Albanian Screen

From Wikipedia, the free encyclopedia

Albanian Screen
Remove ads

Albanian Screen (AS) ishte një televizion kombëtar shqiptar me seli në Tiranë, Shqipëri. Ai u themelua në 2000 si Televizioni Kombëtar Alsat nën drejtimin e ndërmarrësit Vebi Velijës. Alsat ishte shkurt për "Albanian Satellite Television".[1] Ai ishte televizioni i katërt privat në tregun shqiptar, dhe në 2003 u bë i pari televizion shqiptar i qasshëm përmes sinjalit satelitor Eutelsat.[2][3] Televizioni me përmbajtje ishte gjeneralist.

Fakte të shpejta Lloji, Shteti ...

AS mbuloi me valë tokësore të gjithë territorin e Shqipërisë, me sinjal digjital tokësor qytetin e Tiranës, dhe transmetoi në valët satelitore Eutelsat përgjatë të gjithë territorit të Evropës, Amerikës Veriore dhe Azisë.

Në mars 2006 u themelua kanali simotër Alsat-M (tash duke e trashëguar emrin Alsat), si dega e saj në Maqedoninë e Veriut.[3]

Në mars 2011, Alsat u ribrendua si Albanian Screen nën pronësinë e re të magnatit të naftës Rezart Taçi, që njëherësh ishte Drejtor i Përgjithshëm.[4]

Sado që fitonte një qarkullim vjetor prej 323 milionë Lekësh (i treti për nga xhiroja), AS humbiste deri në 30 milionë Lekë në vit. Televizioni i mbylli dyert më 5 qershor 2015 për shkak të falimentimit, duke u likuiduar rrogat e afro 180 punëtorëve.[5][6][7] Pas mbylljes, disa punëtorë edhe e çuan Rezart Taçin në gjykatë për mospagimin e sigurimit shoqëror me të pushuar nga puna.[8]

Remove ads

Programacioni

Si Alsat

  • Dita Fillon në Alsat — emision i mëngjesit
  • Kontrast — politikë vendase
  • Studio e Hapur — analizë politike
  • Skaner Kampionat — emision sportiv
  • Për Evropën — emision i fokusuar mbi integrimin në Bashkimin Evropian
  • Almanak — emision kulturor
  • Dossier — emision i aktualiteteve në Kosovë
  • Takim Ekskluziv — emision kulturo-politik
  • Shpirtra të Lirë — emision arti
  • Dita 7 — përmbledhje javore
  • Specialja e Ditës — emision i thelluar interviste
  • Studio Sprint — emision sportiv
  • Të Pathënat e Yjeve — emision rreth kinemasë[9]

Blloqe dokumentare

  • Cikël Muzika — dokumentare rreth muzikës
  • Mozaik — dokumentare rreth mjekësisë
  • Futurizëm — dokumentare rreth astronomisë
  • Universi përmes Artit — dokumentare rreth artit dhe kulturës
  • Eurokulturë — dokumentare rreth kulturës evropiane[9]

Si Albanian Screen

  • Prizëm
  • Koha për të Shijuar
  • Shine[10]
  • Bugajski Hour
  • Dritë Hije
  • Orhidea
  • Buletin
  • Oda e Librit
Remove ads

Referime

Lidhje të jashtme

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads