Julia Timoshenko

politikane ukrainase From Wikipedia, the free encyclopedia

Julia Timoshenko
Remove ads

Julia Volodimirivna Timoshenko (ukrainisht: Ю́лія Володи́мирівна Тимоше́нкоe , Stampa:IPA-uk; lindur Hrihyan, Грігян,[2] 27 nëntor 1960) është një politikane ukrainase.

Fakte të shpejta Yulia TymoshenkoЮлія ТимошенкоMP, Kryeministre e Ukrainës ...

Ajo është liderja e Unionit Pan-Ukrainas "Atdheu". Ajo është për integrimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian dhe fuqimisht kundërshton anëtarësimin e Ukrainës në Unionin Doganor Euroaziatik. Ajo mbështet anëtarësimin e Ukrainës në NATO.

Tymoshenko ishte bashkëdrejtuese e Revolucionit të Portokalltë  dhe është gruaja e parë e zgjedhur kryeminstre e Ukrainës, pozitë që e mbajti nga 24 Januari deri më 8 shtator 2005, dhe prapë nga 18 dhjetori 2007 deri më 4 mars 2010. U rendit e treta nga revista Forbes në listën e grave më të fuqishme në botë në vitin 2005.

Ajo përfundoi e dyta në balotazh në zgjedhjet presidenciale ukrainase të vitit 2010 me 3.5 përqind pas, Viktor Janukoviq.

Pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2010, u ngrit një numër procedimesh penale ndaj saj. Në vitin 2011, ajo u fajësua për korrupsion dhe keqpërdorim të pushtetit, dhe u dënua me shtatë vjet burg. Nga shumica e qeverive perëndimore ky u konsiderua dënim politik. Ajo u lirua në vitin 2014, në ditët e fundit të revolucionit Euromaidan dhe pastaj u rehabilitua. Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2014, ajo ka marrë 12.8% të votave, duke përfunduar e dyta pas fituesit Petro Poroshenko.

Thumb
Timoshenko në nëntor 2009
Remove ads

Shënime

    References

    Loading related searches...

    Wikiwand - on

    Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

    Remove ads