Keylor Navas

futbollist kostarikan From Wikipedia, the free encyclopedia

Keylor Navas
Remove ads

Keylor Antonio Navas Gamboa (lindur më 15 dhjetor 1986) është një futbollist profesionist kosta rikan i cili luan me klubin francez Paris Saint-GermainLigue 1 dhe me Kosta Rikën si portier.

Fakte të shpejta Informacioni personal, Emri i plotë ...

Pasi filloi karrierën te Saprissa, ai kaloi te Albacete, dhe më pas te LevanteLa Liga. Navas u transferua te Real Madrid në vitin 2014 për 10 milion

Navas ka luajtur më shumë se 60 ndeshje me Kosta Rikën që nga koha kur bëri debutimin e tij në vitin 2008. Ai e ka përfaqsuar vendin e tij në dy edicione të CONCACAF Kupës Gold dhe në Kupën e Botës 2014, ku bëri performanca impresionuese duke ndihmuar skuadrën e tij të arrinte deri në çerek–finale të turnamentit.[1]

Remove ads

Karriera me klube

Saprissa

Lindur në San Isidro de El General, Navas bëri debutimin e tij si profesionist me Deportivo Saprissa më 6 nëntor 2005, në një ndeshje të ligës kundër Asociación Deportiva Carmelita.[2] Ai ishte portieri titullar në dy sezonet e fundit me klubit, duke fituar shtatë tituj, përfshirë gjashtë kampionate kombëtare.[3]

Albacete

Në korrik 2010, Navas firmosi me Albacete Balompié e Segunda DivisiónSpanjë ekzaktësisht 20 vite pas bashkëkombasi i tij Luis Gabelo Conejo u transferua në këtë klub, i cili gjithashtu luante si portier.[4] Ai luajti 36 ndeshje nga 42 në sezonin e tij të parë, por skuadra e tij ra nga liga pasi e përfundoi sezonin në vendin e fundit.

Levante

sezonin 2011–12, Navas arriti La Ligan, duke u huazuar te Levante për një sezon.[5] Ai bëri debutimin e tij me klubin më 13 maj 2012 në ndeshjen e javës së fundit ku Levante mposhti me rezultatin 3–0 Athletic Bilbao duke u kaulifikuar për herë të parë në histori në Ligën e Evropës,[6] dhe më pas u bashkua me klubin valencian duke firmosur një kontratë tre vjeçare në korrik të atij viti.[7] Pavarësisht se klubi bleu portieri uruguajian Gustavo Munúa,[8] Navas ishte portieri i parë i skuadrës për sezonin 2013–14.

Real Madrid

Më 3 gusht 2014, Real Madrid pagoi klauzolën prej 10 milion për kartonin e Navas, i cili firmosi me klubin një kontratë gjashtë vjeçare.[9] Në intervistën e tij, Navas tha se ai do të punoj shumë për të luajtur si titullar.[10] Ndeshja e tij e parë ishte më 12 gusht, ku ai u ul në stol me Iker Casillas që luajti si titullar në ndeshjen e 2014 UEFA Super Kupës, me Realin që fitoi ndeshjen me rezultatin 2–0 kundër Seviljesstadiumin Cardiff City.[11]

Remove ads

Karriera ndërkombëtare

Thumb
Navas duke festuar fitoren kundër Uruguajit në Kupën e Botës 2014

Navas ka qënë pjesë e skuadrës Kosta Rikane U–17 që luajti në 2003 Kampionatin Botëror U–17 që u mbajt në Finland. Ai u thirr për herë të parë në kombëtaren e parë të Kosta Rikës në gusht 2006, për të luajtur në një turnament miqësor në Europë kundër Austrisë dhe Zvicrës, por ai luajti ndeshjen e parë me kombëtaren dy vite më vonë.

Navas u paraqit me Los Ticos në dy edicione të CONCACAF Kupës Gold, duke u emërua portieri më i mirë i turnamentit në edicionin e vitit 2009, ku Kosta Rika arriti deri në gjysmë–finale. Ai bëri debutimin e tij në Kupën e Botës më 14 qershor 2014, në fitoren 3–1 kundër Uruguajit në ndeshjen e parë të grupit në Fortaleza,[12] dhe pësoi vetëm një gol në tre ndeshjet e grupit me Kosta Rikën e cila u kualifikua për në fazën me eleminim direkt si fituesja e grupit.[13][14]

Më 29 qershor, në ndeshjen e raundit të 16 kundër Greqisë, Navas u shpall lojtari i ndeshjes pas disa pritjeve në kohën e rregullt dhe pasi priti penalltinë e Theofanis Gekas në gjuajtjet e penalltive duke bërë që Kosta Rika të arrij për herë të parë në histori në çerek–finale.[15] Ai e përfundoi turnamentin me tre ndeshje pa pësuar Gol nga pesë që luajti, me Kosta Rikën që u eleminua nga Hollanda në çerek–finale nga gjuajtjet e penalltive,[16] ku ai u emërua lojtari i ndeshjes për herë të tretë në këtë turnament. Ai ishte gjithashtu një nga tre kanditatët për të fituar Çmimin Doreza e Artë, por ai humbi pasi ky çmim i fitua nga Manuel Neuer i Gjermanisë.

Remove ads

Jeta personale

Navas është i Krishterë. Ai foli për besimin e tij duke thënë, "Zoti vjen i pari për mua. Përpara çdo ndeshje, unë ulem në gjunjë, hap krahët dhe lutem ... Paragrafi im i preferuar te Bibla është Galatians 1:10 që thotë: "Nëse unë do të përpiqesha ende për të kënaqur një njeri, unë nuk do të isha shërbëtor i Krishtit.[17][18]

Trofe

Thumb
Navas duke luajtur për Levanten në vitin 2013

Klubet

Saprissa
  • CONCACAF Champions League: 2005; Finalist 2008
  • Costa Rican Primera División: 2005–06, 2006–07, 2007 Apertura, 2008 Clausura, 2008 Apertura, 2010 Clausura
  • Copa Interclubes UNCAF: Finalist 2007
  • FIFA Kupa Botërore e Klubeve: Vendi i tretë 2005

Shteti

  • Copa Centroamericana: 2013; Finalist 2011
  • UNCAF Kupa e Kombeve: Finalist 2009

Personale

  • CONCACAF Gold Cup: Portieri më i mirë/Formacioni më i mirë 2009 [19]
  • UNCAF Nations Cup: Lojtari më i mirë 2009
  • La Liga: Lojtari i Muajit mars 2014
Remove ads

Referime

Lidhje të jashtme

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads