Autoudha R7

From Wikipedia, the free encyclopedia

Remove ads

Autostrada R 7 (anglisht: R7 Motorway, serbisht: Autoput R7; Аутопут R7), e njohur gjithashtu si Autostrada Ibrahim Rugova, është autostrada më e gjatë në Republikën e Kosovës me një gjatësi prej 129.8 kilometrash (80.7 milje) në rajonet e Prishtinës dhe Prizrenit. Ajo përbëhet nga dy korsi trafiku dhe një korsi emergjence në secilin drejtim të lëvizjes, të ndara nga një ishull qendror.

Autostrada përbën pjesë të një korridori më të madh që lidh bregdetin e Detit Adriatik në juglindje përmes Alpeve Shqiptare në verilindje të Shqipërisë dhe me Kosovën në jugperëndim. Si pjesë e rrugëve evropiane E60, E80 dhe E851, ajo do të jetë pjesë e Korridorit Pan-Evropian X. Është emëruar për nder të politikanit, aktivistit dhe ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Rëndësia e autostradës Shqipëri-Kosovë reflektohet nëpërmjet ndikimit të saj pozitiv ekonomik dhe kulturor në qytetet dhe qytezat brenda të dy vendeve që lidh, si dhe rëndësisë së saj për ekonominë e Kosovës.

Si pjesë e rrugës evropiane E851, është autostrada e parë e ndërtuar në Kosovë që lidh kufirin me Shqipërinë në fshatin Vërmicë me kryeqytetin e Prishtinës. Ndërtimi i autostradës filloi në prill të vitit 2010. Ajo përfundoi në vitin 2013 me segmentin Vërmicë-Prishtinë që përfundon në Gjurgjicë në autostradën M9. Autostrada shihet si pjesë e korridorit më të madh Vërmicë-Merdare që përfundon në pikën kufitare Merdare me Serbinë në lindje të Kosovës. Autostrada R 7 është ndërtuar me një kosto prej 824 milionë eurosh. Kjo autostradë, së bashku me autostradën A1 në Shqipëri, e kanë vendosur kohën e udhëtimit nga PrishtinaTiranë në 3 orë. Pasi projekti i mbetur i seksionit E80 Prishtina-Merdare të finalizohet dhe të përfundojë, autostrada do ta lidhë Kosovën përmes autostradës aktuale E80 me korridorin pan evropian X (E75) pranë Nishit.

Remove ads

Përshkrim

Autostrada R 7 përfaqëson një autostradë të madhe jugperëndim-verilindje në Kosovë që lidh bregdetin e Detit Adriatik në jugperëndim përmes Alpeve Shqiptare me Kosovën. Ajo përbën pjesë të rrugës evropiane E851 që fillon nga Mali i Zi përmes Shqipërisë deri në Prishtinë, rrugës evropiane E65 që fillon nga SuediaGreqi dhe rrugës evropiane E80 që fillon nga PortugaliaTurqi.[1][2][3]

Autostrada mund të kategorizohet gjerësisht në dy pjesë, përkatësisht në pjesën jugperëndimor, nga Morina në Prishtinë, dhe pjesën verilindor, nga Prishtina në Merdare. Pjesa jugperëndimor është kryesisht i përfunduar, ndërsa pjesa verilindor është aktualisht në ndërtim e sipër.[4][5] Kur të përfundojë pjesa verilindor, autostrada do të jetë pjesë e Korridorit Pan-Evropian X që lidh DurrësinShqipëri me NishinSerbi.[5][6]

Thumb
R 7 Motorway near Malisheva

Autostrada është e gjatë 129.8 kilometra (80.7 milje) ndërmjet Vërmicës në pikën kufitare me Shqipërinë dhe Prishtinën. Rruga i shërben Prizrenit përmes M25, Malishevës, Fushë Kosovës dhe Prishtinës përmes M9.

Remove ads

Historia

Që nga fundi i Luftës së Kosovës në vitin 1999, qindra mijëra shqiptarë kanë kaluar nëpër rrugët të keqe, të vjetëra malore për të shkuar në plazhet e Shqipërisë. Ishte e qartë se ndërtimi i një autostrade në të dyja anët do të "kristalizonte një sektor të turizmit gjatë gjithë vitit dhe do të dyfishonte madhësinë e tregut shqiptar", duke u lejuar të dy komuniteteve të racionalizonin bujqësinë. Ndërtimi i anës shqiptare filloi në vitin 2007 dhe ai i anës së Kosovës në vitin 2010. Pasi të dy autostradat u përfunduan përkatësisht në vitet 2010 dhe 2013, kohëzgjatja e udhëtimit është ulur në dy orë e gjysmë ose më pak, nga shtatë që ishte më parë.[7]

Pasi të finalizohet, projekti do të lidhë Detin Adriatik me korridorin pan-evropian X në autostradën E80 pranë fshatit Merdare, midis kufirit Kosovë-Serbi.

Remove ads

Shiko gjithashtu

  • Stampa:Portal Roads

References

Lidhje të jashtme

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads