Organizata Evropiane për Kërkime Bërthamore

From Wikipedia, the free encyclopedia

Organizata Evropiane për Kërkime Bërthamore
Remove ads

Organizata Evropiane për Kërkime Bërthamore (frëngjisht: Organisation européenne pour la recherche nucléaire), e njohur si CERN ( /ˈsɝn/; shqiptimi frëngjisht: [sɛʁn]; rrjedh nga emri "Conseil Européen pour la Recherche Nucléaire"; shih Historia) është një organizatë kërkimore Evropiane që operon me laboratorin e fizikës së grimcave më të madh në botë. I themeluar në vitin 1954, organizata është e bazuar në një periferi në veriperëndim të Gjenevës në kufirin franko-zviceran, dhe ka 22 shtete anëtare. Izraeli është i pari (dhe aktualisht i vetmi) shtet jo-evropian që i është dhënë anëtarësimi i plotë [3].

Fakte të shpejta Formuar më, Selia ...
Remove ads

Historia

Thumb
12 shtetet anëtare themeluese të CERN në vitin 1954[1] (kufij të hartës nga viti 1989)

Konventa për themelimin e CERN u ratifikua më 29 shtator 1954 nga 12 vende të Evropës Perëndimore[1] shkurtesa CERN është për emërtimin "frëngjisht: Conseil Européen pour la Recherche Nucléaire" (Këshilli Evropian për Kërkime Bërthamore), që ishte një këshill i përkohshëm për ndërtimin e laboratorit, i themeluar nga 12 qeveri evropiane në vitin 1952. shkurtesa u mbajt për laboratorin e ri pasi këshilli i përkohshëm u shpërbë, edhe pse në vitin 1954 u ndryshua emri në atë që është aktual Organizata Evropiane për Kërkime Bërthamore (frëngjisht: Organisation Européenne pour la Recherche Nucléaire).[4] Sipas Lew Kowarski, një ish drejtor i CERN-it, kur u ndryshua, shkurtimi i çuditshëm që mund të bëhej ishte OERN, dhe Heisenberg tha se shkutesa mundet "akoma të qëndrojë CERN edhe nëse emri ndryshon".

Kryetari i parë i CERN-it ishte Sir Benjamin Lockspeiser. Drejtori i Përgjithshëm i parë ishte Edoardo Amaldi.

Laboratori ishte i përkushtuar fillimisht për të studiuar bërthamat atomike, por shumë shpejt u aplikua për "fizikën e enregjisë së lartë", i kushtuar kryesisht me studimin e ndërveprimeve midis grimcave subatomike. Për këtë arsye, laborator i drejtuar nga CERN njihet zakonisht si Laborator Evropian për fizikën e grimcave (Laboratoire européen pour la physique des particules), emërtim që i përshkruan më mirë hulumtimet që kryhen atje.

Arritjet shkencore

Disa arritje të rëndësishme në fizikën e grimcave janë bërë përmes eksperimenteve në CERN.

Shkenca kompjuterike

World Wide Web filloi si një projekt i CERN i quajtur ENQUIRE, i inicuar nga Tim Berners-Lee në vitin 1989 dhe Robert Cailliau në vitin 1990 [5]. Berners-Lee dhe Cailliau u nderuan bashkërisht nga Shoqata për Makineritë Kompjuterike në vitin 1995 për kontributin e tyre në zhvillimin e World Wide Web.

Bazuar në konceptin e hypertext-it, projekti kishte për qëllim që të lehtësojë shkëmbimin e informacionit ndërmjet hulumtuesve. Faqja e internetit e parë u aktivizua në vitin 1991. Më 30 prill 1993, CERN njoftoi se World Wide Web do të jetë falas për të gjithë. Një kopje[6] e webfaqes orgjinale të parë, e krijuar nga Berners-Lee, është akoma e publikuar në faqen e internetit të Konsorciumit të World Wide Web, si një dokument historik.

Më shpejt-se-drita anomalia e neutrinove

Remove ads

Pjesëmarrja dhe financimi

Shtetet anëtare dhe buxheti

Thumb
Shtetet anëtare të CERN dhe agjenda aktuale e zgjerimit
  Anëtarët e CERN
  Anëtarësimi në progres
  Kanë deklaruar dëshirë për tu bashkuar

Që nga themelimi i saj nga 12 anëtarë në vitin 1954, CERN ka pranuar rregullisht anëtarë të rinj. Të gjithë anëtarët e rinj kanë mbetur në organizatë që prej anëtarësimit të tyre, me përjashtim të Spanjës dhe Jugosllavisë. Spanja për herë të parë u bashkua CERN-it në vitin 1961, u tërhoq në vitin 1969, dhe u kthye përsëri në vitin 1983. Jugosllavia ishte anëtar themelues i CERN-it, por largua në vitin 1961. Nga 22 anëtarë, 18 janë vende anëtare të Bashkimit Evropian. Zvicra dhe Norvegjia nuk janë. Izraeli u bashkua CERN-it si një anëtar i plotë më 6 janar 2014[7], duke u bërë i pari (dhe aktualisht i vetmi) anëtar jo-evropian [8]. Në qershor 2015, Rumania u bë anëtare e plotë e CERN-it, pas një votimi unanim në favor [9].

Sipas vitit 2014, CERN merr kontributin nga shtetet me një popullsi të përgjithshme prej rreth 517.000.000 persona. Mesatarisht në ato shtete, kontributi për person gjatë vitit 2014 ishte rreth 2.2 franga zvicerane/vit.

Më shumë informacion Shtetet anëtare, Ka marrë statusin ...
  1. Bazuar në popullsinë në vitin 2014.[10]
  2. 12 anëtarët themelues hartuan Konventën për Krijimin e Organizatës Evropiane për Kërkime Bërthamore e cila hyri në fuqi më 29 shtator 1954.[11][12]
  3. Shtete të anëtarësuara became CERN member states upon signing an accession agreement.[13]
  4. Kontributi shtesë prej shteteve kandidatë për pranim dhe anëtarët bashkëpunues.[13]
Më shumë informacion Hartat e historisë së anëtarësimit në CERN ...
Remove ads

Referime

Lidhje të jashtme

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads