Kevin Systrom
From Wikipedia, the free encyclopedia
Remove ads
Kevin Systrom (lindi më 30 dhjetor 1983)[1] është ndërmarrës dhe programues amerikanë. Ai është i njohur si bashkëthemelues i Instagramit së bashku me Mike Krieger.
Jeta e hershme
Kevin lindi më 30 dhjetor 1983 në Holliston, Massachusetts. Ai është djali i Douglas Systrom dhe Diane (Pels). Gjyshërit e tij nga nëna ishin anëtarët e Xhematit të Parë në Kishën e Hancock.[2][3] Ai shkoi në shkollën Middlesex në Concord, Massachusetts, ku shkoi në programin e kompjuterave. Interesi i tij u rrit duke luajtur Doom 2 dhe krijoi nivelet e veta si fëmijë. Kevin shkoi në Universitetin Stanford dhe diplomoi në vitin 2006, me doktoraturë bachelor në shkencat e menaxhimit dhe inxhinierisë.[4] Ai kaloi periudhën e dimrit në vitin e tretë në Firencia, ku ai ka studiuar fotografinë.[5]
Remove ads
Karriera
Pas diplomimit në Stanford, ai u bashku në Google si menaxher i marketingut, duke punuar në Gmail, Google Calendar, Docs, Spreadsheets dhe shumë prodhime të tjera. Ai kaloi dy vite në Google; gjatë vitit të parë, ai punoi me Gmail, Google Reader dhe gjatë vitit të dytë punoi me skuadrën e Zhvillimit të Korporatave.
Më 2010, Kevin themeloi Instagramin së bashku me Mike Krieger në San Francisco, Kalifornia.[6] Emri "Instagram" rrjedh nga fjalët "insta" dhe "telegram". Në prill 2012, Instagrami u shit në Facebook për 1 bilionë dollarë me para të gatshme, së bashku me 13 puntorë.[7] Në një intervju me Forbes, ai ka thënë se "Instagrami është formë e re e komunikimit në rrjetet sociale. Mundesh të postosh foto, ku njerëzit mund të komentojnë ose pëlqejnë fotot dhe mund t'i shpërndajnë në Twitter dhe Facebook."[8] Që nga tetori 2015, 40 bilionë foto janë shpërndarë në Instagram. Që nga qershori 2016, Instagrami ka mbi 500 milionë përdorues.[9]
Remove ads
Referime
Wikiwand - on
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Remove ads