Emma Mackey
aktore From Wikipedia, the free encyclopedia
Remove ads
Emma Margaret Marie Tachard-Mackey është një aktore Franko-Britanike. Ajo njihet më shumë për rolin e Maeve Wiley në serialin origjinal të Netflix Sex Education.
Biografia
Emma Tachard-Mackey u lind në Le Mans, Francë, nga një baba francez dhe një mama britanike. I ati i saj, Philippe, është një drejtor shkolle. Mamaja, Rachel, është vullnetare në një shoqatë bamirësie. Emma u rrit në Sablé-sur-Sarthe dhe mbaroi gjimnazin në vitin 2013. Ajo u shpërngul në Britaninë e Madhe kur ishte 17 vjeç, dhe më vonë vazhdoi universitetin në University of Leeds.[1]
Karriera
Mackey luan përkrah Asa Butterfield, Gillian Anderson dhe Ncuti Gatwa në serialin komedi-dramë të Netflix Sex Education.[2][3] Personazhi i saj, Maeve Wiley, është një "vajzë e keqe" mendjemprehtë me tru biznesi e cila i mbush mendjen një shoku shkolle që të nisin një biznes nëntokësor për terapi seksi në shkollën e tyre.[4][5] Sex Education është roli i parë i Mackey në një serial madhor televiziv. Ajo ka marrë kritika të mira për performancën e saj.[6]
Remove ads
Filmografia
Televizion
Referime
Wikiwand - on
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Remove ads