Devon
From Wikipedia, the free encyclopedia
Remove ads
Devon (e lindur më 28 mars 1977 në Allentown, Pennsylvania) është aktore pornografike amerikane.
Prapavija
Devon lindi në Allentown, në regjionin Lehigh Valley e Pennsylvania.
Devon përmes audicionit u pranua si kërcimtare amatore në Al Diamond Cabaret (Reading, Pennsylvania), ku ajo fitoi vendin e parë. Ajo vazhdoi të bënte striptis në klub për tre vite me radhë para se të hynte në industrinë pornografike në vitin 1998.[1]
Karriera e aktrimit pornografik
Devon hyri në industrinë pornografike në vitin 1998, kur ajo u paraqit në filmin New Breed.[2] Menjëherë pas këtij filmi ajo shkoi në zyret e Vivid Entertainment dhe tha se dëshironte të bëhej yll. Ata u pajtuan se ajo kishte potencial dhe nënshkruan me të një kontratë që zgjati deri në gusht 2001.[3] Ajo gjithashtu u paraqit në shpërndarje fotosh për revistën Stuff, revistë e meshkujve. Ajo ishte Penthouse Pet e muajit janar 2001.
Pas kontratës me Vivid, Devon nënshkroi kontratë të re me Digital Playground.[4] Në vitin 2004 ajo u paraqit në filmin e parë pornografik WMV-HD DVD të quajtur Island Fever 3, i inçizuar në Tahiti dhe Bora Bora.[5] Devon ka performuar me më shumë se tridhjetë mashkuj dhe skena e parë anale e saj ishte në filmin e vitit 2005 Intoxicated.[6]
Me 31 korrik 2005 ajo u paraqit në seritë HBO, Entourage, duke u paraqitur si vetvetja në epizodin "I Love You Too". Po atë vit, ajo u paraqit në filmin Pirates. Devon gjithashtu u paraqit edhe në Pimp My Ride të MTV-së.
Devon la Digital Playground në shtator 2005. Në janar 2006 ajo nënshkroi kontratë me një kompani të re, Ecstasy Mobile.[7] Në mars 2006, ajo nënshkroi kontratë me Black Kat Productions [8] dhe pastaj foroi kompaninë e saj të produksionit.[9] Në tetor 2006, ajo nënshkroi kontratë me Shane's World për tu paraqitur në skena direkte në filma.[2] Filmi i parë i saj për Shane's World, Devon Does Baja, u lansua në prill 2007. Devon u paraqit edhe në një film tjetër të kësaj kompanie të lansuar me 25 mars 2008, Casey Parker's California Dreamin.[10] Në mars 2008 ajo gjithashtu u paraqit në filmin e New Sensation Milf's Lovin Milf's.[11]
Remove ads
Shpërblime
- Penthouse Pet, January 2001
- AVN's "Best Interactive DVD" 2001 (for Virtual Sex with Devon).
- Empire "Best Interactive DVD" 2001 (for Virtual Sex with Devon).
- AFW "Best Interactive DVD" 2001 (for Virtual Sex with Devon).
- AVN's "Best HD Production" 2005 (for Island Fever 3).
- Nightmoves "Best Video Award" (for Devon Stripped).
Referime
Lidhje të jashtme
Wikiwand - on
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Remove ads