Anne Hidalgo
politikane franceze From Wikipedia, the free encyclopedia
Remove ads
Ana María "Anne" Hidalgo (lindi më 19 qershor 1959) është politikane spanjolle-franceze që shërben si Kryetare e Parisit që nga viti 2014. Ajo është gruaja e parë që mban këtë postë.
Ajo është anëtare e Partisë Socialiste që nga viti 1994. Më 22 janar 2016, ajo u bë Nënkryetarja e parë e Métropole du Grand Paris.
Remove ads
Biografia
Familja dhe rinia
Hidalgo lindi në [[San Fernando, afër Cádiz, në Andaluzi, Spanjë.[1] Gjyshi i saj (nga babai)) ishte socialistë spanjollë që u bë refugjatë në Francë pas përfundimit Luftës Civile Spanjolle së bashku me gruan dhe katër fëmijët e tij. Megjithatë, gjyshërit e saj u kthyen në Spanjë pak kohë më vonë. Gjyshja e saj vdiq në udhëtimin e kthimit, ndërsa gjyshi i saj u dënua me [[Dënimi me vdekje|vdekje], edhe pse kjo u transferua në një dënim të përjetshëm.
Babai i saj ishte elektricist.[1] Ai u martua me rrobaqebëse;[1] ata kanë pasur dy vajza Anna (Anne) dhe Maria (Marie). Sidoqoftë, për shkak vështërsisë ekonomike në Spanjë, prindërit e Hidalgos u imigruan në Francë.[2] Ata u vendosën në Lion më 1961, së bashku me dy vajzat e tij.
Hidalgo u rrit në Vaise, lagje në Lion, duke folur spanjisht me prindërit e saj dhe frëngjisht me motrat e saj. Prindërit e saj janë kthyer në Spanjë tani,[2] ndërsa motra e saj, Marie, menaxhon një kompani në Los Angjelos.
Hidalgo u bë qytetare franceze në moshën katërmbëdhjetë vjeçe; [1] ajo është gjithashtu qytetare spanjolle.[1]
Shkollimi
Hidalgo diplomoi me gradë Master në punën sociale në Universitetin Jean Moulin Lyon 3[3] para se të përfundoj Diplomën e Studimeve të Avancuar (DEA) në unionizmin social dhe tregtar në Universitetin Paris-Nanterre.
Më 1982, ajo hyri në konkursin kombëtar për Inspektoratin e Punës, duke u rradhitur në të pestin. Në vitin 1984, ajo fitoi postin e saj të parë në Inspection du travail që përfaqëson qarkun e 15-të të Parisit. Ajo u tërhoq nga shërbimi civil në korrik 2011, 52 vjeçe.[4]
Remove ads
Jeta personale
Që nga qershori 2004, ajo është e martuar me Jean-Marc Germain, ish-drejtor në kabinetin e Martine Aubry. Ata së bashku kanë një fëmijë. Ajo është gjithashtu ka dy fëmijë nga martesa e kaluar.[5]
Referime
Wikiwand - on
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Remove ads