Diktatori

From Wikipedia, the free encyclopedia

Remove ads

Diktator është sundimtari i një vendi (p.sh. absolutist apo autokratik) i cili merr pushtet vetiak absolut. Kur shtetet e tjera e quajnë kreun e një shteti të veçantë diktator, ai shtet quhet diktaturë. Fjala diktator e ka origjinën nga titulli i një gjykatësi në Romën e lashtë të emëruar nga Senati për të sunduar republikën në kohë të jashtëzakonshme.

Ashtu si termi tiran, fillimisht një titull i respektuar në Greqinë e lashtë, dhe në një shkallë më të vogël autokrat, termi diktator përdoret pothuajse ekskluzivisht si një term për një sundimtar shtypës dhe abuziv.

Në përdorimin modern, termi "diktatori" është përdorur zakonisht për të përshkruar një lider, i cili mban dhe abuzon një sasi të jashtëzakonshme të pushtetit personal, veçanërisht kompetenca për të bërë ligje pa përmbajtje efektive nga një kuvend kukull. Diktaturat karakterizohet nga tiparet e mëposhtme: pezullimin e zgjedhjeve ose zhvillimin e zgjedhjeve fiktive ku personat që do të zgjidhen janë paracaktuar, pezullimin e lirive civile, shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme; sundim me dekret, shtypjen dhe eliminimin e kundërshtarëve politikë, lejimin vetëm të një partie politike, dhe propagandimin e kultit të diktatorit.

Termi "diktator" është i krahasueshëm, por jo sinonim me konceptin e lashtë të tiranit. Shumë nga njerëzit që kanë ardhur në pushtet në regjime të tilla si junta ushtarake, shtete një partiake dhe qeveri civile nën sundimin personal, janë përshkruar si diktatorë. Për shembull, Hitleri, Mussolini, Enver Hoxha, Mao Ce Duni dhe Kim Jong-il.

Remove ads

Lista e diktatorëve të kohëve moderne

Thumb
Robert Mugabe i Zimbabves.
Thumb
Josif Stalin
Thumb
Adolf Hitler
Thumb
Benito Mussolini
Thumb
Francisco Franco in 1969.
Thumb
Enver Hoxha
Thumb
Sadam Husein në gjyqin ndaj tij në 2004
Thumb
Muamer al Gadafi
Më shumë informacion Emri, Shteti ...
Remove ads

Shiko edhe

Referimet

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads