Joan Boocock Lee
From Wikipedia, the free encyclopedia
Remove ads
Joan Lee (mbiemri i vajzërisë Boocock; 5 shkurt 1922 – 6 korrik 2017) ishte një modele e kapelave dhe aktore zanore britanike-amerikane. Ajo ishte gjithashtu e njohur martesën rreth 70 vite me shkrimtarin ikonë të librave komik, Stan Lee. Në vitet 1940, Lee ishte një modele e kapelave në New York City kur ajo u takua me Lee. Në vitet e saj të mëvonshme, ajo u bë aktore zanore dhe dha zërin e saj në Spider-Man dhe Fantastic Four në vitet 1990.
Remove ads
Jeta e hershme
Lindja e Joan Boocock u regjistrua në 5 shkurt 1922 në Castle Ward Rural District (tani pjesë e Newcastle's Metropolitan Borough) sipas regjistrimeve të saj të lindjes.[1] Emri i vajzërisë së nënës së saj ishte Clayton.
Në një intervistë, ajo tha se ajo lindi në Gosforth, Newcastle, dhe u rrit edhe atje ashtu edhe në Fawdon.[2] Pas Luftës së Dytë Botërore, ajo u nis për në Shtetet e Bashkuara pas martesës me një ushtarak amerikan.
Remove ads
Martesa me Stan Lee
Në vitet e para të saj, Joan Lee ishte një modele e njohur e kapelave në zonën e qytetit të Nju Jorkut,[3] deri sa ajo u takua me Stan Lee në New York.[4] Pasi e dorëzoj aplikimin për divorc, ajo u zhvendos për një kohë të shkurtër në Reno, Nevada me Lee për të vendosur për vendbanimin. Në vitin 1947, ajo u divorcua nga bashkëshorti i saj i parë, ushtaraku amerikan, dhe menjëherë u martua me Stan Lee në dhomën tjetër. Një gjykatës e kishte dhënë divorcin e saj vetëm një orë më parë.
Së bashku, ata kishin dy vajza, Joan Celia "J.C." Lee (l. 1950) dhe Jan Lee, e cila vdiq tre ditë pas lindjes në vitin 1953.[5][6] Në 1949, çifti bleu një shtëpi dykatëshe me tre dhoma gjumi në Woodmere, Long Island, New York, duke jetuar atje deri në vitin 1952.[7]
Në disa versione të origjinës së Fantastic Four, Lee ia atribuon Joan-ës për frymëzimin e tij. Ai ishte në depresion për karrierën e tij dhe mendonte të linte biznesin. Lee i tha burrit të saj: "pse nuk shkruan një komik që do të ishit krenar?" [8] Pas kësaj, Stan Lee krijoi Katër Fantastikët.
Remove ads
Karriera
Në vitin 1981, Stan dhe Joan Lee u zhvendos nga New York City në Los Angeles, Kaliforni. Lee bëri punë zanore në dy shfaqjet e animuara Marvel, Fantastic Four, si Miss Forbes në katër episode në vitin 1994.Ajo dha zërin e saj si një zë kompjuterik në serinë televizive Iron Man për tre episode në vitin 1994.. Ajo u shfaq në Spider-Man si Madame Web.[9] Ajo u shfaq si Madame Web në tetë episode që përfshin nga viti 1996 deri më 1998.
Shkrimet
Lee gjithashtu shkroi një roman në vitit 1987 të titulluar The Pleasure Palace.[10] Ishte për një burrë që përpiqej të ndërtonte linjën më luksoze në oqean derisa kishte lidhje romantike me disa gra në të njëjtën kohë. Sipas vajzës së saj Joan, ajo kishte edhe tre romane të tëjera të pabotuara por të përfunduara në shtëpi.
Vdekja
Lee vdiq më 6 korrik 2017, në Los Anxhelos nga komplikimet lidhur me goditjet e zemrës, pasi u shtrua në spital për një javë.[11] Megjithëse burime të shumëfishta e vlerësuan atë si 93 vjeç në kohën e vdekjes së saj, të dhënat e lindjes britanike tregojnë se ajo ishte, në të vërtetë, 95 vjeçe.
Filmografia
Remove ads
Referime
Lidhje të jashtme
Wikiwand - on
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Remove ads