Agim Shuke

aktor shqiptar From Wikipedia, the free encyclopedia

Remove ads

Agim Shuke (Kuçova, 29 prill 1942 - 20 maj 1992) ishte aktor shqiptar. Pas mbarimit të studimeve në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve), ai filloi punën si aktor në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) dhe më vonë si pedagog në Institutin e Lartë të Arteve.

Kinematografia

Në kinematografi, Agim Shuke do të interpretonte 20 role. Roli i tij i parë ishte ai i Dinit në filmin Oshëtim në bregdet në vitin 1966. Më pas, ai do të luante në role të tjera të rëndësishme, si roli i Bashkimit në filmin Plagë të vjetra në vitin 1969, roli i Sandrit në filmin Në fillim të verës në vitin 1975, roli i Komisarit Shqiptar të Bazës Detare në filmin Ballë për ballë, roli i Musait në filmin Militanti në vitin 1984, dhe shumë të tjera.

Roli i tij i fundit ishte ai i Babait të Anilës në filmin Një djalë edhe një vajzë në vitin 1990.

Remove ads

Vdekja

Agim Shuke ndahet nga jeta dhe nga familja e tij në vitin 1992 nga një atentat.[1]

Filmografia

Më shumë informacion Viti, Titulli i filmit ...

Lidhje të jashtme

Referime

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads