Genc Pollo
politikan shqiptar From Wikipedia, the free encyclopedia
Remove ads
Genc Pollo (Tiranë, 7 prill 1963) është politikan shqiptar, deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë.[1][2]
Remove ads
Biografia
Pollo ka lindur në 1963 në Tiranë në familjen e Pollove me prejardhje nga Frashëri, i biri i historianit Stefanaq Pollo.[3] Më 1982 nisi studimet në Fakultetin Histori-Filologji në Universitetin e Tiranës, të cilat i kreu më 1986. Më tej ai punoi si kërkues shkencor në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë për dy vjet, duke ndjekur më pas studimet pasuniversitare në Universitetin e Vjenës, në sajë të një bursë të dhënë nga qeveria austriake (1988-1990).[4]
Genc Pollo është i martuar dhe ka dy fëmijë. Ai flet rrjedhshëm katër gjuhë të huaja (anglisht, gjermanisht, frëngjisht dhe italisht).
Karriera politike
Pollo ka marrë pjesë në themelimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe zëdhënës i saj. Më 1993 qe anëtar themelues dhe nënkryetar i Shoqatës Shqiptare të Atlantikut.
Gjatë viteve 1992-1996 ai shërbeu si këshilltar i Sali Berishës, atëherë President i Shqipërisë. Në shkurt të 1997 u caktua sekretar i marrëdhënieve me jashtë i Partisë Demokratike, në prill të po atij viti u emërua sekretar i përgjithshëm i partisë. Më 1997-1999 qe nënkryetar i PD-së dhe kryetar i grupit parlamentar të saj. Që nga 1999 qe përfaqësues kryesor i lëvizjes reformatore brenda partisë.
Në vitin 2001 ai krijoi Partinë Demokrate të Re, e cila u rreshtua përkrah kualicionit të qendrës së djathtë në zgjedhjet e përgjithshme të verës së 2005, vit prej të cilit Partia Demokrate e Re u bashkua me Partinë Demokratike. Në qeverinë e dalë prej këtyre zgjedhjeve, Pollo mori portofolin e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, duke shpallur kështu arsimin si prioritet kryesor të shumicës së re qeverisëse dhe duke dyfishuar shpenzimet për arsimin. Më 2008 nënshkroi shkrirjen e PDR-së me PD-në dhe më 2008 - 2009 qe zëvendëskryeministër.[4]
Në zgjedhjet e përgjithshme të qershorit 2009, të cilat rikonfirmuan Partinë Demokratike dhe koalicionin qeveritar, Pollo u rizgjodh deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe në qeverinë e re që doli nga këto zgjedhje u emërua Ministër për Inovacionin dhe Teknologjinë e Komunikimit e të Informacionit.
Remove ads
Shiko edhe
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Shqipërisë 2009-2013
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Shqipërisë 2013-2017
Lista e deputetëve të Legjislaturës VIII të Kuvendit të Shqipërisë
Referime
Wikiwand - on
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Remove ads