Fiqri Dine

politikan shqiptar From Wikipedia, the free encyclopedia

Fiqri Dine
Remove ads

Fiqri Dine (Maqellarë, 1897 (mars 1898?[1]) - Bruksel, 26 nëntor 1960) ishte prijës i fisit të Dinejve të Dibrës, ushtarak shqiptar dhe kryeministër Shqipërisë (18 korrik - 29 gusht 1944).

Fakte të shpejta Kryeminstër i Shqipërise, Paraprirë nga ...
Remove ads

Jeta

Leu në Maqellarë të krahinës etnografike të Dibrës, djali i parë i Dine Maqellarës, burrë i dëgjuar i atyre anëve. Kreu shkollën e mesme në shehër të Dibrës më 1914 dhe nis akademinë ushtarake në Wels të Austrisë[2]. Me të mbaruar akademinë ushtarake më 1919, kthehet në atdhe. Në fillim ai punon për disa muaj në funksionin e nëntogerit, në Shkodër. Me formimin e qeverisë të dalë prej Kuvendit të Lushnjës, Fiqiriu inkuadrohet në radhët e xhandarmërisë së Ushtrisë Kombëtare Shqiptare, me gradën e togerit.

Me vazhdimin e detyrës në Shkodër përballet me Luftën e Koplikut, ku vepron bindshëm.

Pas dhjetorit të 1924 me fitoren e Legalitetit, Ahmet Zogolli e emëron si njërin prej katër zonëkomandantëve që do të mbikëqyrnin Shqipërinë e Veriut.

I graduar kolonel pas disa vitesh emërohet Inspektor i Ushtrisë[3].

Remove ads

Referimet

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads