Xhorxhia

From Wikipedia, the free encyclopedia

Xhorxhia
Remove ads

Georgia (lexo: Xhorxhia) është një shtet në rajonin JuglindorShteteve të Bashkuara, kufizohet në veri nga Tenesi dhe Karolina e Veriut; në verilindje nga Karolina e Jugut; në juglindje nga Oqeani Atlantik; në jug nga Florida; dhe në perëndim nga Alabama. Xhorxhia është shteti i 24-të më i madh në zonë dhe e 8-ta më e populluar nga 50 shtetet e SHBA-së. Popullsia e saj në vitin 2020 ishte 10,711,908.[4] Atlanta, një qytet global "beta(+)", është njëkohësisht kryeqyteti dhe qyteti më i madh i shtetit. Zona metropolitane e Atlantës, me një popullsi prej më shumë se 6 milion njerëz në 2020, është zona e 9-të metropolitane më e populluar në Shtetet e Bashkuara dhe përmban rreth 57% të të gjithë popullsisë së Xhorxhias.[5]

Fakte të shpejta Georgia, Vendi ...

E themeluar në vitin 1732 si Provinca e Xhorxhias dhe duke u bërë një koloni mbretërore më 1752, Xhorxhia ishte e fundit dhe më jugore nga Trembëdhjetë Kolonitë e hershëm që u krijuan.[6] E quajtur pas Mbretit George II të Britanisë së Madhe, Kolonia e Xhorxhias mbulonte zonën nga Karolina e Jugut në jug deri në Floridën spanjolle dhe në perëndim deri në Luizianën francezelumin Misisipi. Më 2 janar 1788, Xhorxhia u bë shteti i katërt që ratifikoi Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara.[7] Nga viti 1802 deri në 1804, Xhorxhia perëndimore u nda për të formuar Territorin e Misisipit, i cili më vonë u pranua si shtetet amerikane të Alabama dhe Mississippi. Xhorxhia shpalli shkëputjen e saj nga Bashkimi më 19 janar 1861 dhe ishte një nga shtatë shtetet origjinale të Konfederatës.[7] Pas Luftës Civile, ishte shteti i fundit që u rivendos në Bashkim, më 15 korrik 1870.[7] Në epokën e pas-rindërtimit të fundit të shekullit të 19-të, ekonomia e Xhorxhias u transformua pasi një grup politikanësh, biznesmenësh dhe gazetarësh të shquar, të udhëhequr nga Henry W. Grady, përkrahën filozofinë "New South" të pajtimit seksional, industrializimit dhe epërsive e të bardhëve.[8] Gjatë mesit të shekullit të 20-të, disa xhorxhian, më së shumti Martin Luther King Jr., ishin udhëheqës të shquar gjatë lëvizjes për të drejtat civile.[7] Atlanta u zgjodh si mikpritëse e Lojërave Olimpike Verore të vitit 1996, e cila shënoi 100 vjetorin e Lojërave Olimpike moderne. Që nga viti 1945, Xhorxhia ka parë rritje të konsiderueshme të popullsisë dhe ekonomike si pjesë e fenomenit më të gjerë të Sun Belt. Nga viti 2007 deri në 2008, 14 nga qarqet e Xhorxhias u renditën në mesin e 100 qarqeve me rritjen më të shpejtë të vendit.[9]

Xhorxhia përcaktohet nga një shumëllojshmëri peizazhesh, flore dhe faune. Rajonet më veriore të shtetit përfshijnë Blue Ridge Mountains, pjesë e sistemit më të madh të maleve Appalachian. Pika më e lartë e Xhorxhias është Brasstown Bald në 4,784 ft (1,458 m) mbi nivelin e detit; më i ulëti është Oqeani Atlantik. Me përjashtim të disa zonave me lartësi të madhe në Blue Ridge, i gjithë shteti ka një klimë të lagësht subtropikale. Nga shtetet tërësisht në lindje të lumit Misisipi, Xhorxhia është më e madhja në sipërfaqe.[10]

Remove ads

Historia

Gjeografia

Demografia

Ekonomia

Prodhimi bruto shtetëror (PPB) i Xhorxhias në vitin 2018 ishte 602 miliardë dollarë.[11] Për vite me radhë, Xhorxhia si shtet ka pasur vlerësimin më të lartë të kreditit nga Standard & Poor's (AAA) dhe është një nga vetëm 15 shtetet me një vlerësim AAA. Nëse Xhorxhia do të ishte një vend i pavarur, do të ishte ekonomia e 28-të më e madhe në botë, bazuar në të dhënat e vitit 2005.[12]

Janë 17 nga 500 kompanitë më të mëdha dhe 26 nga 1000 kompanitë më të mëdha që e kanë selinë qendrore në Xhorxhia, duke përfshirë edhe emra të tillë si Home Depot, UPS, Coca-Cola, TSYS, Delta Air Lines, Aflac, Southern Company, Anthem Inc., dhe SunTrust Banks.

Atlanta krenohet me aeroportin më të ngarkuar në botë, i matur si nga trafiku i pasagjerëve ashtu edhe nga trafiku i avionëve.[13][14] Gjithashtu, Porti i Savannah është porti i katërt më i madh detar dhe porti detar i kontejnerëve me rritjen më të shpejtë në Amerikën e Veriut, duke importuar dhe eksportuar gjithsej prej 2.3 milion TEU në vit.[15]

Remove ads

Kultura

Referime

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads