Gucia

From Wikipedia, the free encyclopedia

Gucia
Remove ads

Gucia (malazezisht: Гусиње Gusinje) është një qytezë dhe qendër njësie administrative në Mal të Zi, afërsi të ngushticës së Plavës, e cila shtrihet në një shpat malor. Në afërsi të Gucisë gjendet edhe fshati tjetër shqiptar Vuthaj. Në afërsi të Gucisë ndodhet vendkalimi kufitar me Shqipërinë (Vermosh - Guci).

Fakte të shpejta Popullsia, • Total ...
Remove ads

Historia

Gucia përmendet si një stacion karvanësh në rrugën Raguzë-Kotorr-Shkodër-Pejë në shekullin e 14-të.[1][2]


Thumb
Xhami

Nga viti 1878 deri në vitin 1913, Gucia ishte de facto e pavarur, pasi etërit e qytetit refuzuan të njihnin as fuqitë turke, as fuqitë e tjera sunduese në atë kohë. Në atë kohë, qyteti konsiderohej një nga qytetet më të populluara në rajon dhe një qendër e rëndësishme tregtare. Pasi Mali i Zi paraqiti pretendime territoriale ndaj Plavës dhe Gucisë pas Kongresit të Berlinit në vitin 1878, Lidhja e Prizrenit, të udhëhequra nga sundimtari vendas Ali Pashë Gucia, morrën në administrim qytetin.

Gucia është vendlindja e udhëheqësit të paharruar luftarak të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit si edhe Ali Pashë Gucia.

Remove ads

Demografia

Popullsia është shqiptare, por ka edhe boshnjakë dhe të tjerë. Popullata shqiptare në Guci gjatë viteve të fundit është mpakur shqetësueshëm si rrjedhojë e emigrimit të vazhdueshëm për në SHBA dhe vende të tjera perëndimore.

Statistikat

Përbërja etnike sipas regj. 2003:

Më shumë informacion Viti, Popullsia ...
Remove ads

Dialekti

Gucia përbëhet nga shqiptarë ose shqiptarë që deklarohen boshnjakë. Dialekti sllav i Gucisë dhe Plavës tregon ndikim strukturor nga shqipja. Veçantia e tij shpjegohet prej faktit që folësit sllavë në Guci janë me origjinë shqiptare. Ky rast i kalimit të një popullsie shqipfolëse në një sllavishtfolëse është pothuajse unik.

Kultura

Kultura e ketij qyteti është e lartë; ka shkolla 9-vjeçare, të mesme dhe gjimnaze.

Politika

Myslimanët (kombësi)

Shiko edhe këtë

Lidhje të jashtme

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads