Jasnaja Poljana
From Wikipedia, the free encyclopedia
Remove ads

Jasnaja Poljana (Russian: Ясная Поляна, IPA: [ˈjasnəjə pɐˈlʲanə], fjalë për fjalë:"Lëndina e ndritshme") është një shtëpi muze, shtëpia e dikurshme e shkrimtarit Leon Tolstoi.[1] Ajo është 12 kilometres (7.5 mi), në jugperëndim të qytetit Tula, Rusi dhe 200 kilometres (120 mi) nga Moska.[2]
Tolstoi u lind në këtë shtëpi, e këtu shkroi edhe romanet Lufta dhe paqja dhe Ana Karenina si dhe kaloi një pjesë të jetës. Madje edhe varri i Tolstoit ndodhet në një zabel aty afër. Tolstoi ate e quajti Jasnaja Poljana (Lëndina e ndritshme) e që paraqet edhe një lloj "kështjelle letrare të paarritshme". [3]
Në qershor të vitit 1921, pasuria u shtetëzua dhe zyrtarisht u transformua në muze përkujtimor. Në fillim muzeu u drejtua nga Alexandra Tolstaja, vajza e shkrimtarit. Drejtori aktual i muzeut është stër-stërnipi i madh i Tolstoit, Vladimir Tolstoi. [4] [5] Muzeu përmban artefaktet dhe sendet e luajtshme personale të Tolstoit, si dhe bibliotekën e tij me 22,000 vëllime. Muzeu i pasurive të patundshme përmban rezidencën e shkrimtarit, shkollën të cilën ai e themeloi për fëmijët fshatarë dhe një park ku ndodhet varri i pa zbukuruar i Tolstoit.
Remove ads
Leon Tolstoi në Jasnaja Poljana
Në kohën kur Tolstoi jetonte atje, Jasnaja Poljana kishte rreth 4,000 acres (1,600 ha), në një kodër me një pjerrësi të vogël e me një pyll të dendur origjinal (Pylli i Rendit të Vjetër) në skajin e sipërm, dhe një seri prej katër pellgjesh, në nivele të ndryshme. Prona kishte katër grupe të shtëpive fshatare për rreth 350 fshatarë që jetonin dhe punonin aty. [6]
Këtu në Jasnaja Poljana Tolstoi shkroi veprën Lufta dhe paqja midis viteve 1862 - 1869, dhe Anna Karenina midis viteve 1873 - 1877. Ai i shkruante romanet me dorë me shkrime shumë të vogla, me shumë shtesa, fshirje, korigjime e shënime, dhe pastaj ia jepte draftin gruas së tij, e cila bënte një kopje të pastër natën, e të cilën Tolstoi e rishkruante të nesërmen. Çdo kapitull kalonte nëpër pesë - gjashtë skica, dhe kështu lindi Lufta dhe paqja. Të gjitha skicimet u ruajtën nga gruaja e tij dhe tani ndodhen në Muzeun Rumyantsev në Moskë. [7]
Kur ai jetonte dhe punonte në Jasnaja Poljana, Tolstoi zgjohej në orën 7:00 të mëngjesit (07:00 me kohën lokale), bënte ushtrime fizike dhe ecte nëpër park, pastaj fillonte shkrimet e tij. Gjatë sezonit të korrjeve ai shpesh punonte në fusha bashkë me fshatarët, si për ushtrime fizike, ashtu edhe për ta bërë shkrimin e tij për jetën fshatare më realiste. Ai gjithashtu shkonte në shkollën për fëmijët fshatarë të cilën e kishte krijuar në një ndërtesë, dhe ku fëmijëve u jepte mësime të ndryshme. [8]
Në Jasnaja Poljana Tolstoi mirëpriti pothuajse të gjitha figurat e rëndësishme kulturore dhe artistike ruse të kohës së tij. Mysafirët e tij mes tjerash ishin Anton Çehovi, Ivan Turgenjevi [9], Maksim Gorki, piktorët Valentin Serov dhe Ilya Repin [10] etj.
Remove ads
Pas vdekjes së Tolstoit
Në vitin 1919, Qeveria Sovjetike e vendosi Jasnaja Poljanën zyrtarisht nën mbrojtjen e shtetit, dhe në qershor të vitit 1921 Jasnaja Poljana u shtetëzua duke u bërë një muze kombëtar, me rreth 3.147 vizitorë në vitin e tij të parë. [11]
Në tetor 1941, kur gjermanët iu afruan Moskës, 110 arka të mbushura me ekspozitat e muzeut u evakuuan në Moskë, dhe më pas në Tomsk. Prona u pushtua nga gjermanët për 45 ditë, kur edhe Shtëpia e Leon Tolstoit u kthye në një spital, ndërsa ushtarët gjermanë që vdiqën në spital u varrosën pranë varrit të Tolstoit. [12] Një zjarr gjatë periudhës së okupimit e dëmtoi katin e sipërm të shtëpisë. Pas luftës, pasuria u rikthye në formën sesi dukej kur Tolstoi jetonte atje. [13] Propaganda sovjetike e shfrytëzoi mosrespektimin e gjermanëve për vlerën kulturore të shtëpisë në filmin dokumentar të luftës në vitin 1942 Moska Strikes Back. [14]
Remove ads
Kuzminski dhe shkolla

Pjesa e Jasnaja Poljanës e njohur si Kuzminski, fillimisht ishte pjesë e shtëpisë së madhe të ndërtuar nga babai i Tolstoit, e cila më vonë u rrënua. Më 1859 Tolstoi e ktheu atë në një shkollë për fëmijët fshatarë, e ku ai aplikoi në praktikë pikëpamjet pedagogjike dhe teoritë e tij mbi arsimin. Pas vitit 1862, ajo u bë shtëpia e motrës më të vogël të gruas së tij, Tatjana Andrejevna Kuzminski, dhe familjes së saj. Aty kah viti 1897 kishte filluar shkatërrimi i saj. [15]
Varri i Leon Tolstoit
Shumë kohë para se të vdiste, Tolstoi vet kishte caktuar vendin se ku dëshironte të varrosej; në një vend të vogël e të pastër, të njohur si "vendi i shkopit të gjelbër", ngjitur me një luginë të gjatë në një pjesë të pyllit të vjetër të quajtur Pylli i rendit të vjetër (Старый Заказ, Stariy Zakaz) sepse prerja e pemëve atje ishte ndaluar që nga koha e gjyshit të tij, prandaj shumë prej pemëve ishin të vjetra mbi njëqind vjeç. Emrin "vendi i shkopit të gjelbër" ia kishte dhënë vëllai i madh i Tolstoit, Nikolai, i cili kishte thënë se personi që do të gjente shkopin magjik të fshehur atje nuk do të vdiste kurrë ose nuk do të sëmurej. [16]
Remove ads
Shih edhe
Referime
Bibliografia
Lidhje të jashtme
Wikiwand - on
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Remove ads