Final Fantasy I
video lojë e vitit 1987 From Wikipedia, the free encyclopedia
Remove ads
Final Fantasy[a] është një video lojë me role e krijuar dhe zhvilluar nga Square për konzolën NES në 1987. Final Fantasy I shënon fillimin e serisë së video lojërave Final Fantasy. Loja ka pasur një sukses të pazakontë për kohën dhe sot dita është riprodhuar për konzolat moderne me ndryshimet përkatëse në grafikë dhe në audio.
Historia bën fjalë për një grup të rinjsh. Ata janë katër heronj dhe secili prej tyre ka një element të botës imagjinare ku zhvillohen ngjarjet. Elementët janë të mbyllur në kristale, që kanë filluar të humbin shkëlqimin e tyre për shkak të Garlandit dhe katër Elementëve Shpirtëror (të njohur në seritë FF si "Fiends") që ai posedon. Grupi i heronjve ose "Luftëtarët e Dritës" siç emërtohen në lojë, do të ndërmarrin një fushatë të lodhshme dhe të gjatë për të mposhtur Garlandin dhe t’i kthejnë dritën kristaleve duke i rikthyer botës së tyre qetësinë dhe paqen.
Final Fantasy I ndiqet nga Final Fantasy II dhe zakonisht shiten bashkë. Pako jo rradhë herë shoqërohet dhe shitet nën titujt e mëposhtëm: Final Fantasy I dhe II, Final Fantasy Origins dhe Final Fantasy I and II: Dawn of Souls. Më 3 mars 2006, revista japoneze Fumitsu, zgjodhi Final Fantasy I si lojën e 63-të ndër lojërat më të mira në botë.[nevojitet citimi] Kjo ishte loja më e arrirë RPG që ishte krijuar ndonjëherë dhe i dha famë gjithashtu edhe konzolës NES. Megjithatë, "Saga e Fantazisë" sapo kishte filluar. Tituj të tjerë do të ndiqnin këtë lojë edhe pse historitë dhe pse jo mënyra e lufimit të serive në vazhdim, nuk do të kishin shumë lidhje me këtë të fundit (bën përjashtim këtu Final Fantasy IX).
Remove ads
Shënime
- Japonisht: ファイナルファンタジー Fainaru Fantajī
Lidhje të jashtme
- Loja klasike FF I në Sy mbi Final Fantasy
- Informacion për FF I në Open Directory Project. Zëra mbi FF I
- Rreth Final Fantasy I në MobyGames Arkivuar 21 janar 2007 tek Wayback Machine
Wikiwand - on
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Remove ads