Arsimi fillor
From Wikipedia, the free encyclopedia
Remove ads
Arsimi fillor paraqet fazën e parë të arsimit formal, që vjen pas arsimit parashkollor dhe para shkollës së mesme. Arsimi fillor zhvillohet në shkollën fillore ose shkollën elementare, kjo në varësi të vendit ose shtetit.


Klasifikimi Standard Ndërkombëtar i Arsimit (ISCED) e konsideron arsimin fillor si një fazë të vetme ku programet zakonisht hartohen për të siguruar aftësi themelore në lexim, shkrim dhe matematikë si dhe për të krijuar një themel të fortë për mësimnxënie. Ky është ISCED Niveli 1 : Arsimi fillor ose faza e parë e arsimit bazë.[1] [2]
Remove ads
Përkufizimi
Përkufizimi i ISCED-it nga viti 1997 e ka vendosur arsimin fillor midis moshave 5 - 7 vjeç, me qëllim të krijimit të një baze të shëndoshë arsimore në lexim, shkrim dhe matematikë, së bashku me një kuptim elementar të lëndëve të tjera. Deri në vitin 2011, filozofia ka ndryshuar nga mirëkuptim elementar i lëndëve të tjera në favor të "krijimit të një baze të fortë për të mësuar ". [2]
Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) beson se sigurimi i fëmijëve me arsim fillor ka shumë efekte pozitive. Ai mes tjerash
- Zvogëlon varfërinë
- Ul nivelet e vdekshmërisë së fëmijëve
- Inkurajon barazinë gjinore
- Rrit mirëkuptimin mjedisor [3]
Mosha e përmendur mbulon një fazën e zhvillimit intenziv të fëmijëve. Kjo çështje studiohet sidomos në disiplinën psikologjisë zhvillimore, e cila ndër të tjera përpiqet të konstatoj mënyrën se si mësojnë fëmijët.
Filozofia e arsimit, mësimdhënies dhe shkenca e pedagogjisë, sidomos pedagogjia shkollore gjatë mijëvjeçarëve kanë pushtuar mendje të mëdha. Mes tjerave ato përpiqen të konstatojnë ato përmbajtje të cilat duhet të mësojnë fëmijët.
Remove ads
Shih edhe
Referime
Bibliografia
Wikiwand - on
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Remove ads