigj dhe interes të madh nga media krahasuar me Kupën e Panaireve.[6] Në vitin 1973, ishte një tjetër klub anglez që e fitoi trofeun, Liverpooli, i cili mpkshti në finale Borussia Mönchengladbach.[7] Gjermanët e fituan trofeun në vitet 1975[8] dhe 1979[9] si dhe u mposhtën sërisht në finale në vitin 1980.[10] Feyenoordi u shpall fitues në vitin 1974 duke mposhtur Tottenhamin me rezultatin e përgjithshëm 4–2 (2–2 në Londër, 2–0 në Roterdam). Liverpooli e fitoi kompeticionin për herë të dytë në vitin 1976 duke mposhtur ekipin belg Club Brugge.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.