UEFA Euro 2016
From Wikipedia, the free encyclopedia
Remove ads
Kampionati Evropian UEFA 2016, zakonisht i referohemi si UEFA Euro 2016 ose edhe më thjeshtë Euro 2016, do të jetë Kampionati Evropian i 15-të për ekipet kombëtare të futbollit të meshkujve i organizuan nga UEFA. EURO 2016 është planifikuar të mbahet në Francë nga 10 qershor deri 10 korrik 2016 [4][5].
Për herë të parë, turneu final i Kampionatit Evropian do të përbëhet nga 24 ekipe, duke u zgjeruar nga formati me 16-ekipe që është përdorur nga viti 1996 [6].
Nën këtë format të ri, finalistët do të konkurrojnë në fazën e grupeve që përbëhet nga gjashtë grupe me nga katër ekipe, e ndjekur nga faza me eliminime që përfshinë tre raunde dhe finalja. Si mikpritës, Franca kualifikohet automatikisht, ndërsa 53 ekipet e tjera kombëtare do të konkurrojnë në fazën kualifikuese, nga shtatori 2014 deri në nëntor 2015, për të siguruar 23 vendet e mbetura. Në mesin e këtyre ekipeve është edhe ekipi kampion i europianit të kaluar kombëtarja e Spanjës, dhe për herë të parë që nga themelimi i UEFA-s, ekipi i kombëtares të Gjibraltarit.
Franca u zgjodh si vendi pritës 28 maj 2010, mbas procesit përzgjedhjes në të cilin ata fituan të drejtën e vendit pritës të kampionatit evropian kundrejt dy konkurentëve, Italisë dhe Turqisë [7][8]. Ndeshjet do të luhen në dhjetë stadium në dhjetë qytete: Bordeaux, Lens, Lille, Lyon, Marseille, Nice, Paris, Saint-Denis, St-Etienne, dhe Toulouse. Kjo do të jetë hera e tretë që Franca është pritëse e këtij turneu, pas turneut inaugurues të vitit 1960 dhe 1984. Kombëtarja franceze e ka fituar kampionatin evropian dy herë: në vitin 1984 dhe 2000.
Fituesi, Portugalia, fitoi të drejtën për të garuar në Kupën e Konfederatave 2017 në Rusi.[9]
Remove ads
Procesi i zgjedhjes të vendit pritës
Katër kërkesa për organizim të kampionatit erdhën para afatit të fundit, në 9 mars të vitit 2009 të cilat ishin Franca, Italia dhe Turqia me kërkesë që ta organizojnë të vetme, plus Norvegjia dhe Suedia me një kërkesë që ta organizojnë të dyja.[10] Norvegjia dhe Suedia përfundimisht e tërhoqën kërkesën e tyre në dhjetor 2009.[11]
Vendi organizator u zgjodh më 28 maj 2010.[12]
- Rezultati i votimit
- Raundi 1: Secilin nga trembëdhjetë anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s rendit e 3 ofertat, në vend të parë, të dytë, dhe të tretë. Rënditja në vend të parë merr 5 pikë, vendi i dytë 2 pikë, dhe vendi i tretë 1 pikë.
- Raundi 2: Trembëdhjetë anëtarët e njëjtë të Komitetit Ekzekutiv votojnë për njërin nga dy finalistët.
Remove ads
Kualifikimi
- Artikulli kryesor: Eliminatoret e Kampionatit Evropian të Futbollit 2016
Shorti i eliminatoreve u hodh në Palais des Congres Acropolis në Nice, më 23 shkurt 2014,[5] me ndeshjet e para që dë të fillojnë të luhen nga shtatori 2014[4].
Gjithsej 53 ekipe do të konkurrojnë për 23 vende në turneun final dhe të bashkohen me Francën, e cila është e kualifikuar automatikisht si organizatore. Gjibraltari konkurroi në një eliminatore për Kampionatin Evropian për herë të parë që nga pranimi i tyre në UEFA-s në vitin 2013.[14]
Disa ekipe e kanë siguruar për herë të parë kualifikimin në finalet e Kampionatit Evropian UEFA, duke përfshirë Islanda, Irlanda Veriore, Uelsi dhe Shqipëria.
Ekipet e Kualifikuara
- 1 Me tekst të theksuar do të thotë se ai vend ka qënë kampion atë vit. Me tekst të pjerrët do të thotë se atë vit ai vend ka qënë organizator i turneut.
- 2 Nga viti 1960 deri 1980, Republika Çeke ka konkuruar në kompeticion si Çekosllovakia.
- 3 Nga viti 1972 deri 1988, Gjermania ka konkuruar në kompeticion si Gjermania Perëndimore.
Shorti final
Shorti për finalet do të hidhet në Palais des Congrès de la Porte Maillot, Paris më 12 dhjetor 2015.[4][5][15] 24 ekipet e kualifikuara do të shortohen në gjashtë grupe me nga katër ekipe, me France e cila është e vendosur në pozitën A1. Si mbajtëse e titullit kampion nga evropiani i kaluar, Spanja do të vendoset në vazon 1, ndërsa 22 ekipet e tjera do të ndahen në bazë të Koeficientit për ekipet kombëtare të UEFAs të përditësuar pas përfundimit të fazës kulifikuese.[16][17][18]
- 1 Franca si vend organizator (koeficient 33.599) automatikisht vendosen ne pozitën më të lartë A1. 2 Mbajtësit e titullit kampion, Spanja, automatikisht vendoset në Vazon 1.
Remove ads
Stadiumet
Shënim: Shifrat e kapacitetit janë ato për ndeshjet në UEFA Euro 2016 dhe nuk janë domosdoshmërisht kapaciteti i përgjithshëm që stadiumi është në gjendje të mbajnë.
- Qytet mikpritës i 1998 World Cup
- Qytet mikpritës i 1938 World Cup
- Qytet mikpritës i 1960 European Nations' Cup
Formati
Për t'iu përshtatur zgjerimit nga 16 ekipe në 24 ekipe në finale të turneut, formati është ndryshuar nga ajo e përdorur në vitin 2012 me shtimin e dy grupeve shtesë në fazën grupore, dhe një raund shtesë në fazën e eliminimit direkt. Gjashtë grupet (A deri F) përsëri përmbanin nga katër ekipe secili, me dy vendet e para nga secili grup që kualifikohen në fazën e eliminimeve. Megjithatë, në formatin e ri, katër vendet e treta më të mira gjithashtu vazhdojnë, duke bërë kështu 16 ekipe që shkojnë në fazën e 16 të eliminimeve, para fazave të zakonshme të çerek-finales, gjysmë-finales dhe finales.[19] Formati është pikërisht ajo që është aplikuar në FIFA World Cup 1986, 1990 dhe 1994, përveç mungesës së ndeshjes për vendin e tretë.
Ky format gjeneron një total prej 51 ndeshjesh, krahasuar me 31 ndeshje të turneut të mëparshëm me 16-ekipe, dhe luhet për një periudhë prej 31 ditësh.
Remove ads
Ekipet
- Artikulli kryesor: UEFA Euro 2016 ekipet
Çdo ekip kombëtar duhej të paraqesë një skuadër prej 23 lojtarë, tre prej të cilëve duhej të jenë portierët, të paktën dhjetë ditë para ndeshjes së hapjes së turneut.[20] Nëse një lojtar dëmtohet ose sëmuret rëndë mjaftueshëm për ta parandaluar atë të marrë pjesë në turn para ndeshjes së parë të ekipit të tij, ai mund të zëvendësohet nga një lojtar tjetër.[14]
Remove ads
Gjyqtarët e ndeshjeve
Më 15 dhjetor 2015, UEFA emëroi tetëmbëdhjetë arbitra për Euro 2016.[21] Ekipet e plota të arbitrave u shpallën më 1 mars 2016.[22]
Arbitri hungarez Viktor Kassai u zgjodh të gjykojë ndeshjen hapëse mes Francës dhe Rumanisë.[23]
Dy zyrtarë të ndeshjes, të cilët shërbejnë vetëm si zyrtarë të katërt, dhe dy arbitra asistentë rezervë janë emërua edhe:[22]
Remove ads
Faza e grupeve

Finale
Gjysmë-finale
Çerek-finale
Raundi i 16
Faza grupore
UEFA njoftoi programin e turneut më 25 prill 2014,[26][27] e cila u konfirmua më 12 dhjetor 2015, pas shortit të fundit.[28] Te gjitha kohët janë lokale, CEST (UTC+2).
Fituesit e grupeve, vendet e dyta, dhe katër ekipet më të mira e vendeve të treta vazhduan në Raundin e 16 të eliminimeve.
Rregullat
Nëse dy ose më shumë ekipe kanë qenë me pikë të barabarta në përfundim të ndeshjeve grupore, aplikohen kriteret e mëposhtme:[29]
- Numri më i madh i pikëve të fituara në ndeshjet e luajtura ndërmjet dy ekipeve në fjalë;
- Diferencë më pozitive e golave që rezulton nga ndeshje të luajtura ndërmjet dy ekipeve në fjalë;
- Numri më i madh i golave të shënuar në ndeshje të luajtura ndërmjet dy ekipeve në fjalë;
- Nëse pas aplikimit të kritereve 1 deri 3, ekipet përsëri janë në renditje të barabartë (p.sh. nëse kriteret 1 deri 3 i aplikohen tre ekipeve që kanë qenë me pikë të barabarta në fillimi dhe këto kritere e ndajnë një ekip nga dy të tjerat të cilat përsëri kanë një renditje të barabartë), kriteret 1 deri 3 do të ri-aplikohen veçanërisht për dy ekipet të cilat ishin të barabarta, për të gjetur renditjen përfundimtare. Nëse kjo procedurë nuk çon në një përfundim, aplikohen kriteret 5 deri 9;
- Diferencë më pozitive të golave në të gjitha ndeshjet e grupit;
- Numër më të madh të golave të shënuar në të gjitha ndeshjet e grupit;
- Nëse vetëm dy ekipe kanë numër të njëjtë të pikëve, dhe janë barazim në bazë të kritereve 1–6 pasi të luajnë ndërmjet ndeshje e fundit të fazës së grupeve, renditja e tyre do të përcaktohet nga gjuajtja e penalltive. (Ky kriter nuk do të përdoren në qoftë se më shumë se dy ekipe kanë numër të njëjtë të pikëve.);
- Sjellja Fair-play (1 pikë për një karton të verdhë, 3 pikë për një karton të kuq si pasojë e dy kartonëve të verdhë, 3 pikë për një karton drejtpërdrejtë të kuq);
- Pozicioni në sistemin e renditjes nga UEFA-s sipas koeficientit të ekipeve.
Katër ekipet më të mira të vendeve të treta përcaktohen sipas kritereve në vazhdim:[29]
- Numri më i lartë i pikëve të marra;
- Diferencë pozitive më të mirë të golave;
- Numër më të lartë të golave të shënuar;
- Sjellja Fair-play;
- Pozicioni në sistemin e renditjes nga UEFA-s sipas koeficientit të ekipeve.
Grupi A
- Artikulli kryesor: UEFA Euro 2016 Grupi A
Grupi B
- Artikulli kryesor: UEFA Euro 2016 Grupi B
Përditësuar në lojën/rat e luajtur/a më complete. Burimi: UEFA
Pjesëmarrja: 39,051[41]
Gjyqtari: Carlos Velasco Carballo (Spanjë)
Grupi C
- Artikulli kryesor: UEFA Euro 2016 Grupi C
Përditësuar në lojën/rat e luajtur/a më complete. Burimi: UEFA
Grupi D
Përditësuar në lojën/rat e luajtur/a më complete. Burimi: UEFA
Grupi E
Përditësuar në lojën/rat e luajtur/a më complete. Burimi: UEFA
Grupi F
Përditësuar në lojën/rat e luajtur/a më complete. Burimi: UEFA
Renditja e ekipeve të vendeve të treta
Përditësuar në lojën/rat e luajtur/a më complete. Burimi: UEFA
Remove ads
Faza e eliminimeve
Statistikat
Golashënuesit
- 6 gola
- 3 gola
Olivier Giroud
Dimitri Payet
Cristiano Ronaldo
Nani
Álvaro Morata
Gareth Bale
- 2 gola
Romelu Lukaku
Radja Nainggolan
Ivan Perišić
Mario Gómez
Balázs Dzsudzsák
Birkir Bjarnason
Kolbeinn Sigþórsson
Graziano Pellè
Jakub Błaszczykowski
Robbie Brady
Bogdan Stancu
Hal Robson-Kanu
- 1 gol
Armando Sadiku
Alessandro Schöpf
Toby Alderweireld
Michy Batshuayi
Yannick Ferreira Carrasco
Eden Hazard
Axel Witsel
Nikola Kalinić
Luka Modrić
Ivan Rakitić
Tomáš Necid
Milan Škoda
Eric Dier
Wayne Rooney
Daniel Sturridge
Jamie Vardy
Paul Pogba
Jérôme Boateng
Julian Draxler
Shkodran Mustafi
Mesut Özil
Bastian Schweinsteiger
Zoltán Gera
Zoltán Stieber
Ádám Szalai
Jón Daði Böðvarsson
Gylfi Sigurðsson
Ragnar Sigurðsson
Arnór Ingvi Traustason
Leonardo Bonucci
Giorgio Chiellini
Éder
Emanuele Giaccherini
Gareth McAuley
Niall McGinn
Robert Lewandowski
Arkadiusz Milik
Éder
Ricardo Quaresma
Renato Sanches
Wes Hoolahan
Vasili Berezutski
Denis Glushakov
Ondrej Duda
Marek Hamšík
Vladimír Weiss
Nolito
Gerard Piqué
Admir Mehmedi
Fabian Schär
Xherdan Shaqiri
Ozan Tufan
Burak Yılmaz
Aaron Ramsey
Neil Taylor
Sam Vokes
Ashley Williams
- 1 autogol
Çmimet
- UEFA Ekipi i Turnamentit
Ekipit Teknik të UEFA-s i është dhënë objektivi i emërtimit të një ekipi prej 11 lojtarë të turneut, një ndryshim nga skuadrat prej 23-lojtarë që ka qenë në kampionatet e mëparshme.[50] Grupi i analistëve shikuan çdo ndeshje para marrjes së vendimit pas finales.[50] Katër lojtarë nga ekipi fitues i Portugalisë u përfshinë në ekipin e turnamentit.[50]
- Lojtari më i mirë i turnamentit
Çmimi Lojtari më i mirë i turnamentit juu dha Antoine Griezmann, i cili u zgjodh nga vëzhguesit teknik të UEFA-s, i kryesuar nga shefi i teknik (CTO) i UEFAs, Ioan Lupescu dhe duke përfshirë Sir Alex Ferguson dhe Alain Giresse.
- Lojtari i ri më i mirë i turnamentit
Çmimi Lojtari i ri i turneut, i hapur për lojtarë të lindur në ose pas 1 janarit 1994, iu dha Renato Sanches i cili fitoi garën nga Kingsley Coman dhe shokun e skuadrës së Portugalisë Raphaël Guerreiro. Lojtari i veçantë i cili ka merituar çmimin gjithashtu u zgjodh edhe nga vëzhguesit teknike të UEFA-s.
Renato Sanches – 18 gusht 1997 (aged Gabim: Neojitet vit, muaj, datë e vlefshme)[3]
- Këpuca e Artë
Këpucën e Artë e fitoi Antoine Griezmann, i cili shënoi një gol në fazën e grupeve dhe pesë në fazën e eliminimeve.
Antoine Griezmann – 6 gola, 2 asiste (555 minuta)[1]
- Këpuca e Argjendë
Këpucën e Argjendit e fitoi Cristiano Ronaldo, i cili shënoi dy gola në fazën e grupeve dhe në në fazën e eliminimeve, gjithashtu asistoj në tre gola.
Cristiano Ronaldo – 3 gola, 3 asiste (625 minuta)[1]
- Këpuca e Bronztë
Këpucën e Bronzit e fitoi Olivier Giroud, i cili shënoi një gol në fazën e grupeve dhe dy gola në fazën e eliminimeve, gjithashtu asistoj në dy gola; bashkëkombësi Dimitri Payet grumbulloi të njëjtën kuotë, por ka luajtur 50 minuta më shumë se Giroud.
Olivier Giroud – 3 gola, 2 asiste (456 minuta)[1]
Remove ads
Transmetimi
- Artikulli kryesor: UEFA Euro 2016 të drejtat e transmetimit
Qendra Ndërkombëtare e Transmetimit do të vendoset në Parc des Expositions në la Porte de Versailles - Paris.[5] Në Shqipëri ndjeshjet transmetohen nga Top Channel dhe platforma private me pagesë Digitalb.[51] Për herë të parë TVSH nuk ka të drejtën e transmetimit të ndeshjeve të kampionatit Evropian te futbollit 2016.[52]
Marketingu
Referime
Lidhje të jashtme
Wikiwand - on
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Remove ads