Beshar el-Asad
politikan sirian From Wikipedia, the free encyclopedia
Remove ads
Dr. Beshar Hafiz el-Asad (arabisht: بَشَّار حَافِظ الْأَسَد, transliterimi: Baššār Ḥāfiẓ al-ʾAsad; lindur më 11 shtator 1965) ështe ish-presidenti i 19-të i Sirisë që nga 17 korriku 2000 deri më 8 dhjetor 2024. Përveç kësaj, ai ishte komandant i përgjithshëm i Forcave të Armatosura Siriane dhe sekretar rajonal i degës së Partisë Socialiste Arabe Ba'ath në Siri. Babai i tij, Hafiz el-Asad, ishte presidenti i Sirisë para tij, duke shërbyer nga 1971 në 2000.
Remove ads
Lindur dhe rritur në Damask, Beshar el-Asad u diplomua në shkollën mjekësore të Universitetit të Damaskut në vitin 1988 dhe filloi të punonte si mjek në Ushtrinë Siriane. Katër vjet më vonë, ai ndoqi studimet pasuniversitare në Western Eye Hospital në Londër, i specializuar në oftalmologji. Në vitin 1994, pasi vëllai i tij i madh Bassel vdiq në një përplasje makine, Bashar u thirr në Siri për të marrë rolin e Bassel si trashëgimtar.
Shkencëtarët politikë e kanë karakterizuar sundimin e familjes alavitë Asad në Siri si një diktaturë personaliste. Zgjedhjet u mbajtën vetëm në zonat e kontrolluara nga qeveria siriane gjatë luftës civile në vazhdim të vendit dhe u kritikuan nga OKB, opozita siriane dhe vendet perëndimore, ndërsa aleatët e Sirisë, duke përfshirë Iranin, Rusinë dhe Venezuelën, deklaruan se zgjedhjet ishin "të lira dhe të drejta".
Më 8 dhjetor 2024, sundimi i Bashar al-Asad përfundoi pas një ofensive të madhe nga forcat rebele të ndryshme, të cilat morën kontrollin e Damaskut dhe qyteteve të tjera kryesore. Rebelët detyruan Bashar al-Asad të largohej nga vendi, duke shënuar fundin e një dinastie që kishte sunduar Sirinë për më shumë se pesë dekada.[2]
Remove ads
Jeta

Beshar është fëmija e dytë dhe djali i tretë i Hafiz el-Asad dhe Anisa Mahluf. Me vdekejen e Hafiz Asad, në vend të tij e zëvendësoi për një kohë të shkurtër Abdulhalim Haddam. Në vitin 1988 u Diplomua nga Universiteti i Damaskut - dega e mjekësisë. Ka bërë punime për "Sëmundjet e syrit" dhe ka vazhduar shkollimin për këtë degë në Angli.
Me vdekjen e vëllaut Basil Assad në një aksident trafikor u kthye përsëri në Siri, dhe u edukua për tu bërë trashëguesi i babait Hafiz Assad. Ai hyri në akademinë ushtarake, duke marrë përsipër praninë ushtarake siriane në Liban më 1998. Me vdekjen e babait Kryetari i përkohshëm Abdulhalim Haddam më 11 qershor 2006 e solli Beshar el-Asad'in në krye të Forcave të armatosura të Sirisë. Me ndryshimin e nenit të Kushtetutës së Sirisë që e parashikon "Moshën Minimale për të drejtë zgjedhjeje Kryetar" nga mosha 40, në moshën 34 Beshar el-Asad u bë Kryetari i Republikës së Sirisë. Më 17 korrik 2000, Asad u bë president, duke pasuar babanë e tij, i cili vdiq në detyrë një muaj më parë. Pasi që u zgjodh Kryetar, ai vazhdoi traditën e babait të tij në mardhëniet me Izrael'in, dhe nëpër konferenca ndërkombëtare ka bërë fjalime kundër SHBA've dhe Izraelit, që ishte një qëndrim ndryshe nga shtetet tjera Arabe.
Ngjarjet e 11 shtatorit 2001 tensionuan marëdhëniet SHBA-Siri, për arsye se SHBA'të e fajësuan Sirinë për "Mbështetje të Terrorizmit". Marëdhëniet mes SHBA've dhe Sirisë u tensionuan ashpër pas vrasjes së Kryetarit të Liban'it Refik Hariri. SHBA'të në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuar ka dhënë kontribut për kalimin e Rezulutës 1559, ku parashihet që ushtarët Sirian të tërheqen nga Libani. Më 16 korrik 2014, Assad u betua për një mandat tjetër shtatë-vjeçar pasi një tjetër zgjedhje jo-demokratike i dha atij 88.7% të votave.
Remove ads
Lidhje te jashtmë
- Wikimedia Commons has media related to Beshar el-Asad.
Referime
Wikiwand - on
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Remove ads