BBC

From Wikipedia, the free encyclopedia

BBC
Remove ads

British Broadcasting Corporation (shqip: Korporata Transmetuese Britanike), ose shkurt BBC, është një transmetues publik britanik me seli në Londër, Angli. Ai është transmetuesi më i vjetër dhe më i madh lokal dhe ndërkombëtar për nga numri i punonjësve, duke punësuar mbi 21,000 njerëz gjithsej.[2][3][4][5][6][7] I themeluar në vitin 1922, si British Broadcasting Company, ai u shndërrua në korporatë të shtetit me emrin e vet aktual që nga Viti i Ri 1927.[8]

Fakte të shpejta Lloji, Industria ...

BBC-ja u themelua nën një kartë mbretërore,[9] dhe vepron si pjesë e një marrëveshjeje me Sekretarin e Shtetit për Kulturë, Media dhe Sport.[10] Veprimtaria e vet financohet kryesisht prej një tatimi vjetor mbi secilin televizor në çdo shtëpi, kompani apo organizatë në Britaninë e Madhe.[11] Ky tatim vendoset nga Qeveria Britanike, pajtohet nga Parlamenti,[12] dhe përdoret për financimin e shërbimeve radiofonike, televizive, dhe në internet të BBC-së, që mbulojnë kombet dhe rajonet e Mbretërisë së Bashkuar. Nga 1 prilli 2014, ai tatim financon edhe shërbimin BBC World që transmeton në 28 gjuhë dhe ofron shërbime shteruese në TV, radio dhe internet në gjuhët arabe dhe perse. Nga vitet 1940-1967 dhe 1993-2011, BBC-ja ka ofruar shërbim në gjuhën shqipe.[13][14][15]

Remove ads

Shih edhe

Referime

Lidhje të jashtme

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads