Leonardo Bonucci
futbollistë italian From Wikipedia, the free encyclopedia
Remove ads
Leonardo Bonucci (lindur më 1 maj 1987) është një futbollist profesionist italian i cili luan si mbrojtës për klubin italian Juventus dhe kombëtaren italiane.
Pasi filloi karrierën e tij me Interin në vitin 2005, Bonucci i shpenzoi sezonet e rradhës në huazim tek Treviso dhe Pisa, përpara se të firmoste me Barin në vitin 2009. Teknika e tij, aftësia për të luajtur me top dhe performancat pozivie në mbrojtje sëbashku me partnerin Andrea Ranocchia i dhuruan Bonuccit një kalim tek Juventusi për sezonin e rradhës, ku ai u bë lojtar kyç në mbrojtjen me tre vetë të skuadrës, sëbashku me Giorgio Chiellinin dhe Andrea Barzaglin, duke u bërë një nga mbrojtësit më të mirë të botës. Ai fitoi gjashtë tituj rresht të Serie A nga viti 2012 e deri në 2017. Në vitin 2017, ai u transferua tek Milani, ku qëndroi për një sezon para se të rikthehej tek Juventus sërisht.
Në nivel ndërkombëtarë, Bonucci ka për Italinë në dy Kupa Bote (2010 dhe 2014), dy Kampionate Evropiane (2012 dhe 2016), dhe në një Kupë Konfederatash (2013), duke fituar një medalje finalisti në Euro 2012 dhe një medalje të vendit të tretë në Kupën e Konfederatave 2013.
Bonucci ka fituar disa trofe inidivual për performancat e tij; ai ishte pjesë në Skuadrën e sezonit të UEFA Ligës së Europës gjatë sezonit 2013–14, dhe ka qënë dy herë pjesë e Skuadrës së Vitit të Serie A; ai u shpall Futbollisti i Vitit në Serie A në vitin 2016, dhe u shpall në Ekipin e Vitit të UEFA-s në të njëjtin vit.
Remove ads
Trofe
Klube
- Internazionale Primavera
- Campionato Nazionale Primavera: 2007
- Coppa Italia Primavera: 2006[3]
- Internazionale
- Serie A: 2005–06
- Juventus
- Serie A: 2011–12, 2012–13, 2013–14, 2014–15, 2015–16, 2016–17
- Coppa Italia : 2014–15, 2015–16, 2016–17
- Supercoppa Italiana: 2012, 2013, 2015
Personale
- Skuadra e Sezonit në UEFA Ligën e Evropës: 2013–14[4]
- Ekipi i Vitit i Serie A: 2014–15,[5] 2015–16[6]
- Futbollisti i Vitit në Serie A: 2015–16[6]
- UEFA Ekipi i Vitit: 2016[7]
- Ekipi i Sezonit në UEFA Ligën e Kampioneve: 2016–17[8]
- ESM Ekipi i Vitit: 2016–17
Remove ads
Referime
Wikiwand - on
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Remove ads