Aleksander Graham Bell

From Wikipedia, the free encyclopedia

Aleksander Graham Bell
Remove ads

Alexander Graham Bell (3 mars 1847 – 2 gusht 1922)[1] ishte një shkencëtar, shpikës, inxhinier dhe inovator skocez [2] që është vlerësuar për shpikjen e telefonit të parë praktikë.[3] Babai, gjyshi dhe vëllai i Bellit kishin qenë të gjithë të lidhur me punën e oratorisë dhe fjalimeve, dhe si mamaja ashtu dhe gruaja e tij ishin shurdhe, duke e ndikuar thellësisht punën e jetës së tij.[4] Kërkimet e tij mbi dëgjimin dhe fjalimet e c/uan atë më tej në eksperimentimin me mjete dëgjimi që kulminuan në shpërblimin e Bellit me patentën e parë amerikane për telefonin në vitin 1876.[5] Bell e konsideronte shpikjen e tij më të famshme një hyrje në punën e tij të vërtetë si shkencëtar dhe refuzoi të kishte një telefon në studjon e tij.[6][7] Jetën e tij të mëvonshme e shënuan shumë shpikje të tjera, duke përfshirë punën e tij inovatore mbi telekomunikimet optike, hidroplanet dhe aeronautikën. Megjithëse ai nuk ishte një nga 33 themeluesit[8] i National Geographic Society, ai kishte një ndikim të fortë në revistë ndërsa shërbente si presidenti i dytë nga 7 janari i vitit 1898 deri në vitin 1903.[9]

Fakte të shpejta Alexander Graham Bell, Lindi ...
Remove ads

Referime

Bibliografia

Lidhje të jashtme

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads