Alaska

From Wikipedia, the free encyclopedia

Alaskamap
Remove ads

64°N 150°W

Fakte të shpejta Vendi, Para shtetësisë ...
Thumb
image_skyline nga kryeqyteti Juneau

Alaska (shqiptimi: Ëllaska) është një shtet i SHBA-së që ndodhet në skajin veriperëndimor të kontinentit Amerikan. Ajo kufizohet në lindje nga provinca kanadeze e Kolumbisë Britanike dhe territoritJukonit. Në perëndim ajo ka një kufi detar me Rusinë nëpër Ngushticën e Beringut. Në veri janë detet Chukchi dhe Beaufort që janë pjesët jugore të Oqeanit Arktik, ndërsa Oqeani Paqësor shtrihet në jug dhe jugperëndim.

Alaska është shteti më i madh në Shtetet e Bashkuara për nga sipërfaqja, i 3-ti më pak i populluar dhe shteti me dendësinë më të vogël të popullsisë ndër 50 shtetet e Shteteve të Bashkuara. Përafërsisht gjysma e banorëve të Alaskës (e vlerësuar në 738.432 banorë nga Zyra e Regjistrimit të SHBA-së në vitin 2015) jetojnë brenda zonës metropolitane Anchorage. Ekonomia e Alaskës dominohet nga peshkimi, gazi natyror, dhe industritë e naftës, burime të cilat ajo i ka me bollëk. Bazat ushtarake dhe turizmi janë gjithashtu një pjesë e rëndësishme e ekonomisë. Kryeqyteti i këtij shteti federal është Juneau.

Remove ads

Gjeografia

Alaska është një ndër dy shtetet e ShBA-së që nuk kufizohet me asnjë shtet tjetër të SHBA-së. Alaska kufizohet me Kanadanë në lindje, Oqeanin Pacifik në jug, Detin Bering në perëndim, dhe Oqeanin Artik në veri. Alaska me siperfaqe është shteti më i madh i SHBA-së duke përfshirë një teritor prej 1.477.277 km².

Demografia

Alaska ka një popullsi prej, 670 053 banorësh, është shteti i 48 i SHBA-së për nga popullsia. 75% e banorëve të Alaskës janë të bardhë, 15% janë autoktonë, dhe 10% e popullatës janë melezë. Gjuha zyrtare në Alaska është anglishtja, dhe gjuha Yupik e cila flitet nga vendasit.

Ekonomia

Historia

Vendin e njohur si Alaska Shtetet e Bashkuara të Amerikës e blenë nga perandoria Ruse më 30 mars të vitit 1867 për 7.2 milion dollarë amerikanë. Kjo zonë kaloi nëpër shumë duar administrimesh deri sa u bë një territor i organizuar më 11 maj të vitit 1912 dhe shteti i 49-te i SHBA-ve më 3 janar të vitit 1959. Emri "Alaska" përdorej që nga koha Ruse, gjithashtu njihet si Aljeska, "toka e madhe", një fjalë aleute.

Remove ads

Referime

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads