Forca e Re Demokratike

From Wikipedia, the free encyclopedia

Remove ads

Forca e Re Demokratike është parti politike me qendër në Ulqin, Mali i Zi. Ideologjia kryesore është mbrojtja e intereseve të shqiptarëveMal të Zi.

Fakte të shpejta Shkurtesa, Kryetar ...

Partia është formuar më 22 tetor 2005 si në parti minoritare për shqiptarët në Mal të Zi. Nazif Cungu është kryetari i parë i saj, kurse kryetari aktual është Genci Nimanbegu i zgjedhur më 30 tetor 2021.[1] [2] Në vitin 2008 u hap dega e parë e kësaj partie në Tuz.[3]

Genci Nimanbegu është depuetet në Kuvendin e Malit të Zi që viti 2009.

Forca e Re Demokratike është organizatë politike e formuar me qëllim që të veproj në mënyrë publike për përhapjen e parimeve demokratike, realizimin e barazisë nacionale, decentralizimin e pushtetit dhe realizimin e idealit të individit të lirë dhe të shoqërisë së lirë, barazisë gjinore, mbrojtjes së pronës, pushtetin e së drejtës dhe shtetit ligjor, ekonominë dhe tregun e lirë, bazuar në zhvillim të qëndrueshëm, kohezion social, mbrojtjen e mjedisit dhe të drejtës sociale në Mal të Zi.

Forca e mbështet filozofinë e veprimit politik në parimet që burojnë dhe janë të frymëzuara nga ideali i lirisë, barazisë, në të drejtat e njeriut dhe të drejtat e kombeve. Forca në përputhje me konventat evropiane të nënshkruara nga Mali i Zi, si postulate kryesore në planin nacional ka definimin e statusit politik të shqiptarëve në Mal të Zi, nëpërmjet kërkesave legjitime që i dërgojmë pushtetit qendror në Mal të Zi siç janë: zbatimi i konventave evropiane, bashkimi i rajoneve që kanë karakteristika të njëjta në gjuhë, kulturë e trashëgimi historike.  Këto janë kërkesa legjitime që bashkësia ndërkombëtare i shtron si parakusht shteteve që aspirojnë të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian.

Mbrojtja e veçorive autoktone, etnike e kulturore nuk janë vetëm instrumente politike për mbrojtjen e të drejtave tona, por edhe për mbrojtjen e vlerave dhe standardeve evropiane dhe trashëgimisë kulturo-historike evropiane.  

Remove ads

Rezultati zgjedhor

Zgjedhjet parlamentare

Më shumë informacion Viti, Vota ...

Zgjedhjet lokale

Më shumë informacion Viti, Vota ...


Remove ads

Shiko dhe

Referime

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads