Edi Shukriu

From Wikipedia, the free encyclopedia

Remove ads

Edi Shukriu (1950–2023) ishte një figurë shumëdimensionale, arkeologe, historiane, shkrimtare dhe akademike e dalluar kosovare. Angazhimi i saj në fusha të ndryshme shkencore dhe shoqërore la një ndikim të thellë në peizazhin historik dhe akademik të Kosovës.

Arsimimi dhe rrugëtimi akademik

Fakte të shpejta Lindi, Vdiq ...

Edi Shukriu u lind në Prizren (1950). Shkollimin fillor e të mesëm i kreu në vendlindje, ndërsa studimet bazike për arkeologji në Universitetin e Beogradit (1972). Magjistroi në Universitetin e Beogradit (1979) dhe doktoroi në Universitetin e Prishtinës (1990). Punoi në Muzeun e Kosovës (1974-1979) dhe nga viti 1979 në Universitetin e Prishtinës, duke ligjëruar lëndë në nivelin BA në Degën e Historisë dhe Arkeologjisë, si; Historia e Lindjes së Lashtë, Historia e Greqisë dhe Romës (më parë Histori e Kohës së Vjetër), ndërsa në nivelin Master ajo ligjëroi lëndën Menaxhimi i Trashëgimisë Kulturore.

Ajo ishte themeluese e Grupit të Arkeologëve të Rinj “Shtjefën Gjeçovi” të Universitetit të Prishtinës (1986-1990), duke organizuar ekspedita arkeologjike dhe ekspozita tematike në Koleksionin Arkeologjik të Fakultetit Filozofik.[1] Ajo ishte themeluese e Degës së Antropologjisë në Fakultetin Filozofik, me Drejtimet Antropologji Kulturore dhe Arkeologji, ku ligjëroi lëndët Histori e Qytetërimeve, Histori Antike, Arkeologji e Kohës së Gurit dhe Arkeologji Dardane. Ajo ishte Kryetare e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore (2009-2012), anëtare dhe më pas Nënkryetare e PEN Qendrës së Kosovës (2009-2018) dhe anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës (1973). Në vitin 2012 u zgjodh anëtare korrespondente e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe në vitin 2020 anëtare e rregullt e saj. Nga viti 2014 ishte anëtare e Akademisë Europiane të Shkencave dhe të Arteve në Salzburg.[2] University of Iowa, në ShBA, konsideron Edi Shukriun si njërën nga femrat e para kosovare që botoi poezi në gjuhën shqipe.[3]

Remove ads

Veprimtaria shkencore dhe profesionale

Veprimtarinë shkencore dhe profesionale e përqendroi në hulumtimet arkeologjike dhe të historisë antike, në mbrojtjen e integruar të trashëgimisë kulturore dhe prezantimit të trashëgimisë kulturore brenda dhe jashtë vendit, të menaxhimit dhe të shfrytëzimit të saj për zhvillime shoqërore dhe ekonomike. Ajo udhëhoqi hulumtimet arkeologjike në Vërmicë (1974-1975), Gjonaj (1975), tumat e Porodimes, tumën e  Komoranit (1974) dhe të Cernicës te Ulpiana (1987), Kalanë e Veletinit (1986), Gradishën e Vlashnjës (2002) dhe në Ulpianën antike, si hulumtim i parë me bashkëpunim ndërkombëtar në kuadër të kurseve të Universitetit Veror të UP (2006-2010).

Ishte pjesë e ekipit të hulumtimeve në Kalanë e Prizrenit, Glladnicë te Graçanica, Bajë të Pejës, Romajë dhe Gadime të Epërme. Evidentoi vendbanimet e fortifikuara në Strezovc, Marec, Gushicë, Vuçak, Godanc, Korishë, Batushë, Harilaç etj. Në kuadër të bashkëpunimit me Këshillin e Europës përgatiti Preliminary Technical Assessments vijues: Kalaja Fortress, Prizren (2005); Hamam of Gazi Mehmet Pasha, Prizren (2005), Complex Haxhi Zeka Mill, Peja (2007); Municipium of Ulpiana (2006).[2] Ekspertiza e saj në qytetërimet e lashta dhe përkushtimi i saj në ruajtjen e vendeve dhe objektevehistorike ishte e jashtëzakonshme.[4]

Remove ads

Angazhimi i saj politik dhe shoqëror

Krahas veprimtarisë së saj akademike, Edi Shukriu ka pasur një rol të rëndësishëm si aktiviste në procesin e shtetndërtimit në Kosovë, në avancimin e proceseve demokratike, në fuqizimin e pjesëmarrjes së grave në vendimmarrje dhe në promovimin e barazisë gjinore në jetën publike.[5] Veproi në Ministrinë e Punëve të Jashtme (1991-1998) dhe ishte deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës (1992-1998), ku veproi si anëtare e Komisionit për Kulturë, Komisonit për Arsim dhe në Komisionin për Punë të Jashtme.

Bashkëthemeloi Forumin e Gruas të LDK-së (1990) dhe ishte kryetare e Forumit (1995-2000). Organizoi dhe udhëhoqi demostrata të grave kundër regjimit serb si; “Marshi në Drenicë me bukë” (ideatore, 16.3.1998), Ndarja Paqësore (1999), Stop holokausti (1999), Demostratat e grave pas vrasjes së studentit Daci (1997) etj. Ideoi dhe organizoi aksionin e Forumit të Gruas të LDK-së: Çdo ditë – dy orë mësim (tetor 1991-janar 1992) që ishte nismë për organizimin e shkollimit paralel në Kosovë në shtëpi private. Pas përfundimit të luftës në Kosovë, ajo u caktua Bashkëdrejtuese e Departamentit të Kulturës-UNMIK (2000-2001) dhe ishte deputete e Kuvendit të Kosovës (2002-2004), ku kryesoi Komisionin për Kulturë. Ajo inicioi themelimin e Operas dhe Baletit të Kosovës, krijoi bërthamën e Filharmonisë së Kosovës, mbështeti vazhdimin e punës së Baletit të Kosovës (2000), si  dhe inicoi themelimin e Institutit Arkeologjik të Kosovës (2000). Ajo bashkëthemeloi partinë Alternativa Demokratike e Kosovës (2004-2013).[2]

Zhvillim bashkëpunimesh dhe pjesëmarrje në konferenca

Edi Shukriu ka shërbyer si Shkencëtare Vizituese në Universitetin e Vjenës (2001) dhe në Universitetin e Harvardit (2002), dhe ka marrë pjesë në një sërë konferencash shkencore ndërkombëtare, si: Archaeological Heritage of Kosova and Newest Discoveries në Universitetin e Iowa-s (SHBA, 2005), Reconfiguring Prehistoric Figurines (Norwich, MB, 2006), Congress of Prehistoric and Protohistoric Sciences (Lisbonë, 2006) Formazione in Scambio Italia/Kosovo per uno sviluppo in partnership (Romë, 2009). Ajo ka realizuar bashkëpunime me një sërë universitetesh dhe institucione ndërkombëtare, si University of Iowa, Iowa City (ShBA) – në bazë të një memorandumi bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës (nënshkruar më 2007 dhe i rinovuar më 2011), si dhe me International Union for Prehistoric and Protohistoric Sciences, Sainsbury Institute for the Study of Japanese Arts and Cultures (MB), Universitetin Pierre Mendès France dhe Université de Lyon 2 (Francë), Cultural Heritage without Borders (CHwB), Institutin Arkeologjik të Shqipërisë, Universitetin e Antwerpit (Belgjikë), Universitetin e Oksfordit (Angli).                           

Ajo mori pjesë në forume të rëndësishme politike ndërkombëtare, si Konferenca Botërore e Gruas në Pekin (1995), Samiti i Ushqimit në Romë (1996), Habitat II në Stamboll (1996), programi UNESCO-National Schools në Jakutsk (1996), Give the Chance to Peace – Women Speak on Balkans në Bruksel (1996), konferenca The Promotion of Women’s Participation in Society e ODIHR në Varshavë (1997), konferenca ndërkombëtare e ekspertëve të UNESCO-s The Future of Self Determination në Barcelonë (1998), Konferenca mbi Globalizimin në Santiago de Compostela (1998), Asambleja e NATO-s në Barcelonë (1998Kongresi i XIV-të i Partisë Popullore Evropiane në Berlin (2001), ndër të tjera.                           

Si shkrimtare, ajo ka qenë pjesë e takimeve dhe festivaleve letrare ndërkombëtare, si International Writing Program në Universitetin e Iowa-s (2005), Forum Tomiza (Slloveni-Kroaci-Itali, 2008 dhe 2009), si dhe Voix Vives International Poetry Festival në Sète, Francë (2010, 2015) dhe Al Jadida, Marok (2013).[2] Edi Shukriu ka një bibliografi të pasur me botime monografike dhe studime në fushën e arkeologjisë dhe historisë, pastaj vepra letrare, poezi, prozë dhe dramë.[1]

Remove ads

Dekorata

Për arritje të larta jetësore në fushën e trashëgimisë kulturore është vlerësuar me; Çmimin "Dea Dardanicae" të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (2017), me çmimin letrar "Beqir Musliu" (2019), me çmimin e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës për librin me poezi "Nënqielli" (1990), si dhe me çmimin për librin shkencor të vitit Dardania Paraurbane nga Dukagjini (1996).[6]

Veprimtaritë kryesore

Botime shkencore:

  • 2021 - Dardanska božica – Dea Dardanicae, Društvo albanskih umjetnika Hrvatske-Dea, Zagreb
  • 2018 - Fjalori Enciklopedik i Kosovës, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë (35 zëra).
  • 2017 - Lindja e Lashtë, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina|”, Prishtinë.
  • 2016 - Studime për Dardaninë, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë.
  • 2014 - Hyjnesha dardane – Dea dardanica, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë.
  • 2004 - Ancient Kosova, Museum of Kosova, Ministry of Education, Science and Technology, Lumi, Prishtina.
  • 1996 - Dardania paraurbane, Dukagjini, Prishtinë (Çmimi për librin shkencor të vitit 1996).
  • 1995 - Historia e Kohës së Vjetër – Lindja e Lashtë, Krushë e Madhe.  

Botime letrare:

  • 2015 - Pasqyra e thyer, Koha, Prishtinë (roman).
  • 2003 - Gratë e shquara shqiptare, Teuta, Prishtinë (Ribotim me plotësime i v. 2000).
  • 1990 - Nënqielli, Rilindja, Prishtinë (poezi, Çmimi i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës).
  • 1986 -  Kthimi i Euridikës, Rilindja Prishtinë (dramë).

Artikuj shkencor:

  • 2022 - Valva aortale simbol dardan i përjetësisë, Studime Shoqërore 9, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë.
  • 2018 - Hyjnesha Dardane, Iliria dhe Ilirët, Konferencë Shkencore Ndërkombëtare 2009 - Universiteti Iliria, Prishtinë, ff. 49-60.
  • 2014 - Gërmimet e Universitetit të Prishtinës në Ulpianë, Gërmime dhe studime arkeologjike në Kosovë 2000-2012, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, ff. 263-283.
  • 2012 - Rrënjët historike të Kosovës, Tempulli i dijes (1970-2012), Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, ff. 11-20.
  • 2011 - Parahistoria dhe antika e Kosovës, Kosova, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, ff. 169-177.
  • 2010 - Two Labyrinths and Dardanian, Greek and Roman Relations, Cinquième colloque sur l’Illyrie méridionale et l’Epire dans l’antiquité, Universite Pierre Mendes France, Grenoble 2008, Volume II, CRHIPA- De Boccard, Paris, pp. 571-575.
  • 2005 - Books, Men and Women: Writing and Gender, Public City Library, Iowa City.
  • 2003 - Paläochristliche Lampen aus dem antiken Dardania, Mitteilungen zur Christlichen Archaologue, Osterreichische Akademie der Wissenschaften, Philosophisch-Historische Klasse, Wiena, pp. 19-23.
  • 2001 - Pozita aktuale e shkencës së arkeologjisë në Kosovë, Studime, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, Prishtinë, ff. 39-43.
  • 1993 - The Kosova Issue – A Historic and Curent Problem, Tirana, pp. 15-19.
  • 1990 - Kulti i diellit te Dardanët, Studimi etnografik i ndryshimeve bashkëkohore në kulturën e popullit shqiptar, Instituti Albanologjik, Prishtinë, ff. 103-112.

Koautore:

  • 1995 - Kosova, National Report, Women’s IV World Conference, Bejing.
  • 1996 - Kosova, the Hungry Future, Food Summit, Rome.
  • 1998 - Kosova – milli rapor, Kosova sorunu, Istambul.

Video-dokumentarë:

  • 1995 - Prevent the War in Kosova.
  • 2010 - Ulpiana antike.[2]
Remove ads

Trashëgimia

Edi Shukriu mbetet një figurë e dalluar kontributdhënëse në shkencë, art dhe politikë. Trashëgimia e saj është e strukturuar rreth tre shtyllave thelbësore; pionere në arkeologjinë shqiptare, ndërtimit të një identiteti historik dhe kulturor të shqiptarëve të bazuar mbi trashëgiminë ilire, si dhe përfshirjen aktive në diskurset politike dhe shoqërore për emancipim kulturor e gjinor.

Ndërthurrja e dijes shkencore dhe artistike me angazhimin shoqëror është trashëgimi me ndikim sot.

Remove ads

Referime

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads