Akademia e Platonit

From Wikipedia, the free encyclopedia

Akademia e Platonitmap
Remove ads

37°59′33″N 23°42′29″E

Thumb
Shkolla e Athinës nga Raphaello (1509-1510), afresk në Pallatin Apostolik, Qyteti i Vatikanit
Thumb
Rruga antike për në Akademi.
Thumb
Harta e Athinës antike. Akademia ndodhet në veri të Athinës.
Thumb
Akademia e Platonit (mozaik nga Pompei)
Thumb
Vendi arkeologjik i akademisë së Platonit

Akademia e Platonit (Greqisht: Ακαδημία Πλάτωνος) u themelua nga Platoni (428/427 BC – 348/347 BC) rreth vitit 387 p.e.s. në Athinë. Aristoteli (384-322 p.e.s.) ka studiuar aty për njëzet vjet (367-347 p.e.s.) para se ta themelonte shkollën e tij, Liceumin antik. Akademia vazhdoi aktivitetin e saj gjatë gjithë periudhës helene si një shkollë e skepticizmit, deri sa i vjen fundi pas vdekjes së Philos nga Larisa në vitin 83 p.e.s. Edhe pse filozofët vazhduan të mësonin dhe studionin filozofinë e Platonit, në Athinë gjatë gjithë periudhës romake, ajo deri në vitin 410 AD nuk arriti të rilindej si një qendër e neoplatonizmit, për të vazhduar si e tillë deri në vitin 529 AD kur përfundimisht u mbyll nga ana e Justinianit I.

Remove ads

Vendndodhja

Para se Akademia të themelohej si një shkollë, dhe madje edhe para se Cimoni të siguronte rrethinat e saj me një mur,[1] aty rriteshin pemë të shenjëta të ullirit kushtuar perëndeshës së diturisë, Athena.[2] Emri i mëparshëm arkaik për vendin ishte Hekademia (Ἑκαδήμεια), i cili nga kohët klasike evoluoi në Akademia dhe kështu shpjegohej, të paktën qysh në fillim të shekullit të VI p.e.s. duke e lidhur atë me kultin grek të një heroi legjendar athinas "Akademos".

Vendndodhja e Akademisë[3] është në afërsi të Colonus, përafërsisht, 1.5 km në veri të Athinës'.[4]

Remove ads

Historiku

Diogjen Laërtiusi bëri periodizimin e historisë së Akademisë në tri periudha:

  1. Periudha e Vjetër,
  2. Periudha e Mesme dhe
  3. Periudha e Re.

Në krye të epokës së vjetër ai vendosi Platonin, në të mesmen, Arcesilausin, dhe në epokën e fundit, Lacidesin.

Sextus Empiricusi bëri periodizimin e historisë së Akademisë në pesë epoka.

  1. Në epokën e parë vendosi Platonin themeluesin e Akademisë;
  2. Arcesilausin në të dytën;
  3. Carneadesin në të tretën;
  4. Philo dhe Charmada në të katërtën; dhe
  5. Antiochusin në të pestën.

Ciceroni njohu vetëm dy periudha të zhvillimit të Akademisë,

  • Periudha e Vjetër dhe
  • Periudha e Re.

Sipas tij periudha e re (e dyta) fillon me Arcesilausin.[5]

Remove ads

Tri epoka

Akademia e Vjetër

Pasardhësit e Platonit si Skolark të Akademisë ishin Speusipi (347-339 BC), Ksenokrati (339-314 BC), Polemi (314-269 BC), Arka (rr. 269-266 BC). Anëtarë tjerë të Akademisë ishin edhe Aristoteli, Heraklidi, Eudoxusi, Filipi nga Opusi, dhe Krantori.

Akademia e Mesme

Rreth 266 BC Arcesilaus u bë Shkollar i Akademisë Platonike. Në kohën e Arcesilausit (rr. 266-241 BC), Akademia fuqishëm i përmbahej skepticizmit akademikë. Arcesilaus u pasua nga Lacidesi nga Kirenea (241-215 BC), Evanderi dhe Teleclesi (së bashku) (205 – c. 165 BC), dhe Hegesinusi (rr. 160 BC).

Akademia e Re

Akademia e Re ose Akademia e Tretë fillon me Carneadesin, në vitin 155 BC. Ajo ishte ende në masë të madhe skeptike, duke mohuar mundësinë e njohjes së një të vërtete absolute. Carneades u pasua nga Clitomachusi (129 – c. 110 BC) dhe Philo nga Larisa ("drejtuesi i fundit i padiskutueshëm i Akademisë," rr. 110-84 BC).[6][7] Sipas Jonathan Barnes, duket se "ka të ngjarë që Philo nga Larisa ishte platonisti i fundit i cili edhe gjeografikisht ishte i lidhur me Akademinë."[8]

Rreth viti 90 p.e.s., studenti i Philos, Antiochus nga Ascaloni filloi mësimin e versionit të tij rival të platonizmit duke refuzuar skepticizmin dhe duke avokuar stoicizmin, me të cilin filloi një fazë e re e njohur si platonizmi i mesëm.

Shih edhe

Shënime

Literatura

Lidhje të jashtme

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads