Iron Man 2
film From Wikipedia, the free encyclopedia
Remove ads
Iron Man 2 është një film amerikan i vitit 2010 ku protagonisti kryesor është superheroi Iron Man. Filmi është prodhuar nga Marvel Studios dhe shpërndarë nga Paramount Pictures. Ai është vazhdimi i filmit të parë Iron Man (2008) dhe filmi i tretë i Universit Filmik Marvel (MCU).[1] Me regji nga Jon Favreau dhe skenar nga Justin Theroux, rolin kryesor e luan Robert Downey Jr. si Tony Stark / Iron Man krahas Gwyneth Paltrow, Don Cheadle, Scarlett Johansson, Mickey Rourke, dhe Samuel L. Jackson. Gjashtë muaj pas filmit Iron Man, Tony Stark i shpërfillet thirrjeve të qeverisë amerikane për ta dorëzuar teknologjinë Iron Man, që po ia shkakton shëndetin e tij të dobët. Ndërkohë, shkencëtari rus Ivan Vanko (luajtur nga Rourke) e përdor verzionin e vet të teknologjisë për të marrë hak ndaj familjes Stark.
Pas suksesit kritik dhe financiar të Iron Man në maj 2008, Marvel Studios shpalli dhe menjëherë filloi së prodhuari e një filmi të dytë. Në korrik, Theroux u pranua të shkruante skenarin dhe Favreau u rikthye si regjisor. Downey, Paltrow, dhe Jackson u rikthyen për rolet e tyre nga Iron Man, ndërsa Cheadle u soll ta zëvendësonte Terrence Howard në rolin e James Rhodes. Në muajt e hershëm të vitit 2009, Rourke (Vanko), Rockwell, dhe Johannson e mbushën renditjen e aktorëve. Xhirimi kryesor ndodhi prej prill deri më korrik 2009, më së shumti në Kaliforni si në filmin e parë, përveç një sekuence kyçe në Monako. Ndryshe nga filmi paraprak që përzinte efektet digjitale dhe praktike, filmi i dytë u mbështet kryesisht në imazhe të krijuara me kompjuter për t'i krijuar kostumet e Iron Man-it.
Remove ads
Ngjarja
Produksion
Rreth filmit
Box Oficce
Burimi
Lidhje të jashtme
Wikiwand - on
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Remove ads