Jup Kastrati
From Wikipedia, the free encyclopedia
Remove ads
Jup Kastrati (Shkodër, 15 prill 1924 - 22 shtator 2003) ka qenë studjues dhe akademik shqiptar.
Biografia
U lind në Shkodër, me 15 prill 1924. Shkollën fillore pesëklasëshe (1930 - 1935), gjimnaz klasik (1936 - 1940) dhe licé real (1941 - 1944), i ka bërë në qytetin e lindjes. Pak kohë (gusht - nëntor 1942) ka qenë edhe në Liceo scientifico “Galileo Ferraris”, konviktin “Umberto I”, në Torino. U kthye shpejt në Shqipëri.[1]
Prej bindjeve antifashist, autoritetet përgjatë pushtimit italian e internuan në kamp përqëndrimi, Comando Z, në Kodrat e Tepes, Shkodër, në burgun e Prizrenit (korrik - shtator 1943).
Pas çlirimit ka kryer studimet e larta në fakultetin e filologjisë në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Tema e tij e diplomës titullohet: "Kontribute për studiumin e Ndre Mjedes" më 1958. U bë Doktor i Shkencave Filologjike më 1982 me dizertacionin "Historia e gramatologjisë shqiptare" (1935-1944) me 1500 faqe daktilografike. Më 1987 i është akorduar titulli Profesor.
Jup Kastrati ka shërbyer në arsim 47 vjet (1946-1993) nga të cilat 37 vjet në shkollën e lartë. Është një nga themeluesit e Institutit të Lartë Pedagogjik të Shkodrës, më 2 shtator 1957, dhe ka punuar shumë për themelimin e Universitetit të Shkodrës. Është dekoruar me urdhrat "Mësues i Popullit" si dhe "Mjeshtër i Madh i Punës". Ka qenë shef i Katedrës së gjuhës shqipe në Institutin e Lartë Pedagogjik të Shkodrës më 1973-1990.
Jup Kastrati ka mbajtur ligjerata shkencore në universitetet e Tiranës, Prishtinës, Shkupit, Tetovës, Kalabrisë, Napolit, Salernos, Peruxhias, Nju Jorkut, etj. Është autor i shumë librave. Brenda viteve 1956-1999 ka botuar 35 libra
Titujt shkencore perfshijne: Docent, Doktor i Shkencave, Profesor
Remove ads
Referime
Wikiwand - on
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Remove ads