Ankthi
kombinim kompleks i pakëndshëm i emocioneve From Wikipedia, the free encyclopedia
Remove ads
Ankthi[1] është një emocion i karakterizuar nga një gjendje e pakëndshme trazimi të brendshëm, shpesh i shoqëruar nga sjellje nervoze, të tilla si ecja poshtë e lart, ankesa somatike, dhe ripërtypje.[2] Janë ndjesitë subjektivisht të pakëndshme të lemeritjes ndaj ndodhive që priten, të tilla si ndjenja e vdekjes së afërt.[3] Ankthi nuk është i njëjtë me frikën, që është një përgjigje ndaj një kërcënimi të vërtetë apo të perceptuar menjëherë,[4] ndërsa ankthi është pritshmëria e një kërcënim të ardhshëm. Ankthi është një ndjenjë meraku dhe shqetësimi, zakonisht i përgjithësuar dhe jo i fokusuar si një mbireagim ndaj një situate që shihet vetëm subjektivisht cënuese.[5] Zakonisht shoqërohet me tension muskulor, parehati, lodhje dhe probleme me përqendrimin. Ankthi mund të jetë me vend, por kur përjetohet rregullisht, individi mund të vuajë nga një çrregullim ankthi.

Remove ads
Shiko edhe
Referime
Lidhje të jashtme
Wikiwand - on
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Remove ads