Benedikt Dema
From Wikipedia, the free encyclopedia
Remove ads
Benedikt Dema (Shkodër, 28 prill 1904 - 22 mars 1971) ka qenë frat françeskan, arsimtar dhe leksikograf shqiptar.
Biografia
U lind më 28 prill 1904 në Shkodër, i pagëzuar me emrin Mark, i biri i Pjetrit dhe Drande Boriçit.[1] Mësimet fillore i mori në kolegjin françeskan pesëvjeçar në Shkodër. Pasi përfundoi ciklin e ulët të shkollimit, pas dëshirës u regjistrua kandidat për rregulltar i Urdhrit Françeskan. Pas përfundimit të kandidaturës, veshi zhgunin më 12 shtator 1920,[2] kur dhe mori emrin Benedikt.[3]
Rishtarinë e kreu në Rubik të Mirditës, pas një provë njëvjeçare kaloi “kushtet e përkohshme” në Shkodër para Provincialit P. Pal Dodaj, më 13 shtator të vitit 1921, kur mori dhe titullin frat. Më 1924 kreu këndimet për teologji[4] në Universitetin Antonian në Romë.[3] Më 28 prill 1925 dha "kushtet e përjetshme"[3] dhe ë 1928 u shugurua meshtar,[5] më 7 prill në Romë, duke marrë kështu titullin Pater. Më 24 korrik 1937 u diplomua në po të njëjtin universitet.[3]
Prej vitit 1937 deri më 1946 kreu detyrat e udhëheqësit të gazetës “Zâni i Shna Ndout”, nënfletë e "Hyllit të Dritës". Më pas, drejtues dhe profesor i liceut “Illyricum”, si dhe drejtues i shtypshkronjës “Át Gjergj Fishta”. Në detyrën e profesorit të gjimnazit ai hartoi tekstet mësimore për lëndën e matematikës. Në klasat e lalta jepte gjeografinë dhe mësimin e fesë.[3]
Në vitin 1946, pas mbylljes së shkollave françeskane nga regjimi komunist, P. Benedikt Dema jetën në vazhdim e kaloi brenda dyerve të “Kuvendit Françeskan”, mes shërbimeve të meshtarisë dhe studimeve. Vite më vonë, u caktua famullitar në Brigje të Hotit, ku shërbeu prej vitit 1952 gjer më 1962. Periudha e fundme e shërbimit të tij si meshtar i takon famullisë së Bajzës, dhe kjo kohë nga viti 1962 gjer në mbylljen e kishave prej Revolucionit Kulturor më 1967. Ndërroi jetë nga një infeksion në spitalin e Shkodrës më 22 mars 1971.[3][2]
Remove ads
Vepra
Ka qenë autor i shumë artikujve përmbajtësorë për historinë e Kishës Katolike në Shqipëri që u botuan te Hylli i Dritës me nënshkrimet Ben-dea dhe P.B.D.[3] U njoh si organizator i Simpoziumit Shkencor në 1 vjetorin e vdekjes së P. Gjergj Fishtës dhe përgatitës e botues i librit me kumtesa e studime.
Si leksikograf dhe enciklopedist, la në dorëshkrim një vëllim prej 1156 faqesh, pjesa e parë e Fjalorit të shtjelluem të gjuhës shqipe.[6] Punimi i plotë u përgatit në daktiloshkrim prej tij në shtatë vëllime dhe u ruajt në Arkivin Qendror Shtetëror, e para në llojin e vet. Vetë kjo vepër është origjinale në llojin e vet.[3] Pas 1976, vëllimi Mjekí (Mjekësi) i këtij fjalori, hartuar bazuar edhe mbi shënimet e sivëllaut Luigj Bushati, u shfrytëzua nga hetues të regjimit komunist.[7]
Më 2005 fjalori enciklopedik i Demës u botua me titullin "Fjalor fjalësh të rralla të gjuhës shqipe".[8]
Remove ads
Punime
- Nji dorëshkrim i vjetit 1671 mbi Shqypnín, Shkodër, 1930-1932;
- Shqypnija katolike në vjetin 1671, Shkodër, 1933;
- Kontributi i rregulltarve per zhvillimin e kulturës së pergjithët, Shkodër, 1934;
- Shtypi Françeskan në Shqypni, Shkodër, 1941 dhe 1943;
- Paraqitja e gjendjes etnologjike në Balkan, Shkodër, 1943;
- Veprimi letrar i At Gjergj Fishtës, Shkodër, 1943;
- Mesimi i besimit katolik, përkthim nga A. Koenig, Shkodër 1942 dhe 1944;
- Jeta e krishtenë, p. nga P. Pescha, Shkodër, 1941;[9]
Referime
Wikiwand - on
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Remove ads