Eduard Halimi

politikan shqiptar From Wikipedia, the free encyclopedia

Remove ads

Eduard Halimi është politikan shqiptar, deputet i Partisë DemokratikeKuvendin e Shqipërisë.[1][2]

Fakte të shpejta Deputet i Kuvendit të Shqipërisë, Ministër i Drejtësisë ...
Remove ads

Biografia

Eduard Halimi ka lindur në Korçë8 dhjetor 1972. Ai është i martuar dhe ka dy vajza, Nikol dhe Elen. Halimi vazhdoi Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës në vtet 1991-1995 nga ku u diplomua për drejtësi. Në vitet 1995-1997 kreu Akademinë e Policisë dhe në vtet 1997-2000 kreu Shkollën e Magjistraturës dhe mori titullin “Magjistrat”. Ka ushtruar profesionin e avokatit deri në vitin 2005 dhe është zgjedhur si ekspert i komisioneve hetimore parlamentare, prej vitit 2002 deri në 2005. Në tetor të vitit 2005 është emeruar Zëvëndësministër i Drejtësisë duke e ushtruar detyrën deri ne emërimin Avokat i Përgjithshëm i Shtetit, në vitin 2008. Në vitin 2007 është zgjedhur Anëtar i Këshillit Bashkiak Tiranë. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 u zgjodh Deputet i Partisë Demokratike për qarkun DurrësKuvendin e Shqipërisë dhe ushtroi edhe funksionin e Sekretarit të Komisionit të Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 u rizgjodh Deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë në Kuvendin e Shqipërisë. Eduard Halimi ka qënë Nënkryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Shqipërisë, deri në vitin 2017. Ai u rizgjodh Deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë në Kuvendin e Shqipërisë në zgjedhjet e vitit 2017. Ai ishte nënkryetar i Komisionit të Ligjeve deri në vitin 2018. Në shkurt te vitin 2018 ai dorëzoi mandatin e deputetit. Ai është avokat dhe drejton studion Ligjore "Halimi Law and Tax" (www.halimi.al)

Remove ads

Shiko edhe

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Shqipërisë 2009-2013

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Shqipërisë 2013-2017

Lista e deputetëve të Legjislaturës VIII të Kuvendit të Shqipërisë

Shënime

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads