Xavi
futbollist spanjoll / From Wikipedia, the free encyclopedia
Xavier "Xavi" Hernández i Creus (lindur më 25 janar 1980) është një trajner spanjoll futbolli dhe ish futbollist profesionist i cili aktualisht është trajner i klubit spanjoll Barcelona.
Xavi si trajner i Al Saad në vitin 2020 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Xavier Hernández i Creus | ||
Datëlindja | (1980-01-25) 25 janar 1980 (44 vjeç) | ||
Vendlindja | Terrassa, Spanjë | ||
Gjatësia | 1.70 m (5 ft 7 in)[1] | ||
Pozicioni | Mesfushor | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Barcelona (trajner) | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1991–1997 | Barcelona | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
1997–1999 | Barcelona B | 55 | (3) |
1998–2015 | Barcelona | 505 | (58) |
2015–2019 | Al Sadd | 82 | (20) |
Gjithsej | 642 | (81) | |
Karriera ndërkombëtare | |||
1997 | Spanja U–17 | 10 | (2) |
1997–1998 | Spanja U–18 | 10 | (0) |
1999 | Spanja U–20 | 6 | (2) |
1998–2001 | Spanja U–21 | 25 | (7) |
2000 | Spanja U–23 | 6 | (2) |
2000–2014 | Spanja | 133 | (12) |
1998–2014 | Katalonia | 11 | (2) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase |
Xavi mbërriti në akademinë e Barcelonës La Masia që në moshën 11 vjeçare. Ai bëri debutimin e tij me skuadrën e parë më 18 gusht 1998 kundër Majorkës. Që nga ajo ditë, Xavi ka luajtur më shumë se 700 ndeshje, duke shënuar më shumë se 80 gola dhe duke dhënë Assis për më shumë se 50 futbollist. Xavi është futbollisti i parë i Barcelonës që ka luajtur më shumë se 150 ndeshje në kupat evropiane.[2]
Që nga viti 2000 ku bëri debutimin e tij zyrtarë me Kombëtaren Spanjolle, Xavi ka luajtur më shumë se 125 ndeshje, ai gjithashtu ka fituar 2 Kampionate Evropiane (2008 & 2012) dhe 1 Botërorë (2010). Në Eruo 2008, Xavi u zgjodh si lojtari më i mirë i turnamentit [3]. Xavi ka fituar më shumë trofe se çdo futbollist spanjollë në histori [4].