![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/5/5e/Gandhi_and_Nehru_in_1946.jpg/640px-Gandhi_and_Nehru_in_1946.jpg&w=640&q=50)
Xhavaharlal Nehru
From Wikipedia, the free encyclopedia
Xhavaharlal Nehru (hindisht: जवाहरलाल नेहरू Jawaharlal Nehru, 14 nëntor 1889 – 27 maj 1964) ishte kryeministri i parë i Indisë dhe figurë qendrore në politikën indiane para dhe pas pavarësisë. Ai nën mbikëqyrjen e Mahatma Gandit u shfaq si udhëheqës i lartë i lëvizjes për pavarësimin e Indisë dhe udhëhoqi Indinë nga themelimi i saj si një komb i pavarur në vitin 1947 deri në vdekjen e tij në vitin 1964. Ai konsiderohet arkitekt i shtetit bashkëkohor indian: një republikë sovrane, socialiste, laike dhe demokratike. Ai njihej edhe si Pandit Nehru për shkak të origjinës së tij nga panditët e Kashmirit, ndërkohë që shumë fëmijë indian e njihnin atë me nofkën Chacha Nehru (hindisht për "Xhaxhi Nehru").[1][2]
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/5/5e/Gandhi_and_Nehru_in_1946.jpg/640px-Gandhi_and_Nehru_in_1946.jpg)