Ip Man
From Wikipedia, the free encyclopedia
Remove ads
Ip Man gjithashtu i njohur si Yip Man[1] (Kinezisht: 葉問; 1 tetor 1893 – 2 dhjetor 1972) ishte mjeshtër i arteve marciale dhe mësues i stilit Wing Chun. Ai kishte shumë nxënës të cilët më vonë u bën mjeshtra. Nxënësi i tij më i famshëm ishte Bruce Lee.

Jeta e hershme
Ip Man lindi në një familje të pasur në Foshan, Guangdong. Vëllai i tij i madh ishte Yip Kai-gak, motrat e tij ishin Yip Wan-mei dhe Yip Wan-hum.[2]
Ip mësoi Wing Chun prej Chan Wah-shun kur ishte 7 vjeç. Për shkak moshës së mësuesit të tij, Ip mësoi shumë teknika prej një nga nxënësit të Chan, Wu Chung-sok. Mësuesi i tij jetoi tri vite pasi Ip filloi trajnimin dhe një nga dëshirat e tij të fundit ishte që Wu ta mësoj Ip.
Në moshë 16 vjeç, Ip u zhvendos në Hong Kong me ndihmën e të afërmit të tij, Leung Fut-ting. Një vit më vonë, ai shkoi në Kolegji Shën Stefani, shkollë për familjet e pasura dhe të huaj në Hong Kong. Gjatë kohës kur ishte në shkollë, Ip pa një policë duke rrahur një grua dhe intervenoi.[2] Polici tentoi ta sulmoj Ip, por Ip e goditi dhe u kthye në shkollë me shokët e tij. Shoku i Ip i tregoi për këtë një plakut i cili jeton në apartamentin e tij. Njeriu deshi një sfidë me Ip dhe sfidoi stilin e Ip, Wing Chun. Ip e pa se aftësitë e tij ishin të mira, por u mposht nga plaku pas disa goditjeve. Kundërshtari i Ip ishte Leung Bik, djali i mësuesit të Chan, Leung Jan. Pas kësaj, Ip vazhdoi të mësoj prej Leung Bik.
Ip Man u kthye në Foshan dhe u bë policë.[2] Ai mësoi stilin Wing Chun te disa policë, shokë dhe të afërmit të tij, por zyrtarisht nuk ka shkuar tek ndonjë shkollë të arteve marciale. Disa nga nxënësit e tij ishin Chow Kwong-yue, Kwok Fu, Lun Kah, Chan Chi-sun, Xu He-Wei dhe Lui Ying. Thuhet se Chow Kwong-yue ishte prej nxënësëve më të mirë, por ai filloi tregtisë dhe i dha fund arteve marciale. Kwok Fu dhe Lun Kah u bënën mësues dhe mësuan stilin Wing Chun në rajonin Guangdong. Më vonë Chan Chi-sun dhe Lui Ying shkuan në Hong Kong, por asnjëri prej tyre nuk pranuan nxënës për të mësuar.
Ip shkoi të jetoj me Kwok Fu gjatë Luftës së Dytë Sino-Japoneze dhe u kthyen në Foshan pas luftës, ku vazhdoi jetën e tij si policë. Ip u largua nga Foshan në Hong Konga në fund të vitit 1949 pasi Partia Komuniste e Kinës fitoi Luftën e Dytë Kineze sepse ai ishte policë i Partisë Nacionaliste, rival i komunistave në Luftën Civile.[3]
Remove ads
Vdekja
Ip Man vdiq më 2 dhjetor 1972 në Hong Kong, nga kanceri i fytit, 7 muaj pas vdekjes së Bruce Lee.
Liçenca e arteve marciale
Liçenca e arteve marciale sipas Ip Man.[4][5]
Ng Mui (një nga Pesë Pleqtë të Tempullit Shaolin) |
Yim Wing-chun (mësoi Wing Chun nga Ng për vetëmbrojtje) |
Leung Bok-chau (burri i Yim) |
Leung Lan-kwai |
Wong Wah-bo |
Leung Yee-tai |
Leung Jan (gjithashtu mësoi djalin e tij Leung Bik) |
Chan Wah-shun |
Referime
Wikiwand - on
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Remove ads