David Harbour
aktor amerikan From Wikipedia, the free encyclopedia
Remove ads
David Harbour (lindur më 10 prill, 1975) është një aktor Amerikan që ka performuar në filma, televizion, dhe në teatër. Ai për momentin luan në serialin televiziv të Netflix Stranger Things si personazhi kryesor Shefi i Policisë Jim Hopper.
Remove ads
Jeta e hershme
Harbou shkoi në Byram Hills High School në Armonk, New York bashkë me aktorët e tjerë Sean Maher dhe Eyal Podell.[1] Ai u diplomua nga Dartmouth College në Hanover, New Hampshire në vitin 1997.[2]
Karriera
Harbour e nisi karrierën e tij profesionale në Broadway në vitin 1999 në rigjallërimin e The Rainmaker dhe e bëri debutimin e tij në televizion në vitin 1999 në një episod të Law & Order ("Patsy"), në të cilin luajti një kamarier. Ai u shfaq sërish në vitin 2002 në një episod të Law & Order: Special Victims Unit. Ai luajti rolin e agjentit Roger Anderson të MI6 në serialin televiziv të ABC Pan Am. Në vitin 2005, ai u nominua për një Tony Award për performancën e tij në produksionin e Who's Afraid of Virginia Woolf?
Ai njihet për rolin e tij si agjenti i CIA Gregg Beam në Quantum of Solace, si Shep Campbell në Revolutionary Road, dhe si burimi i informacionit të Russell Crowe në State of Play. Ai gjithashtu u lavdërua për rolin e tij si Paul Devildis në episodin e vitit 2009 të Law & Order: Criminal Intent. Paraqitjet e tij të tjera në filma përfshijnë Brokeback Mountain, The Green Hornet, End of Watch dhe Between Us.
Harbour për momentin luan rolin kryesor të Shefit Jim Hopper në serialin origjinal të Netflix Stranger Things.
Remove ads
Filmografia
Film
Televizion
Teatër
Remove ads
Referime
Wikiwand - on
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Remove ads