Kafshët

organizma eukariotikë shumëqelizorë From Wikipedia, the free encyclopedia

Kafshët
Remove ads

Kafshët janë organizma eukariotikë shumëqelizorë që formojnë mbretërinë biologjike Kafshët. Me pak përjashtime, kafshët konsumojnë materiale organike, thithin oksigjen, kanë aftësinë të lëvizin, shumohen seksualisht. Mbi 1.5 milion specie te gjalla janë përshkruar – prej tyre rreth 1 milion janë insekte – por mendohet që janë rreth 7 milion lloje kafshësh në total. Të mësuarit për kafshët quhet zoologji (nga greqishtja, zoo = kafshë dhe logia = logjia (të mësuarit diçka)).

Fakte të shpejta Klasifikimi shkencor, Major divisions ...

Shumica e llojeve të kafshëve janë në Bilateria në trung kanë trup simentrik bilateral. Kafshët i ndajmë në dy lloje: kafshët rruazorë dhe kafshët jorruazorë.

  • Në kafshët jorruazore hyjnë sfungjerët, lekuregjemboret (ekinodermatet), qeliza djegesit (knidaret), butaket (molusket), krimbat si dhe kembenyjetuarit (arthoropoda).
  • Kafshet rruazore jane kafshet me te perparuara si nga ana e fizike, me pershtatjen e mjedisit, me te gjitha aparatet qe formojne trupin e kafshes, por edhe nga ana e te menduarit. Në këtë tip bëjnë pjesë peshqit të cilët janë kafshët rruazore primitive, amfibet të cilët jetojnë edhe në toke edhe në ujë, zvarraniket, shpendët dhe gjitaret.
Remove ads

Prejardhja

Fjala "kafshë" vjen nja shqipja kap dhe ajo nga shqipja e parë *kapa. Përkufizimi biologjik i përfshinë të gjithë anëtarët e mbretërisë se kafshëve.

Dallimi

Balena blu (Balaenoptera musculus) është kafsha më e madhe që ka jetuar ndonjëherë në ujë, me një peshë deri në 190 ton dhe me një përmasë deri në 33.6 metra të gjatë. Ndërsa kafsha më e madhe e gjallë tokësore është elefanti afrikan (Loxodonta africana), me një peshë deri në 12.25 ton dhe me një permasë deri në 10.67 metra të gjatë.

Numrat dhe vendbanimet

Listat në tabelen në vazhdim përmbajnë numra të gjallesave të përshkruara për grupe kafshësh me numrat më të shumët të gjallesave gjatë habiteve të tyre kryesuese (tokë, ujë të freskët, dhe det), dhe të lirë për të jetuar ose mënyra parazite për të jetuar.

Më shumë informacion Filumi, Përshembull ...

Parasitoidat nuk janë të përfshirë.

Remove ads
Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads