Divock Origi
futbollist belg From Wikipedia, the free encyclopedia
Remove ads
Divock Okoth Origi (Anglishtja kenjane: [diˈvɔk ɔˈkɔθ oˈrigi]; lindur më 18 prill 1995) është një futbollist profesionist belg i cili luan si sulmues për klubin italian Milan dhe kombëtaren belge. Ai është djali i ish futbollistit të kombëtares kenjane Mike Origi.
Origi e nisi karrierën e tij në Francë te Lille, duke shënuar gol në debutimin e tij si profesionist në vitin 2013. Një vit e gjysëm më vonë, ai u transferua te Liverpool për 10 milion £, e cila e huazoi mbrapsht te Lille në sezonin 2014–15.
Pasi kaloi një kohë të vështirë te Liverpool për shkak dëmtimesh si dhe një sezon në huazim te VfL Wolfsburg, Origi dha një kontribut vendimtar për klubin në sezonin 2018–19. Pasi shënoi golin e fitores në derbin e Merseyside kundër Evertonit në minutën e gjashtë të kohës shtesë, Origi shënoi një dopietë në ndeshjen e kthimit të gjysëm-finales së Ligës së Kampioneve kundër Barcelonës për të dërguar Liverpoolin në finale me rezultatin e përgjithshëm 4–3. Ai shënoi edhe në finalen e fituar kundër Tottenham Hotspurs me rezultatin 2–0.[5]
Origi bëri debutimin e tij ndërkombëtar me Belgjikën në vitin 2014, dhe ishte pjesë e skuadrës që luajti në FIFA Kupën e Botës në të njëjtin vit. Në atë turnament, ai u bë lojtari më i ri që shënon për Belgjikën.
Remove ads
Karriera me klube
Vitet e hershme
Origi e nisi karrierën e tij futbollistike në akademinë e të rinjëve të Genk, ku ai qëndroi për nëntë vite para se të kalonte te Lille në maj 2010, në moshën 15 vjeç, pasi refuzoi një kalim të mundshëm te Manchester United.[6]
Lille
Më 24 janar 2013, Origi ishte një zëvëndësim i papërdorur në fitoren 3–1 të Lille si vizitor kundër Plabennec në një ndeshje të Coupe de France në sezonin 2012–13.[7] Nëntë ditë më vonë, ai shënoi në debutimin e tij zyrtar me ekipin e parë të Lille, ku ai u aktivizua në minutën e 69të të ndeshjes kundër Troyes dhe shënoi për të barazuar rezultatin.[8][9]
Liverpool
Më 29 korrik 2014, Liverpool i Premier Ligës njoftuan transferimin e Origit për 10 milion £. Lojtari firmosi një kontratë pesë-vjeçare por u huazua menjëherë mbrapsht te Lille për sezonin 2014–15.[10][11]
Sezoni 2014–15: Huazimi te Lille
Në ndeshjen e parë pas rikthimi te Lille, Origi shënoi golin e parë të sezonit të ri të Ligue 1 me penallti kundër Caen për t'i siguruar ekipit të tij një fitore 1–0. Ai e fitoi penalltinë pasi u hodhë në zonë nga mbrojtësi Dennis Appiah, i cili u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtari rreth minutës së 70të.[12]
Më 11 dhjetor 2014, gjatë kohës që Lille po humbiste 3–0 në shtëpi kundër VfL Wolfsburg dhe ishte drejt eliminimit nga faza e grupeve të Ligës së Evropës, Origi humbi një penallti që u prit nga Diego Benaglio.[13] Më 15 mars 2015, Origi shënoi një tregolësh në fitoren 3–0 në kampionat të Lilles kundër Rennes.[14][15]
Sezoni 2015–16

Më 11 korrik 2015, Origi ishte pjesë e ekipit të Liverpoolit prej 30 lojtarësh që do të merrnin pjesë në turin para-sezonal në Tailandë, Australi dhe Malajzi. Në debutimin e tij jo-zyrtar për Liverpoolin në një ndeshje miqësore kundër Thai All-Stars më 14 korrik, Origi shënoi një nga golat e fitores 4–0.[16]
Ai bëri debutimin e tij kompetitiv me ekipin më 12 shtator, duke luajtur si zëvëndësues në 16 minutat e fundit në vend të Danny Ings kundër Manchester United; Liverpool u mposht 3–1.[17] Origi shënoi golat e parë për klubin më 2 dhjetor, një tregolësh në fitoren 6–1 kundër Southampton në çerek-finalen e Kupës së Ligës.[18] Njëmbëdhjetë ditë më pas, ai shënoi golin e parë në Premier Ligë, një gol në kohën shtesë të barazimit 2–2 kundër West Bromwich Albion në Anfield, ku ai hyri si zëvëndësues në minutën e 79të në vend të Dejan Lovren.[19] Më 14 shkurt, ai shënoi golin e dytë në kampionat në fitoren tenistike 6–0 kundër Aston Villës, vetëm 27 sekonda pasi kishte hyrë si zëvëndësues në pjesën e dytë në vend të Daniel Sturridge; ishte goli më i shpejtë i shënuar nga një lojtar zëvëndësues në kampionat në atë sezon.[20]
Më 7 prill 2016, trajneri i ekipit Jürgen Klopp vendosi Origin titullar në vend të Sturridge (sulmuesi titullar i ekipit) për ndeshjen çerek-finale të Ligës së Evropës kundër Borussia Dortmund, ish ekipi i Klopp. Ai e shpërbleu besimin e gjermanit duke shënuar gol në barazimin 1–1 si vizitor. Tre ditë më pas, ai shënoi edhe dy gola të tjerë në fitoren 4–1 kundër Stoke City pasi ishte aktivizuar sërisht si zëvëndësues në fillim të pjesës së dytë në vend të Sheyi Ojo.
Sezoni 2016–17
Origi e shpenzoi shumicën e sezonit 2016–17 duke u aktivizuar si zëvëndësues në ndeshjet e kampionat dhe duke qënë titullar në ndeshjet e kupave. Ai shënoi golin e parë më 23 gusht 2016 në fitoren 5–0 kundër Burton Albion në Kupën EFL.[21] Goli i parë në Premier Ligë për sezonin e ri erdhi më 26 nëntor, duke shënuar të parin e fitores 2–0 kundër Sunderland pasi më parë kishte zëvëndësues të dëmtuarin Philippe Coutinho.[22]
Sezoni 2017–18: Huazimi te VfL Wolfsburg
Më 31 gusht 2017, klubi i Bundesligës VfL Wolfsburg njoftoi transferimin e Origit në formë huazimi për një sezon.[23] Ai shënoi gjashtë gola gjatë sezonit të tij në Gjermani.
Sezoni 2018–19: Rikthimi te Liverpool
Më 2 dhjetor 2018, Origi shënoi golin e parë të sezonit në derbin kundër rivalëve të qytetit Everton, të cilën Liverpool e fitoi 1–0. Ai hyri si zëvëndësues i Roberto Firminos në minutën e 84të dhe shënoi me kokë në minutën e 96të, duke përfituar nga gabimi i portierit kundërshtar Jordan Pickford.[24] Më 4 maj, duke luajtur në vend të të dëmtuarit Mohamed Salah, Origi shënoi golin e tretë të fitores 3–2 kundër Newcastle, duke e mbajtur ende në garë ekipin për titullin e Premier Ligës.[25] Origi shënoi golat e parë në UEFA Ligën e Kampioneve tre ditë më pas, duke shënuar një dopietë në ndeshjen e kthimit të gjysëm-finales së Ligës së Kampioneve kundër Barcelonës; ai shënoi golin e katërt dhe vendimtar që i hapi rrugë fitores 4–0 të Liverpoolit dhe kalimit në finale me rezultatin e përgjithshëm 4–3.[26] Në finalen e luajtur më 1 qershor, Origi shënoi të dytin e fitores 2–0 kundër Tottenham, duke i dhënë Liverpoolit suksesin e parë evropian pas 14 vitesh.[5]
2019–22: Sezonet e fundit dhe largimi
Më korrik 2019, Origi firmosi një kontratë afatgjate me Liverpoolin.[27] Më 30 tetor, Origi shënoi dy gola, përfshirë një me rrofeshatë, në ndeshjen e Kupës së Ligës kundër Arsenalit; koha e rregullt dhe shtesa u mbyllën në barazim 5–5 dhe më pas Liverpooli fitoi me penallti.[28] Më 4 dhjetor, Origi shënoi një tjetër dopietë, këtë herë në fitoren 5–2 kundër ekipit rival Evertonit në kampionat; kjo ishte ndeshja e 32të pa humbje për Liverpoolin, një rekord.[29]
Origi luajti 17 ndeshje dhe shënoi një gol gjatë sezonit 2020–21. Goli i tij i dytë për sezonin 2021–22 erdhi me një "gjuajtje akrepi" në fitoren 2–0 kundër Preston në Kupën Carabao më 27 tetor.[30] Dy muaj më pas, Origi shënoi golin e fitores në suksesin 2–1 kundër Milanit në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, duke ndihmuar Liverpoolin të bëhej ekipi i parë anglez që i fitonte të gjashta ndeshjet e fazës së grupeve.[31]
Në qershor 2022, Liverpooli konfirmoi se Origi do të largohej nga klubi në përfundim të sezonit.[32]
Milan
Më 5 korrik 2022, Origi firmosi një kontratë me klubin italian Milan deri në qershor 2026.[33][34]
Më 1 shtator 2023, Origi u transferua te Nottingham Forest në Angli në formë huazimi për një sezon me të drejtë blerje.[35]
Remove ads
Karriera ndërkombëtare
Origi ka përfaqsuar Belgjikës në ekipet e moshave nën-15, -16, -17, -19 dhe -21. Ai shënoi dhjetë herë me ekipin nën-19, me të parin që erdhi në kualifikueset e UEFA Kampionatit Evropian nën-19 2013 kundër Bjellorusisë më 12 tetor 2012.
Federata Kenjane e Futbollit shfaqi interes për të marrë Origin në Kombëtaren kenjane të të rriturve në të ardhmen.[36] Megjithatë, në maj 2014, trajneri i Belgjikës Marc Wilmots njoftoi se Origi do të ishte një nga 23 lojtarët që do të luanin në FIFA Kupën e Botës 2014.[37]
Ai u aktivizua në minutën e 58të në vend të Romelu Lukakut në ndeshjen e parë të Grupit H kundër Algjerisë në Belo Horizonte më 17 qershor. Në ndeshjen e dytë të grupit, pasi zëvëndësoi Lukakun sërisht, Origi shënoi golin e parë me kombëtaren dhe të fitores në minutën e 88të kundër Rusisë, duke kualifikuar djajtë e kuq në fazën me eliminim direkt.[38] Duke bërë këtë gjë, në moshën 19 vjeç, 2 muaj dhe 4 ditë, ai u bë golashënuesi më i ri i turnamentit (deri sa Julian Green i Shteteve të Bashkura shënoi pikërisht kundër Belgjikës në ndeshjen e raundit të 16-tave), golashënuesi më i ri i Belgjikës dhe lojtari i parë me origjinë kenjane që shënon në një Kupë Bote.[39] Si shpërblim për paraqitjet e tij, Origi u emërua talenti i vitit në ceremoninë e çmimeve Sportisti Belg i Vitit.[40]
Origi shënoi një gol gjatë fushatës së suksesshme të Belgjikës në kualifikueset e UEFA Euro 2016, të katërtin e fitores 6–0 kundër Andorrës në tetor 2014.[41] Ai u përfshi në ekip për turnamentin final,[42] por nuk u thirr për Kupën e Botës 2018.
Remove ads
Jeta personale
Origi u lind në Ostend dhe u rrit në Houthalen-Oost.[43] Ai ka lindur në një familje futbollistësh. Babai i tij, Mike Origi, luajti me KV Oostende dhe Genk në kohën që Divock lindi, si dhe me kombëtaren kenjane. Xhaxhai i tij, Austin Oduor, luajti me Gor Mahia në Premier Ligën Kenjane kurse xhaxhallarët e tjerë të tij, Gerald dhe Anthony, luajtën për Tusker.[44] Kushuriri i tij, Arnold Origi, është gjithashtu futbollist profesionist i cili ka luajtur disa ndeshje me kombëtaren kenjane si portier. Familja Origi është me origjinë nga grupi i njerzve Lao të Kenjas.[45]
Më 25 qershor 2014, një delfin i vogël në parkun ujor Boudewijn në Bruges u pagëzua "Origi" në nder të sulmuesit për golin e fitores që shënoi kundër Rusisë në Kupën e Botës 2014.[46][47]
Statistikat e karrierës
Klubet
- Përditësuar më 1 qershor 2019[48]
- Ndeshje në UEFA Ligën e Evropës
- Ndeshje në UEFA Ligën e Kampioneve
Kombëtarja
- Ndeshja miqësore kundër Luksemburgut më 26 maj 2014 nuk njihet nga FIFA për shkak të tejkalimit të numrit të zëvëndësimeve.
Golat me kombëtaren
- Përditësuar më 1 shtator 2016. Rezultatet e Belgjikës të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Origi.[51]
Remove ads
Trofe
Klube
- Liverpool
- UEFA Liga e Kampioneve: 2018–19
- Kupa e Ligës finalist: 2015–16
- UEFA Liga e Evropës finalist: 2015–16
Individuale
- Talenti belg më premtues i vitit: 2014[52]
Referime
Lidhje të jashtme
Wikiwand - on
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Remove ads