Esma el-Asad

From Wikipedia, the free encyclopedia

Esma el-Asad
Remove ads

Esma el-Asad (Arabisht: أَسْمَاءُ ٱلْأَسَدِ‎, lindi më 11 gusht 1978) është Zonja e Parë e Sirisë. Ajo ka lindur dhe u rrit në Londër nga prindër sirianë. Ajo është martuar me Presidentin e tanishëm të Sirisë, Beshar el-Asad.

Fakte të shpejta Zonja e Parë e Sirisë, Presidenti ...

Asad u diplomua nga King's College në Londër në vitin 1996 me një diplomë bachelor në shkenca kompjuterike dhe letërsi franceze. Ajo kishte një karrierë në bankën e investimeve dhe ishte vendosur të fillonte një MBAUniversitetin e Harvardit kur u martua me Beshar el-Asadin në dhjetor 2000. Ajo dha dorëheqjen nga puna e saj në bankën e investimeve pas martesës dhe mbeti në Siri, ku tre fëmijët e tyre lindën. Si Zonjë e Parë, ajo luajti një rol të madh në zbatimin e organizatave qeveritare të përfshira në zhvillimin social dhe ekonomik në të gjithë vendin si pjesë e një iniciative reforme e cila u ndal për shkak të shpërthimit të Luftës Civile Siriane.

Si rezultat i Luftës Civile Siriane në vazhdim, një konflikt i cili filloi më 15 mars 2011, Asad është subjekt i sanksioneve ekonomike në lidhje me zyrtarë të nivelit të lartë të qeverisë Siriane, duke e bërë të paligjshme në Bashkimin Evropian t'i sigurojë asaj disa ndihmë materiale, që ajo të marrë produkte të caktuara, dhe duke kufizuar aftësinë e saj për të udhëtuar brenda BE-së.[1]

Remove ads

Jeta e hershme dhe edukimi

Esma Feuaz Ahras lindi më 11 gusht 1975 në Londër nga Fawaz Akhras, një kardiolog në Spitalin Cromwell dhe gruaja e tij Sahar Ahras (mbiemri i vajzërisë Otri), një diplomate në pension që shërbeu si sekretare e parë në Ambasadën Siriane në Londër. Prindërit e saj janë myslimanë suni dhe me origjinë siriane, nga qyteti i Homsit.[2]

Ajo u rrit në Acton, Londër, ku shkoi në Shkollën e Lartë e Kishës Twyford të Anglisë dhe më vonë një shkollë private për vajza, Queen's College, London.[3] Ajo u diplomua nga King's College London në vitin 1996 me një gradë të parë të nivelit Bachelor të Shkencaveshkenca kompjuterike[4] dhe një diplomë në letërsinë franceze. Ajo flet anglisht, arabisht, frëngjisht dhe spanjisht.

Remove ads

Karriera financiare

Pasi u diplomua nga King's College London, ajo filloi të punojë si analiste ekonomike në Deutsche Bank Group në sektorin e menaxhimit të fondeve mbrojtëse me klientë në Evropë dhe Azinë Lindore. Në vitin 1998, ajo u bashkua me sektorin e investimeve bankare të J.P. Morgan ku punoi në një ekip i specializuar në bioteknologji dhe kompani farmaceutike.[5][6] Ajo e vlerëson përvojën e saj bankare duke i dhënë asaj "mendim analitik" dhe një aftësi për të "[kuptuar] anën e biznesit të drejtimit të një kompanie".

Remove ads

Jeta personale

Asad dhe burri i saj kanë tre fëmijë. Fëmija i tyre i parë, një djalë i quajtur Hafiz me emrin e Hafiz el-Asadit, i cili u lind në vitin 2001, dhe u pasua nga vajza e tyre Zein në vitin 2003, dhe djali i tyre i dytë Kerim në vitin 2004.

Më 8 gusht 2018, u njoftua se ajo kishte filluar trajtimin për fazën e hershme të kancerit të gjirit. Më 4 gusht 2019, Assad deklaroi publikisht se ajo është shëruar plotësisht dhe është zyrtarisht pa kancer.[7]

Më 8 mars 2021, gjatë pandemisë COVID-19 në Siri, Asad dhe burri i saj dolën të dy pozitivë për COVID-19, sipas zyrës presidenciale. Ata u raportuan të ishin në gjendje të mirë shëndetësore me "simptoma të vogla".[8] Më 30 mars, u njoftua se të dy ishin shëruar dhe ishin testuar negativisht për sëmundjen.[9]

Referime

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads