Xhingis Han
Mbreti i madh / From Wikipedia, the free encyclopedia
Xhengis Kani (i lindur Temyxhin, mongolisht: Тэмүжин; lindi rr. 1162 – vdiq më 18 gusht 1227) ishte hani i madh dhe themeluesi i Perandorisë Mongole, e cila u bë perandoria më e madhe me vazhdimësi territoriale në histori pas vdekjes së tij. Ai erdhi në pushtet duke bashkuar shumë nga fiset nomde të Azisë Verilindore. Pasi themeloi perandorinë dhe u shpall "Xhingis Han", ai filloi pushtimet mongole, ku u pushtua pjesa më e madhe e Euroazisë. Ekspeditat e filluara gjatë jetës së tij përfshijnë ato kundër karahitajëve, Perandorisë Harezmide, dhe dinastisë së Shiasë Perëdimore.
Xhingis Khan | |
---|---|
| |
Mbretërimi | 1206 – 18 gusht 1227 |
Kurorëzimi | Në pranverën e vitit 1206 në një Kurultai në lumin Onon, Mongolia |
Pasardhës | Ögedei Han |
Bashkëshort |
|
Fëmijë | |
Shtëpia | Borjigin |
I ati | Yesugei |
E ëma | Hoelun |
U lind | rreth vitit 1162 Malet Henti, Khamag Mongol |
Vdiq | 18 gusht 1227[1] Yinchuan, Shia Perëndimore |
Këto ekspedita shpesh shoqëroheshin nga masakrat të gjera ndaj popullsisë civile, veçanërisht në tokat e kontrolluara nga Harezmia dhe Shia Perëndimore. Deri në fund të jetës së tij, Perandoria Mongole pushtoi një pjesë të konsiderueshme të Azisë Qendrore dhe Kinës.
Para se të vdiste Xhengis Hani emëroi Ögedei Hanin si pasardhës të tij. Më vonë, nipërit e tij e ndanë perandorinë e në disa hanate.[2] Ai vdiq në vitin 1227 pasi mposhti Shianë Perëndimore. Ai u varros në një varr pa shënime diku në Mongoli.[3] Pasardhësit e tij e zgjeruan Perandorinë Mongole në pjesën më të madhe të Euroazisë, duke pushtuar ose krijuar shtete vasale në të gjithë Kinën e Korenë e sotme, në Kaukaz, Azi Qendrore dhe pjesë të konsiderueshme të Evropës Lindore dhe Azisë Jugperëndimore. Shumë prej këtyre pushtimeve përsëritnin masakrat e mëhershme të popullatave vendore. Si rezultat i kësaj, Xhingis Hani dhe perandoria e tij kanë një reputacion të frikshëm në historitë e këtyre vendeve.[4]
Përtej arritjeve të tij ushtarake, Xhingis Hani e zhvilloi Perandorinë Mongole në mënyra të tjera. Ai dekretoi alfabetin ujgur si shkrimin zyrtar të Perandorisë Mongole. Ai gjithashtu praktikoi meritokracinë dhe nxiti tolerancën fetare në Perandorinë Mongole dhe bashkoi fiset nomade të Azisë Verilindore. Mongolët e sotëm e konsiderojnë atë si "babai i kombit mongol".[5]
Megjithëse i njohur për brutalitetin e ekseditave të tija dhe i konsideruar nga shumë njerëz si një sundues gjenocidial,[6] Xhingis Hanit gjithashtu i takojnë meritat për sjellen e Rrugës së Mëndafshit nën një mjedis politik koheziv. Kjo solli komunikimin dhe tregtinë mes Azisë Verilindore dhe Azisë Jugperëndimore myslimane dhe Evropës së krishterë, duke zgjeruar kështu horizontet e të tre fushave kulturore.