Helena Kadare

From Wikipedia, the free encyclopedia

Remove ads

Helena apo Elena Kadare (Fier, 1943) është një autore novelash dhe romanesh. Eshtë një ndër të paktat shkrimtare romanciere shqiptare, në vitet e regjimit komunist.

Fakte të shpejta Lindi, Kombësia ...

Biografia

U lind në Fier, në gjirin e familjes Gushi që prejardhjen e kanë nga lagjja Varosh e Gjirokastrës.[1] Ajo studioi letërsi në Univesitetin e Tiranës. Më pas ajo punoi në gazetari dhe gjithshtu si redaktuese në industrinë e botimeve. Helena Kadare ka jetuar në Paris me bashkëshortin e saj Ismail Kadare që prej vitit 1990. Vajza e tyre Besiana Kadare ështe Ambasadorja shqiptare e Kombeve te Bashkuara.

Remove ads

Veprimtaria

Një lindje e vështirë është romani i parë i publikuar nga një grua në Shqipëri. Një grua nga Tirana, është një nga romanet e saj më të lexuar.

Autore e shtatë vëllimeve, veprat e saj flasin per ënderrimet vajzërore, përjetimet e të qenit nënë e bashkëshorte. Gjithashtu eshtë një përkthyese cilësore e disa veprave të autorëve të njohur botërorë, kryesisht francezë. Helena eshte bashkëshortja e autorit të famshëm shqiptar, Ismail Kadare. Së fundmi është botuar nga Sh.B. Onufri libri biografik Kohë e pamjaftueshme, në të cilin rrëfen gjerësisht bashkëjetesën e saj me Kadarenë. Ne kete rrefim plot ngjarje qe dalin dhe e kapercejne te zakonshmen e nje jete te perbashket, shpaloset aktualiteti i nje gjysme shekulli qe ka pare apogjeun, dhe me pas, agonine dhe fundin e regjimeve komuniste, ne Europen Lindore.[2]

Remove ads

Veprat

Referime

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads