Aaron Swartz
programues kompjuteri dhe aktivist politik në internet From Wikipedia, the free encyclopedia
Remove ads
Aaron Hillel Swartz (8 nëntor, 1986 – 11 janar, 2013) ishte një programues kompjuterik, sipërmarrës, shkrimtar, organizues politik dhe haktivist i Internetit. Ai ka qenë i përfshirë në zhvillimin e formatit të web furnizuesit RSS[1], formatit publikues Markdown,[2] organizimin e Creative Commons,[3] framework-ut për webfaqe web.py[4] dhe faqen e lajmeve shoqërore, Reddit, në të cilën ai u bë një partner pas bashkimit të saj me kompaninë e tij, Infogami.[i] Ai bëri vetëvrasje përderisa ishte nën akuza federale për vjedhjen e të dhënave, një ndjekje penale e cila u karakterizua nga familja e tij si "produkt i një sistemi gjyqësor-kriminal i mbushur me kërcënime dhe mashtrime prokuroriale dhe e nisi karrieren e tij qe 13 vjec dhe ishte femija i pare qe dinte te programonte kaq mire ".[5]
Puna e Swartz-it gjithashtu u përqëndrua në ndërgjegjësimin dhe aktivitetet qytetare.[6][7] Ai ndihmojë në lëshimin e Komisionit të fushatës për ndryshime përparimtare në vitin 2009 për të mësuar më shumë rreth efektit të aktivizimit online. Në vitin 2010, ai u bë një hulumtues në Laboratorin Hulumtues Safra të Universitetit të Harvardit në degën e Korrupsionit Institucional, të drejtuar nga Lawrence Lessig.[8][9] Ai themeloj grupin online Demand Progress, i njohur për fushatat kundër SOPA-s.
Më 6 janar, 2011, Swartz u arrestua nga policia e MIT nën akuza për thyerje-dhe-hyrje, pasi kishte lidhur një kompjuter në rrjetin e MIT në një dollap, duke e vendosur atë për të shkarkuar në mënyrë automatike artikuj të revistave akademike nga JSTOR duke përdorur një llogari përdoruesi për mysafirët që i ishte dhënë atij nga MIT.[10][11] Prokurorët federalë më vonë atë e akuzuan me dy akuza për mashtrim bankar dhe njëmbëdhjetë shkelje të "Aktit për shpërdorim dhe mashtrim kompjuterik", që mbante një dënim të përgjithshëm një gjobë prej maksimum $1 milion dollarë, 35 vite në burg, konfiskimin e asetee, kthimin e dëmit, dhe mbikëqyrje mbas lirimit.
Swartz refuzoi një marrëveshje mbi pranimin e fajësisë sipas të cilës ai do të kishte qëndruar gjashtë muaj në një burg federal. Dy ditë pasi prokuroria hodhi poshtë një kundër-ofertë nga Swartz, ai u gjet i vdekur në apartamentin e tij në Brooklyn, ku ai kishte varur veten.[5][12]
Në qershor 2013, Swartz pas vdekjes u fut në Internet Hall of Fame (Këndi i Nderit të Internetit).[13][14]
Remove ads
Jeta dhe punimet

Swartz lindi në Chicago, Illinois, djali i madh i prindërve hebrenj Susan dhe Robert Swartz.[15][16] Babai i tij kishte themeluar një kompani për softuerë, Mark Williams Company. Swartz e zhyti veten në studimin e kompjuterëve, programimin, Internetin, dhe kulturën e internetit.[17] Ai ndoqi shkollimin në një shkollë të vogël private, North Shore Country Day School, afër Çikagos, deri në klasën e 9-të.[18] Swartz e la shkollën e mesme në klasën e 10-të, dhe u regjistrua në kurse në një zonë kolexhi në Çikago.[19][20]
Në moshën 13 vjeçare, Swartz fitoj një shpërblim "ArsDigita", që jepej për të rinjtë që krijojnë webfaqe jokomerciale "të dobishme, edukative, dhe bashkëpunuese".[15][21] Në moshën 14 vjeçare, ai u bë anëtar i grupit punues që ishte autori i specifikimeve të web sindikatës RSS 1.0.
W3C
Në vitin 2001, Swartz u bashkua me grupin punues të RDFCore në World Wide Web Consortium (W3C),[22] ku ai ishte autor i RFC 3870, Application/RDF+XML Media Type Registration. Dokumenti përshkruante një lloj të ri të medias, "RDF/XML", i projektuar për të mbështetur Web-it Semantik.[23]
Markdown
Sipërmarrja
Aktivitetet
Gjatë vitit akademik 2010-11, Swartz ka kryer studimeve hulumtuese mbi korrupsionin politik si një Bashkëpunëtor i Laboratorit Hulumtues Edmond J. Safra të Universitetit të Harvardit, në degën e Korrupsionit Institucional.[8][9]
Stop Online Piracy Act
Wikipedia
Swartz ishte vullnetarë si redaktor në Wikipedia dhe në vitin 2006 ai kandidoi pa sukses për Bordin e Trustees në Fondacionin Wikimedia.
Tor2web
Në vitin 2008,[24] Swartz punoi me Virgil Griffith për të hartuar dhe zbatuar Tor2web, një protokoll HTTP për shërbimet e fshehura Tor. Proxy është projektuar për të siguruar qasje të lehtë në Tor nga një shfletues me bazë web.
Open Library
PACER
Wikileaks
Më 27 dhjetor, 2010, Swartz paraqiti kërkesën e Aktit të Liridë së Informacionit (FOIA) për të mësuar në lidhje me trajtimin e Chelsea Manning, burim i dyshuar për WikiLeaks.[25][26]
DeadDrop
Remove ads
JSTOR
Shënime
^ Swartz është identifikuar si bashkëthemelues i Reddit, por titulli është burim i kontradiktave. Me bashkimin e Infogami dhe Reddit, Swartz u bë bashkë-pronar dhe drejtor i kompanisë mëmë Not A Bug, Inc., së bashku me bashkëthemeluesit e Reddit Steve Huffman dhe Alexis Ohanian.[27] Swartz-it i janë referuar si "bashkëthemelues" në media dhe nga investitori Paul Graham (i cili e rekomandoj bashkimin); Ohanian e përshkruan atë si "bashkëpronar".[28]
Referime
Video dokumentar
Lidhje të jashtme
Wikiwand - on
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Remove ads