Ada Lovelace

From Wikipedia, the free encyclopedia

Ada Lovelace
Remove ads

Ada Lovlejs (ang. Ada Lovelace), emri i plotë Augusta Ada King, Konteshë e Lovelace (10 dhjetor 1815 - 27 nëntor 1852), e lindur Augusta Ada Bajron dhe tani zakonisht e njohur si Ada Lovlejs, ishte një matematikane angleze dhe shkrimtare e njohur kryesisht për punën e saj në kompjuterin mekanik me përdorim të përgjithshëm të Çarls Bebixhit, motori analitik. Shënimet e saj mbi motorin përfshijnë atë që është e njohur si algoritmi i parë që synohet të përpunohet nga një makinë. Për shkak të kësaj, ajo është konsideruar shpesh si programuesja kompjuterike e parë në botë [1][2][3].

Thumb
Ada Lovlejs, 1840

Ada ishte i vetmi fëmi legjitim i poetit Lordit Bajron dhe gruas së tij En Isabella Bajron. Ajo nuk kishte asnjë kontakt me babanë e saj, i cili u nda nga nëna e saj vetëm një muaj pas lindjes së Adës, dhe katër muaj më vonë u largua përgjithmonë nga Anglia duke vdekur në Greqi në vitin 1823, kur ajo kishte tetë vjeç. Si e re, ajo u interesua në matematikë dhe në punën e Bebixhit, në veçanti mbi motorin analitik. Midis viteve 1842 dhe 1843, ajo përktheu një artikull nga matematikani italian Menabrea Luixhi mbi motorin, të cilën ajo e plotësoj me një sërë shënimesh të saj. Këto shënime përmbajnë atë që është konsideruar programi i parë kompjuterik - një algoritëm i koduar për përpunim nga një makinë. Shënimet e Adës janë të rëndësishme në historinë e hershme të kompjuterëve. Ajo gjithashtu parashikoi aftësinë e kompjuterëve për të shkuar përtej llogaritjeve të thjeshta të numrave - përderisa të tjerët, duke përfshirë edhe vetë Bebixhin, përqendroheshin vetëm te këto aftësi.

Remove ads

Biografia

Fëmijëria

Thumb
Ada, 4 vjeç

Xhorxh Bajron priste që fëmija i tij të ishte një "djalë lavdishëm" kështu që mbeti i zhgënjyer kur gruaja e tij lindi një vajzë.[4] Ju vendos emri Augusta sipas gjysmë-motrës së Bajronit, Augusta Leigh, dhe u quajt "Ada" nga vetë Bajroni. Ada sëmurej shpesh duke filluar që në fëmijërinë e hershme. Kur ishte 8 vjeç, ajo kishte dhimbje koke që shkaktonte errësimin e shikimit.[4] Në qershor të vitit 1829, ajo u paralizuar pas periudhës të fruthit. Ajo ndenji në mënyrë të vazhdueshëm në shtrat për gati një vit, që zgjati periudhën e saj të aftësisë së kufizuar. Prej vitit 1831 ajo ishte në gjendje të ecë me paterica.

Mosha madhore

Thumb
Ada, 17 vjeç, 1832

Lovelace zhvilloi një marrëdhënie të fortë me tutoren e saj Mary Somerville.[5] Ajo kishte një respekt të fortë dhe afeksion për Somerville. Ajo u paraqit në Gjykatën në moshën shtatëmbëdhjetë dhe u bë "një bukuroshe e popullarizuara e sezonit" pjesërisht për shkak të "mendjes së saj brilante"

Vdekja

Lovelace vdiq në moshën 36 - të njëjtën moshë si i ati i saj - më 27 nëntor 1852,[6] nga kanceri i mitrës. Ajo u varros, me kërkesën e saj, pranë babait në Kishën e Shën Marisë Magdalenë në Hucknall, Nottinghamshire.

Remove ads

Referime

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads