Konispoli

From Wikipedia, the free encyclopedia

Remove ads

Konispol është një vendbanim në Shqipëri.

Fakte të shpejta Konispol, Popullsia ...

Gjeografia

Nga veriu qyteti Konispol kufizohet me fshatin Shalësin dhe Malin e Saraqindit, nga jugu me fshatin Lopësin (fshat i Çamërisë së robëruar), nga jug-perëndimi me Sajadhën, nga jug-lindja me Kockën (fshat çam matanë kufirit), nga lindja me Vërvën e Dishatin, nga perëndimi me Shkallën e Çiflikun. Konispoli është vendbanimi më në jug të Shqipërisë, i shtrirë në një luginë me lartësi 400 metra mbi nivelin e detit, afër kufirit me Greqinë. Sajadha është rreth 10 kilometra larg. Më 2005 u hap pika kufitare e Qafë-Botës. Konispoli ka këto lagje: Aliagàtë, Bregu i Koçit, Çuçat i Sipërm, Çuçat i Poshtëm, Fundi i Dushkut, Llanxatë, Pirratë, Qesaraiz (ose Qesarajza), Shehàtë.[1]

Toponimet të qytezës Konispol:[2]

  • Ahuri i Bellos - në P. të qendrës së qytezës.
  • Ar’ e Hoxhës – kullotë, në J.
  • Ar’ e Meros - arë, në V.
  • Ara e Rrodhe - ara, në J.
  • Ara Hirokum - ara, në J.
  • Arat e Dine Beqirit - ishin ara, sot kullota, në J.
  • Arat e Madanit - ara në mal, në J.
  • Arat e Shumanjet - ara, në J.
  • Armirua/oi - mulli, në VP.
  • Azvesaréja - ara, në J.
  • Baltëz/a - vend ku dheu është i bardhë. Këtë dhe vendasit e kanë përdorur për të lyer shtëpitë në vend të gëlqeres, në J.
  • Barmihu - kodër me shesh, në P.
  • Bellojume/a – shesh, në J.
  • Bërdhënjtë - përrua.
  • Bogaz/i - fushë, në VP.
  • Bot e Kuqe - vend ku dheu është i kuq, në VL.
  • Bregu (i) Agait - faqe mali, kullotë, në JP.
  • Bregu (i) Bedulit - breg, në L.
  • Bregu i Dàules - breg në të cilin dikur ka rënë daulja në muajin e ramazanit apo për mbledhjen e popullit në kuvend, në JP.
  • Bregu (i) Kalasë - breg në të cilin dikur ka qenë një kala, në L.
  • Bregu (i) Kallmit – breg, në J.
  • Bregu (i) Kamberit - breg, në P.
  • Bregu (i) Koçit - kodër në të cilën ndodhet lagja me të njëjtën emër, në L.
  • Bregu (i) Manastirit - breg në të cilin ndodhen rrënojat e një manastiri, në J.
  • Bregu (i) Manetës - breg, në J.
  • Bregu (i) Morrit - breg në të cilin thonë se kanë qenë mburritur barinjtë, prej kësaj rrjedh ky emër, në P.
  • Bregu (i) Niso Petrës - breg, në P.
  • Bregu i Qosalekës - breg, në P.
  • Bregu i Sterrës - sterrë e lashtë, në P. Aty arkeologët kanë zbuluar banesa të lashta.
  • Bregu i Velenjet - breg në afërsi të qendrës.
  • Brezi i Gurtë – brezagur, në J.
  • Brigjez/a - kullotë kodrinore, në P.
  • Brim’ e Peponit - shpellë, në V.
  • Brimat e Zilfate - vrima, në tokë, në JL.
  • Brimat e Zhakës - sterra të thella në Manetë, në J.
  • Bùar/i - kodër që e përdonin për kullotë, në periferi të qytezës.
  • Buhar/i - kodër shkëmbore, në P.
  • Burim i Ballit - burim, në L.
  • Burim i Kumures - burim, në J.
  • Burim i Kandalit - burim, në J.
  • Burim i Manetës - burim, në J.
  • Burim i Meçanjet - burim i cili shter në verë, në J.
  • Burim i Shkallës - dy burime të cilit kanë shterur, në P.
  • Buz’ e Çaparos - buzë mali, në V.
  • Buz’ e Çarë - shpat mali, në V.
  • Buz’ e Manetës - buzë mali, në J.
  • Buz’ e Saraniqit - buzë mali, në J.
  • Buzoz/i - kodër, në L.
  • Butas/i - breg, në L.
  • Çengel/i - kullotë, në J.
  • Çuk’ e Ajtoit - kodër e lartë, në P. Aty ndodhet një gërmadhë kalaje të lashtë.
  • Çuk’ e Tuflisit - majë kodre e veshur me lisa, në V.
  • Dumazho/ua - arë, në V.
  • Dylbetë - gërmadha dylbesh në lagjen Llanxat, në L.
  • Fier/i - vend ku ka pasur fier, në P.
  • Fiku i Kallamiçit - fik i veçuar në të cilin hanin barinjtë kur ky piqte kokrrat, në P.
  • Fiqt e Lulanjet - kodër ku dikur ka pasur fiq, në P.
  • Fush’ e Manastirit - ara, në V. Dikur aty ka pasur një manastir.
  • Gorricat e Harunit - vend me gorrica, në J.
  • Grav’ e Bine - shpellë, në JP.
  • Grav’ e Birbilit - shpellë, në J.
  • Grav’ e Çaparos - shpellë, në V.
  • Grav’ e Kërshëmoit - shpellë, në V.
  • Grav’ e Kuqe - shpellë ku dheu përreth është i kuq, në VL.
  • Grav’ e Xhaferit – shpellë, në V.
  • Grav’ e Zezë - shpellë në përrua, në L.
  • Gravat e Mesogunit - shpella, në J.
  • Gravat e Qafës Badhrrit - shpellë, në V.
  • Grik’ e Karterit - grykë kodrash, në P.
  • Grop’ e Buarit - vend gropë ku ndodhen vorreza, në JP.
  • Grop’ e Burimit - burim, në J. Ujët e këtij burimi rrjedh në Kroin e Manetës.
  • Grop’ e Eminit - vend gropë i cili përdoret si kullotë, në P.
  • Grop’ e Hajsomerit - vend i shtruar (i sheshtë) ku dikur mblidheshin burrat në kuvend, në P.
  • Grop e Lofatës - vend gropë mes malesh, në V.
  • Grop’ e Meçes - qafë me disa ara të cilat punohen, në VP.
  • Gur i Dosës - shkëmb, në J.
  • Gur i Klishës – në J.
  • Gur i Konikës - shkëmb i madh në mal, në V.
  • Gur i Magjes - dy gurë të mëdhenj njëri mbi tjetrin të cilët kanë formën e magjes, në J.
  • Gur i Plakës – shkëmb, në J. Është një gur i gjatë më këmbë. majë këtij guri shikon Çamërinë e veriut. Thonë se aty një plakë doli në muajin e marsit me bagëti, dhe nga të ftohtit e madh që bëri ngriu me gjithë kope.
  • Guri Qosalekë – kodër, në J.
  • Han/i - gërmadhat e një han, në VP.
  • Hjers e Poshtëme - kullotë, në P.
  • Hjers e Sipërme - tokë djerr, në L.
  • Hund e Erës - vend në Saraqind ku del një erë e ftohtë por nga një herë edhe e ngrohtë, në V.
  • Hund e Turuliut - hundë kodrine, në J.
  • Kamarja e Dines - kamare në shkëmb, në J. Aty Dine Fejzua nga Konispoli (koha osmane), thonë se ka gjetur një poçe me flori.
  • Kandal/i - kullotë, në J.
  • Karsitë - grumbull shtëpijash, afër qendrës.
  • Këllotje Buarë - në J.
  • Këllotja e Krushmoit - kullotë, në J.
  • Këllotja Mandille - në J.
  • Këmb(a) e Fikut - këmbë mali, në J.
  • Këmb(a) e Gurit - këmbë mali, në J.
  • Këm’ e Gjatë - në J.
  • Këmb’ e Habilit - këmbë mali ku dikur ka pasë vreshta, në V.
  • Këmb’ e Lucës - këmbë mali, në JL.
  • Këmb’ e Mesit - këmbë mali, në J.
  • Këmb’ e Sharrës - këmbë mali e veshur me ullinj, në L.
  • Këmb’ e shkurtër - këmbë mali, në J.
  • Këmb’ e Shurit - këmbë mali, në JP.
  • Klisha - gërmadhë kishe.
  • Klish’ e Milesë - gërmadhë kishe, në V.
  • Klish’ e Nartës - gërmadhë e një kishe me këtë emër në mal, në J.
  • Klisha e Psallmit - gërmadhë, në P.
  • Kojdhelja e Fikut - udhë kojdhele, në J.
  • Kojdhelja e Gjatë - kojdhele, në L.
  • Kojdhelet e Manetës - rrugë e kalldrëmtë me dredha, në J.
  • Kojdhela e shkurtër – kojdhele, në J.
  • Kojdhelja e Rrokullisur - kojdhele që zbret thikë më të poshtë, në J.
  • Koqësi - arë e kullotë, në mal, në V.
  • Kroi i Agait - krua në lagjen Llanxat, në L.
  • Kroi i Buarit - krua, në JP.
  • Kroi i Çiçirakut - krua në qendër.
  • Kroi i Manetës - krua në lagjen Shehat, në J.
  • Kroi Nartës (Manetës) - në J.
  • Kroi i Sipërm - krua, në J.
  • Kroi i Shelqit - krua, në L.
  • Ksereja - shesh, kullotë, në JP.
  • Kufolloq/i - mone bagëtish, në P.
  • Kuko/ua - kullotë, në P.
  • Kull’ e Koçit - shkëmb, në P.
  • Kull’ e Takenje - kullë e fisit të Takës, në Vrinë, në VP.
  • Leko/ua - ara, në P.
  • Lera e Arave Drejta - lerë, në L.
  • Lera e Likojanit – lerë, në L.
  • Lëma e Arave Drejta - lëmë, në V.
  • Lëma e Bërdhënjës - lëm i shtruar me pllaka guri, në VP.
  • Lëm’ i Butësit - lëm me pllaka prej guri, në L.
  • Lëma e Hasanikës (Hasan Nikës) - sot arë e kullotë, në VP.
  • Lëm’ i Kamberit - lëm i gurtë, në P.
  • Lëm’ i Kostaqit - lëm me pllaka prej guri, në P.
  • Lëm’ i Kuçukanje - lëm me pllaka prej guri, ka qenë pronë e fisit Kuçuku.
  • Lëm’ e Labit - lëmë i shtruar me pllaka guri, në L.
  • Lëm’ e Malanjet - lëm i gurtë, në P.
  • Lëm’ e Qafëbadhrit - lëm i vjetër i shtruar me pllaka guri, në VL.
  • Lëm i Qafës Vogël - lëm i shtruar me pllaka guri, në VL.
  • Lëma e Qershisë - lëm i gurtë, në VL.
  • Lëm’ e Sulanjet - lëm i gurtit, në J.
  • Lëm’ e Tozos - lëm me pllaka guri, në V.
  • Lëma e Qershisë - lëm i gurtë, në J.
  • Lëm’ e Zhigoit - lëm i shtruar me pllaka guri, në V.
  • Lëma Mejdan - lëm, në J.
  • Likojani - qafë, në J.
  • Lis i Beut - lis i vjetër, në VP.
  • Lis i Nëndur - shpat mali, në J.
  • Lis i Pirros - lis i lashtë, në VP. Aty ndodhen gërmadha muresh të lashtë.
  • Lis i Tushes - lis në një kullotë, në VP.
  • Lizmë/a – kullotë, në P.
  • Lucaz/t - ara e prroje që mbajnë ujra, në L.
  • Lulebardhë/a - kullotë në afërsi të detit, në P.
  • Lulebardhë/a - fushë mes kodrash, në P.
  • Lumi (i) Bogazit - lum i vogël, në V.
  • Mali i Nartës - kodër e lartë në kufi, në J.
  • Mal i Saraqindit - breg i lartë, në VL.
  • Mali (i) Orlës - mal, në P.
  • Maliorafe - kodra që punohen, në P.
  • Mallathritë - kullota, në P.
  • Manastiri - rrënoja të një manastiri, në fushë, në V.
  • Medrese/ja - sot e kthyer në depo, në qendër.
  • Mera e Saraqindit - kullotë, në V.
  • Mera e Vélanjit - kullotë, në V.
  • Mesonjez - breg, në L.
  • Mesovuni Math - kullotë, në J.
  • Mira e Kallmit - kullotë, në L.
  • Moçali (i) Kamares - vend moçal, në P.
  • Moneja e Brigjezës - kullotë ku dikur ka qenë një mone bagëtish, në P.
  • Moneja e Gropës Buarit - kullotë, në P.
  • Moneja e Lumbardhës në Lulanj - në P.
  • Monet e Mullenjet - kullotë ku Mullenjt kanë pasur monetë e bagëtive, në P.
  • Monodhendër/a - një pemë e vetmuar, në JL.
  • Muçobaç/i - baçe, në P.
  • Mulliri (i) Agait - gërmadhë e një mulliri, në V.
  • Mulliri (i) Bogazit – gërmadhë e një mulliri, në V.
  • Nartë/a – mal, në J.
  • Orrla e Sipërme - kullotë, në P.
  • Ostrovil/i - kullotë, në J.
  • Pagane/ja - kodër, në P.
  • Pilli Cenez - pyll, në J.
  • Pilli (i) Badesë - pyll, në V.
  • Pilli (i) Badunit - vend i çpyllëzuar.
  • Pill’ e Dushit - pyll me lisa, në JL.
  • Pill’ i Likojanit - pyll, në J.
  • Pill i Nartës - pyll, në J.
  • Pill i Nëndur - pyll me shkoza e shkurre, në J.
  • Pill i Saraqindit - pyll, në V.
  • Pllaj’ e Çiçirikut - pllajë e veshur me ullinj, në afërsi të qendrës.
  • Prroj i Agait - përrua, në qendër.
  • Prroj i Boshkës - përrua, në P.
  • Prroj i Botkuqes - përrua i madh, në L.
  • Prroj i Çiçirikut - përrua në afërsi të qendrës.
  • Prroj i Derrit - përrua, në J.
  • Prroj i Djàloshit - përrua, në V.
  • Prroj i Gjatë - përrua mali i thellë, në V.
  • Prroj i Gjonit - përrua, në V.
  • Prroj i Kallogresë - përrua i cili kalon mes tregut.
  • Prroj i Korbit - përrua, në V.
  • Prroj i Lithit - përrua, në V.
  • Prroj i Makos - përrua, në L.
  • Prroj i Maligait - shpat me një greminë, në V.
  • Prroj i Manetës - përrua, në J.
  • Prroj i Mjalcës - përrua, në J.
  • Prroj i Nartës - përrua, në JP.
  • Prroj i Pirros - përrua në qendër.
  • Prroj i Qenerajzës - përrua, në JL.
  • Prroj i Sali Mangës - përrua, në V.
  • Prroj i Sherrit – përrua, në L.
  • Prroj i Toros – përrua, në J.
  • Prrojet e Asafit - përrua e ara, në L.
  • Pus i Çazes - pus i vjetër, në P.
  • Pus i Mites - pus, në P.
  • Pus i Psimenit - pus i thellë, në P.
  • Qaf’ e Botës - qafë kodrinore, në P.
  • Qaf e Bardhit - qafë kodrinore, në V.
  • Qaf e Cjepurit - qafë kodrinore në mal, në V.
  • Qaf’ e Hanit - qafë kodrinore, në VP.
  • Qiurët e Hjersës Sipërme - 5-6 qivurë të vjetër, në J.
  • Qaf’ e Likojanit - qafë kodre, në J.
  • Qaf’ e Lucës - qafë e pazarit, në J.
  • Qaf’ e Madhe - qafë kodrinore, në J.
  • Qaf’ e Pazarit – qafë bregoreje, në qendër.
  • Qaf’ e Purriut - qafë, në J.
  • Qaf’ e Qershisë - qafë, në VL.
  • Qaf’ e Stismave - qafë kodrinore ku ka pasur banesa të vjetra, në V.
  • Qaf’ e Vogël - qafë, në J.
  • Qiuri Husejn Hasanit - në Vardhar, në P.
  • Qosalekë/a (Qosja Lekë) - mone bagëtish rrëzë malit, në P. (fjala qose e shquar te çamët bën qosa dhe jo qosja, pra, gërma j nuk përdoret në emrin e shquar).
  • Rrah/u - fushë, në P.
  • Rrap i Kareçit - rrap te Varri i Kareçit, në P.
  • Rrap i Lulbardhës - kullotë ku ka qenë një rrap shekullor, në P.
  • Rrap i Pazarit - rrap shekullor, në qendër.
  • Radhoi (i) Saraqindit - brez shkëmbor, në V.
  • Rrap i Shehatit - rrap, në qendër.
  • Rrëz e Poshtëme - në P.
  • Rrëz e Sipërme - në VP.
  • Rrëz e Takanje - rrëzë mali, kullotë, në VP.
  • Sterra e Duhananjet - sterrë, në J.
  • Sterra e Goxhenjet - sterrë, në J.
  • Sterra e Milesë - sterrë e thellë që mban ujë të pijshëm, në V.
  • Sterra e Pashanjit - sterrë, në qendër.
  • Sterra e Takanjet - sterrë, pranë qendrës.
  • Sterra e Kuramanj - sterrë në afërsi të qendrës.
  • Sterraz - guvë në mal e cila mbledh ujë, në V.
  • Sheshi (i) Kallajxhiut - vend gropë, në P. Thuhet se një kallajxhi ka fshehur florinjtë në atë vend.
  • Shesh i Pèlazit - shesh në një kodrinë, në V.
  • Shëndodhër - kullotë buzë një përroi, në P.
  • Shënkollë/a - kullotë, në P.
  • Shkalla e Konispolit - shkallë shkëmbore, në VL.
  • Shkëmb/i - kodër, në P.
  • Shkëmbi i Bufit - shkëmb, në P.
  • Shkëmb i Çuçatit - shkëmb me një kullotë përreth, në J.
  • Shpella e Ajtoit – shpellë, në P. Kjo shpellë nxën rreth 200 kokë bagëti t’imta.
  • Shpella e Begdashit – shpellë, në V. ku strehoeshin pëllumba t’egër.
  • Shtrung e Lulbardhës - shtrung e vjetër, në P.
  • Topçi - kodra më e lartë, në J.
  • Tufalis/i - majë e lartë e veshur me lisa, pikë dominuese, në V.
  • Udh’ e Buarit - udhë e kalldremtë e kohës osmane, në VP.
  • Udha e Re - udhë, në VL.
  • Ujët e Burimit - burim, në P.
  • Ujët e Kamares - burime që dalin nga toka. Këta furnizojnë Konispolin me ujë të pijshëm, në P.
  • Ujët e Qelbur - kullotë, në P.
  • Ura e Gurtë - urë përroi me hark, në VP.
  • Urat e Gropës Vulës - urë e gurtë, në VP.
  • Vardhar/i - shpat mali, në VL.
  • Varr i Hysen Hasanit - varr i vjetër, në P.
  • Varroshi në Verrez - varr i vjetër, në L.
  • Vasilikua/oi - krua, në P. Këtë krua thonë se e ka ndërtuar Vasilika gruaja e dytë e Ali Pashë Tepelenës.
  • Verret e Klishës - varre të vjetra, në P.
  • Verret e Llanxatit - varre të vjetra, në V.
  • Vidhat e Bodenës - dikur në këtë vend kanë qenë vidha, sot nuk ekzistojnë, në P.
  • Vidhaz - pyll me dushk e vidha, në V.
  • Vithismat - vend buzë, poshtë saj një humnerë. Vendi është vithisur nga ujrat, në J. Ky vend gjendet përtej Përroit të Manetës.
  • Vreshtat e Gjishit - kullotë, në J.
  • Vreshtat e Aliagatit - sot kullotë, në P.
  • Vreshtat e Çuçatit - kanë qenë vreshta, sot kullotë, në P.
  • Vreshtat e Shehatit - kanë qenë vreshta, sot kullotë, në P.
  • Vrinë/a - fushë e fisit të Takanjve, në P.
  • Vurku i Agait - ara, në V.
  • Xarrë/a - kullota, në P.
  • Xuarth/i i Math - kodër, në J.
  • Xuarthi i Vogël - kodër, në J.
  • Xhamia e Aliagatit - xhami afër qendrës.
  • Xhamia e Çuçatit - xhami e lagjes Çuçat.
  • Xhamia e Llanxatit - xhami e lagjes Llanxat.
  • Xhamia e Pashanjet - në afërsi të qendrës.
  • Xhamia e Shehatit - xhami e fisit të Shehatëve.
Remove ads

Demografia

Konispoli ka 3.500 banorë (2004) dhe konispolatët flasin dialektin çam. Konispoli eshte selia e komunës Konispol dhe të fshatit Çiflik qe eshte banuar nga shqiptarë ortodokse. Nuk ka minoritet greke në këtë zonë.

Familjet në qytezën Konispol:[3]

Lagja Aliagàtë: Çokalenj, Hanianj, Màlanj, Sùlanj, Vélanj.

Lagja Bregu i Koçit: Balanenj, Arapaj, Badénj, Bejdanj, Beqanj (Poponénj, të thirrur me përbuzje), Bellénj,Bilalaj Hoxhénj,Shehanj, Sherranj, Tahirénj, Zejnaj.

Lagja Çuçatë: Bàçanj, Bejdanj, Bellanj, Çazanj, Çelipish, Dalanénj, Dinénj, Hajrullénj,Muderizènj Kaléshanj, Kuçulanj (edhe në Dhërmi-Himarë), Manénj, Mullénj, Véshanj (edhe në Gumenicë e Ramicë të Vlorës), Xhù/ja.

Lagja Llanzatë: Begénj, Hasanénj, Haxhivelenj, Karamusanj, Karéçanj, Kaveçanj, Kuramanj, Madananj, Mehmetanj, Plakanj (plaku), Sulanj, Shehanj, Taqanj.

Lagja Pirratë: Birbili, Kacanj, Ligoratë (Luaratë, të ardhur nga fshati Luarat i Margëlliçit - Çamëri), Mishanj, Muderrizanj, Nurka, Peka.

Lagja Qesarajza: Aliço, Dushi, Husi, Jahanj.

Lagja Shehatë: Alushanj, Buqanj, Korranj, Takanj, Vodenanj (Vodena).

Familje të tjera në Konispol: Gaxhéli (nga Filati), Labi, Sejkatë, Sharrenj, Zotanj, etj.

Remove ads

Ekonomia

Nje pjese e madhe e popullsise punojnë në Greqi ne sezone te ndryshme pune dhe nje pjese nga keta,jane te stacionuar te perhershem. Veç emigracionit, fale pozites gjeografike, popullsia e Konispolit merret me bujqësi, frutikulture dhe blegtori.

Kultura

Historia

Emri i vendbanimit Konispol rrjedh nga kon'c (коньць) dhe polya (поля), fjalët sllave, të cilat i referohen fundit të një fushe. Zona ishte pjesë e rajonit të lashtë të Epirit dhe ishte i banuar nga Kaonët. Në 1943, Konispoli u bë i njohur si  fushëbeteja e një konflikti të ashpër mes njësive gjermane, Çamëve nga krahina Thesprotia në Greqi e batalionit Nuri Dino dhe rezistencës komuniste shqiptare. Më 8 tetor 1943 u zhvillua një takim i grupeve të rezistencës komuniste shqiptare dhe greke. Pakicat shqiptare dhe greke ndodheshin në të dy anët e kufirit, për shkak të mosmarrëveshjeve midis lëvizjeve komuniste, ndaj ishte planifikuar një seli e veçantë për njësitë e rezistencës komuniste të minoritetit grek në Shqipëri. Në vitin 1992, u zbuluan 7 shpella në veri të qytetit që datonin nga Epoka e vonë e Paleolitit deri në Epokën e Hekurit.

Remove ads

Shih edhe

Lidhje të jashtme

Burimet

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads