Xhejms Kuk

From Wikipedia, the free encyclopedia

Xhejms Kuk
Remove ads

Xhejms Kuk (7 nëntor 1728- 14 shkurt 1779) (Anëtar i Shoqërisë Mbretërore dhe Flotës Mbretërore) ishte një eksplorues, lundërtar dhe hartograf britanik, i cili u ngrit në shkallën e kapitenit në Flotën Mbretërore. Kuku ishte i pari që kreu hartën e ishullit Njufaundlend (Newfoundland), përpara se të kryente tre udhëtime në Oqeanin Paqësor gjatë të cilave arriti kontaktin e parë evropian në bregdetin e Australisë dhe Ishujt e Havait, po ashtu i ra rreth e përqark Zelandës së Re.[1]

Thumb
Rrugët e lundrimeve të Kapitenit Xhejms Kuk. Udhëtimi i parë tregohet me të kuqe, udhëtimi i dytë me jeshile, dhe udhëtimi i tretë me blu. Lundrimi i ekuipazhit të Kukut pas vdekjes së tij, tregohet me vijë të ndërprerë blu.
Thumb
Xhejms Kuk

Kuku iu bashkua flotës tregtare britanike kur ishte adoleshent,[2] kurse Flotës Mbretërore në vitin 1755. Ai mori pjesë në Luftën Shtatë-vjeçare dhe më vonë kundroi dhe përfundoi hartën e shumicës së hyrjes të Lumit Shën Lorenc, gjatë rrethimit të Kebekut. Kjo e lejoi gjeneral Wolfe të bënte sulmet e tij të famshme të fshehta në Lëndinat e Abrahamit dhe e ndihmoi Kukun të vihej re prej admiralëve dhe Shoqatës Mbretërore. Kjo erdhi në një pikë të rëndësishme si në karrierën personale edhe në drejtimin e eksplorimeve britanike. Në vitin 1766, ai u bë komandant në anijen Endeavour, për të parin nga tre udhëtimet e tijPaqësor.

Kuku vendosi për herë të parë në hartat evropiane shumë ishuj dhe vija bregdetare. Arritjet e tij mund ti atribuohen kombinimit të aftësive të tija si detar, vëzhgues dhe hartograf i shkëlqyer, si dhe guximi për të eksploruar vendndodhje të rrezikshme për të konfirmuar faktet (për shembull zhytja në rrethin Antarktik përsërimisht dhe eksplorimi përreth Barrierës së Madhe të Shkëmbinjve Nënujorë), apo aftësia për të drejtuar burrat në kushte të papërshtatshme dhe zelli për të zbatuar udhëzimet e dhëna nga admiralët.[2]

Kuku vdiq në Havai, në luftim me vendasit gjatë udhëtimit të tij të tretë eksplorues në Paqësor në vitin 1779.

Remove ads

Shiko edhe

Referencat

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads