Dymali

From Wikipedia, the free encyclopedia

Dymali
Remove ads

Dymali (greqisht Ερεικούσσα/Erikusa, italisht Merlera) është një ishull grek në detin Jon pranë Korfuzit. Ka më pak se 500 banorë (2011) dhe një sipërfaqe prej 3,7 km².

Thumb
Dymali nga lart

Emri

Erikusa është emri grek për ishullin. Në shqip quhet Dymal se nga Himara duken dy majat kodrinore të ishullit: Gritsiatika dhe Nikolaitika.[1]

Gjeografia

Dymali ndodhet në detin Jon, përballë Himarës dhe në veriperëndim të Korfuzit. Ndodhet 14 milje detare larg nga bregu i Himarës. Rreth 6,6 milje detare në perëndim të Dymalit ndodhet ishulli i Strakënasë.

Dymali ka dy plazhe: plazhin Porto te porti dhe plazhin ranor Bragjini në skajin lindor. Emri i këtij plazhi lidhet me fisin Bragjinaj që mërguan në Dymal nga Qeparoi.

Historia

Dymali, bashkë me Strakënanë, gjatë kohës së Perandorisë Osmane shpesh u bënë shtrehë të familjeve të arratisura nga Piluri (pas 1650), Qeparoi dhe Kallarati.[2][3] Fisi Bragjinaj nga Qeparoi mërgoi drejt Dymalit për shkak të konflikteve ndërfisnore me fshatrat Borsh dhe Kuç.[4]

Vendbanimet

Lagjet janë: Dendra, Gjitonia, Paliokaliva, Porta, Soukia dhe Tandoulis.

Shih edhe

Libra

  • Jorgo Dhrami (2015). Bragjinajt e Qeparoit.

Referime

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads